Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Studioarch4
-
Faqja e Studio
-
Tipologjia
Commercial
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2023
-
Sipërfaqja
16510 m2
-
Photography
Atdhe Mulla
Përshkrimi
Sfida në projektimin e këtij kompleksi industrial qëndron në ndërthurjen e funksioneve të ndryshme si showroom, zyra dhe magazimin, duke krijuar një fasadë urbane të mirë-lidhur me kontekstin ekzistues. Projekti shtrihet përgjatë aksit të rëndësishëm rrugor, autostradës Tiranë-Durrës, dhe është hapësira e parë e kësaj natyre për investitorin.
Në koncept, volumi në tërësi përbëhet nga 4 volume si rrjedhojë e ndarjes funksionale në objektit. Showroom-i është pozicionuar në fasadën kryesore si volum më i larte dhe më transparent, ndërkohë që 4 objektet vijnë menjëherë pas tij, më të ulet dhe më opak.
Dallohen 2 trajtime në konceptimin e fasadës. Volumi në fasadën kryesore ka dimension më monumental se pjesa tjetër e objektit, si pasojë e impaktit direkt që ka nga aksi rrugor. Mbizotëron përdorimi i xhamit transparent dhe struktura elegante me elementë metalike.
Ndërkohë, në fasadat e tjera, dominojnë panelet e parapergatitura prej betoni, të fragmetuara me dritare gjatësore të cilat variojnë në gjerësi. Kombinimi i tyre është rastësor dhe ndjek vetëm një rregull, atë të vazhdimësise së ritmit të paneleve në vertikalitet.
Vendndodhja
Autostrada Tiranë - Durrës, Albania