Bashkëpunimi me profesionistët është një nga elementët kryesorë të suksesit prandaj së bashku me Alumil Albania, si një nga emrat më të mëdhenj dhe më të besuar në prodhimin e sistemeve alumin, i dedikuam të enjten e kaluar një mbrëmje arkitektëve!
Qëllimi për tu njohur me profesionistët dhe për të diskutuar në mënyrë miqësore sfidat, arritjet dhe projektet nën një atmosferë ndryshe, shkëputur nga tensioni i punës së përdishtme, na mblodhi në ambjentet e TëDuKtu me rreth 120 arkitektë nga studio të ndryshme projektimi.
Një moment i veçantë i këtij eventi ishte prezantimi nga Z. George Batsakis, Menaxheri i Përgjithshëm i Alumil Albania, i cili prezantoi para pjesemarresve vizionin dhe strategjinë e kompanisë për të ofruar produkte dhe materiale të cilësisë së lartë si dhe teknologjinë e fundit për të siguruar një performancë të shkëlqyer dhe qëndrueshmëri në projektet e realizuara, gjithmonë duke qenë të ndjeshëm ndaj qëndrueshmërisë.
Arkitektët do të njihen nga afër me teknologjitë dhe menaxhimin efikas me të cilat Alumil operon, duke mos bërë asnjeherë kompromis me cilësinë.
Një mbrëmje e këndshme për të kremtuar cilësinë në projektim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, sepse Alumil Albania ndërton përsosmërinë, duke bashkëpunuar ngushtë me arkitektët dhe duke i mbështetur në realizimin e vizionit të tyre.
Mbrëmje që nxisin bashkëpunime, frymëzojnë dhe ndërtojnë komunitetin e profesionisteve për të ngritur cilësisht nivelin e projektimit, për ambjente gjithmonë e më të bukura dhe komforte për të jetuar!
Faleminderit Alumil Albania që mundësove këtë mbrëmje dhe faleminderit të gjithe arkitektëve që ju bashkuat atkivitetit!
Urojmë të organizojmë të tjera në vazhdim!
As we reflect on this memorable gathering, we are filled with a sense of inspiration and appreciation. Evenings like these, which promote cooperation and inspire the architectural community, play a pivotal role in raising the bar of design excellence. Together, we strive to create more beautiful and comfortable environments for people to live and thrive in.