Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Pavijoni "Në shtëpinë tonë"

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Pavijoni "Në shtëpinë tonë" në Bienalen e Venecias 2021

    nga Suada Dema

     

     

    “Si do të jetojmë së bashku?” nuk duket të jetë pyetja e vetme e Bienales së Venecias 2021. Bienalja e këtij viti vjen pas një periudhe të gjatë pyetjesh, si një shenjë zgjimi, në një përpjekje për të prezantuar një reflektim mbi një dekade që përkufizoi një epokë më vete.

    Duke filluar nga pavijoni i SHBA-së në dukje i ngjashëm me thjeshtësine e dizajnit të pas-luftës, pavijoni gjerman krejtësisht dixhital deri tek sisteme ciklike të ndërtuara në hapësira të brendshme në pavijonin danez, apo aroma bimësh të zhdukura të rikrijuara në laborator, bienalja krijon një përvojë përfshirëse për të gjtha shqisat, një përvojë që ndoshta nuk mund të perceptohet dhe analizohet plotësisht në pak ditë. Këtë vit më dukshëm se çdo herë tjetër, ekspozita fokusohet tek një marrëdhënie varësie universale, mes njerëzve dhe natyrës, mes njerëzve dhe qytetit por mbi të gjitha mes njëri-tjetrit.

    Pavijoni gjerman

    Pavijoni gjerman

     

    Pavijoni amerikan

    Pavijoni amerikan

    Një ndër përgjigjet më të drejtpërdrejta për temën e këtij viti është padyshim pavijoni shqiptar “Në shtëpinë tonë” duke risjellë idenë aq familjare të “dhomës së pritjes” në përpjekje për të theksuar atë që deri para pak kohësh ishte “default” në jetën tonë, pritja e vizitorëve apo kafja e mëngjesit me fqinjët. Në një kontekst kur sa më shumë po zgjerohen qendrat urbane aq më shumë po rritet ndjenja e të qenit i huaj, pavijoni shqiptar vjen me një dokumentim të një serie eksperiencash të ndara mes fqinjësh kryesisht në Shqipërinë e viteve 90, duke sfiduar konceptin modern të privatësisë dhe marrëdhënies me komunitetin me të cilin ndajmë të njëjtën hapësirë. Sekuenca nga filma shqiptarë dhe histori të përjetuara fëmijrie prezantojnë një nostalgji kolektive për një të kaluar kur çdo kujtim mund të jetë i përbashkët dhe çdo gjë mund të jetë “e jona”.

    Projekti është një sugjerim për të kapërcyer barrierat, ndoshta për të zbuluar që në fund të fundit nuk jemi dhe aq të huaj. Tema e bienales vjen ironikisht në një moment kur këto kufinj po rigjykohen duke ndryshuar rrënjësisht ndërveprimin me të tjeret në një shkallë më të gjerë se shtëpia, lagjja apo qyteti. Pavijoni shqiptar është vetëm një pjesë e një serie këndvështrimesh dhe një reflektim mbi sa nevojë kemi për njëri-tjetrin, dhe se si mund të përballojmë sfida të mëdha të urbanizimit së bashku.

     

    Pavijoni shqiptar Pavijoni shqiptar

    Pavijoni shqiptar

     

    “Ua bëjmë arkitektëve këto pyetje sepse nuk jemi të kënaqur me përgjigjet në politikë ” shprehet kuratori Hashim Sarkis. Duke gjykuar nga ndodhitë e vitit të kaluar dhe vështirësitë që kaloi jo vetëm fusha e arkitekturës dhe artit, bienalja ka dhe një tjetër shtresë kuptimi, duke i sjellë më të prekshme problematikat mjedisore dhe sociale të cilat bëhen çdo ditë e më e pashmagshme t'i shohësh.

     

    Bienalja këtë vit më shumë se sa një tërësi e pjesëve të saj, përcjell një mesazh në vetvete rikonsideron gjithçka pas një periudhe pezull, tregon një histori, të ngjashme me një përshkrim surrealist të Italo Kalvinos, ku qytetet përbëhen nga dëshira, ëndrra dhe frikëra dhe ku banorët e një qyteti duhet të vazhdojnë të jetojnë të vetëdijshëm që qyteti i tyre ekziston “në një fije peri”.

     

    Pavilioni "Në shtëpinë tonë"

    Pavijoni shqiptar

     

     

     

     

     

     

    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link