që prej vitit 1926
Në vitin 1924 prodhuesi i çokollatës Efraim Ljung ndodhej në një udhëtim biznesi në Chicago. Pas një dite të gjatë të mbushur me takime, ai arriti në një hotel modest por të rehatshëm të qytetit të madh. I lodhur, ai u shtri në krevat, dhe pa vënë kokën në jastëk, e zuri gjumi.
Nga nata që ai kaloi aty, ai pati një ri-zgjim të botëkuptimit të gjerë të këtij biznesmeni të ri. ”Si është e mundur që një shtrat të jetë kaq i rehatshëm?”, pyeti ai veten pas një nate gjumi që kishte tejkaluar çdo eksperiencë të tijën. I shtyrë nga kurioziteti i madh dhe duke lenë menjëanë ndjenjat e fajit, Efraim nxori thikën e xhepit dhe hapi një pjesë të vogël të copës së krevatit. Ai u shtang dhe u mahnit nga ajo që pa: shtrati ishte i ndërtuar me susta elastike metali. Me kujdes, ai e qepi copën përsëri, por mori me vete atë ç’ka kishte zbuluar.
Kujtimi i një krevati elastik dhe gjumi të pakrahasueshëm nuk mund të liheshin në harresë. Me kthimin në Suedi, Efraim filloi të merrej më pak me biznesin e tij tregtar dhe më shumë me eksperimentimin e sustave metalike të formave të ndryshme. Puna e tij disa vjeçare u finalizua me krijimin e shtratit të parë DUX, shtrat ky i një teknologjie të lartë dhe me një sistem suste të veçantë që reagon ndryshe ndaj peshës dhe presionit.
Gjatë viteve ’40 dhe ’50 biznesi u zgjerua edhe në prodhimin e mobiljeve shtëpiake si divane dhe karrige moderne. Në vitet ’80 u krijua një koncept dyqanesh ekspozitore, DUXIANA, që më vonë u shndërrua në një emër të rendësishëm në industrinë e hotelerisë me të njejtin emër. Sot, DUX është i përfaqësuar në 25 shtete dhe është një simbol i veçantë i cilësisë, inovacionit dhe zejtarisë moderne në mbarë botën, pikërisht siç e kishte përfytyruar Efraim Ljung rreth 90 vite më parë.
“Krevatet tona duhet të jenë vendi më i mirë në botë për të pushuar dhe për tu ripërtërirë". Efraim Ljung
Krevati DUX, sistemi revolucionar i fjetjes, dhe një nga markat më elitare dhe luksoze në gjithë botën, gjendet tashmë edhe në Shqipëri ekskluzivisht nga DUXIANA International AB. Katër gjenerata të Familjes Suedeze Ljung kanë ndjekur vizionin e Efraim Ljung, themeluesit të kompanisë i cili në 1926 nisi misionin e veshtirë për ta kthyer shtratin DUX në vendin më të mirë për rigjenerim. 90 vjet më vonë, ky vizion është një realitet dhe tashmë mijëra përdorues, përfshi emra të njohur të kinematografisë si Robert De Niro apo Leonardo Di Caprio, politikës si familja Clinton apo Blair, muzikës si Madonna dhe Paola Abdul, të sportit si David Beckham apo Tiger Woods si dhe hotele me 7 yje si Burj Al Arab ne Dubai dhe dhjetra familje mbretërore në gjithë botën, mbeten ambasadorët më të mirë të markës.
Eksperienca e fjetjes në një shtrat DUX nuk është thjesht diçka mes gjumit ripërtëritës dhe një arritje e teknologjisë së fundit, as diçka mes eksperiencës dhe dëshirës për të provuar gjëra të reja, por janë të gjitha këto të gërshetuara së bashku dhe shumë më tepër. Pra mund të thuhet me bindje të plotë se është thjesht një mrekulli!
Nëse ju lind pyetja se çfarë ka kaq të veçantë ky shtrat, atëherë po ua rrëfejmë...
Ky shtrat nuk është i veçantë, është unik, në kuptimin e parë dhe të vërtetë të fjalës. Është e pamundur të gjesh një tjetër të ngjashëm me të, i cili nuk mban logon DUX, sepse biznesi familjar Ljung, duke dashur të stimulojë inovacionin, ka vendosur të prodhojë vetë çdo pjesë të shtratit, përfshirë sustat dhe makineritë ku ato prodhohen dhe përmirësohen vazhdimisht. Një shtrat i pamundur për t’u kopjuar, sepse është unik në çdo detaj e në çdo sustë. Një shtrat DUX ka 5,000 të tilla, të krijuara nga rreth 3 kilometra fije çeliku, pjesë ky i një formule unike që vjen nga përpunimi i gurit të veçantë i nxjerë nga malet e Garphyttan në Suedinë qëndrore. Po ashtu, edhe korniza e drunjtë bëhet me trungun e papërpunuar të pishave nordike, të cilat duke qënë se rriten në temperatura shumë të ulta, kanë një fortësi të veçantë. Gjithashtu, edhe jastëkët që e shoqërojnë, janë të mbushur me pupla natyrale dhe susta të imëta, për një gjumë të pakrahasueshëm. Gjithçka është prodhuar duke respektuar ciklet e natyrës dhe jetën e specieve të saj.
Ky shtrat mbart përralla, ndoshta prandaj gjumi në të është aq i ëmbël!
Por nëse dikush që nuk është ndarë ende nga përrallat me princesha do të mendonte kështu, dikush tjetër, pak më praktik, do të pyeste se si është ndërtuar një shtrat i tillë, për të kuptuar që çdo shtresë dhe çdo pjesë e tij është e studiuar, e provuar dhe e përmirësuar në maksimum, në funksion të mirëqenies së trupit.
Sustat që bashkëveprojnë, shpërndajnë presionin në mënyrë të barabartë duke maksimizuar rehatinë. Shtresa e tyre e sipërme merr formën e trupit, ndërsa e poshtmja siguron mbështetjen. Kështu, shpatullat dhe ijët zhyten më thellë, shtylla kurrizore qëndron në vijë të drejtë, presioni shpërndahet ne menyre te barabarte dhe gjaku qarkullon më mirë. Nje studim i Institutit Karolinska në Stokholm, Universiteti i famshëm Mjekësor që jep çmimin “Nobel” për Mjekësi dhe Fiziologji, dhe që teston dhe çertifikon shtratin DUX, ka vërtetuar që truri i personave të cilët flenë mbi Shtratin DUX, e arrin më shpejt dhe qëndron më gjatë në fazën e gjumit të thellë, faze ku ndodh çlodhja dhe ripërtëritja e vërtetë e trupit dhe trurit.
Detajet e nevojshme për mendjet racionale, vazhdojnë…
Materiali biologjik Feltpad, 100 për qind pambuk, minimizon zhurmat si dhe kombinimi i përqindjes së lateksit natyral dhe atij sintetik dhe pambukut natyral dhe poliestrës në përbërje të dyshekut, është saktësisht aq sa është vërtetuar shkencërisht, për të arritur gërshetimin optimal midis rehatisë dhe qëndrueshmërisë.
Është edhe sistemi Pascal DUX, një shtresë e sipërme sustash, që i lejon përdoruesit të përshtatin fortësinë e shtratit, sipas nevojave dhe preferencave personale, kur dhe sa herë të dëshirojnë.
Shtretërit DUX vijnë në disa përmasa, me këmbë fikse apo me rrota, me disa modele kokash krevati, madje edhe në variantin e lëvizshëm të pjesës së sipërme të shtratit, që mund të ngrihet dhe ulet, i komanduar nëpërmjet një telekomande.
Kjo mundësi për ta lënë shtratin në pozicionin më optimal për një relaks të plotë, parimi i Efraim Ljung, themeluesit të DUX, tashmë gjendet edhe në Shqipëri. E sjellë për ne nga çifti shqiptaro-amerikan Saimiri dhe Linda, të dashuruar me DUX prej vitesh tashmë, duhet thënë që me të nuk mund të vlerësosh asnjë alternativë tjetër. Pasi takuan pronarin dhe Administratorin e firmës në Nju Jork dhe vizituan fabrikat e DUX në Porto dhe Malmo, vendosën ta sjellin ekskluzivisht në Shqipëri, për ta prezantuar më pas përpara një publiku të zgjedhur në hotelin “Rogner”.
Shtrati DUX është i ekspozuar në suitat e këtij hoteli si dhe në hollin e tij nga ku mund të zhvillohen edhe takime personale me Administratorin për tu informuar më gjërë rreth produkteve Duxiana. Duke qenë se çdonjëri prej tyre është ekskluziv, shumë pjesë janë të realizuara me dorë dhe është i personalizuar, derisa një ditë të ketë një Showroom Duxiana, si në shumë vende të botës.
Një mundësi ekskluzive kjo, për t’u zgjuar çdo ditë me ndjesinë se ke rilindur dhe për t’u kthyer në shtëpi në mbrëmje me idenë se diçka e butë po të pret, që të të shpjerë sërish në një tjetër natë përrallash.