Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Një mbrëmje arkitektësh me Alumil Albania

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Një mbrëmje arkitektësh me Alumil Albania.

    Alumil-mbremje-me-arkitekte-pikark-01 1

     

    Bashkëpunimi me profesionistët është një nga elementët kryesorë të suksesit prandaj së bashku me Alumil Albania, si një nga emrat më të mëdhenj dhe më të besuar në prodhimin e sistemeve alumin, i dedikuam të enjten e kaluar një mbrëmje arkitektëve!

     

    Alumil-mbremje-me-arkitekte-pikark-02

     

    Qëllimi për tu njohur me profesionistët dhe për të diskutuar në mënyrë miqësore sfidat, arritjet dhe projektet nën një atmosferë ndryshe, shkëputur nga tensioni i punës së përdishtme, na mblodhi në ambjentet e TëDuKtu me rreth 120 arkitektë nga studio të ndryshme projektimi.

     

    Alumil-mbremje-me-arkitekte-pikark-

     

    Një moment i veçantë i këtij eventi ishte prezantimi nga Z. George Batsakis, Menaxheri i Përgjithshëm i Alumil Albania, i cili prezantoi  para pjesemarresve vizionin dhe strategjinë e kompanisë për të ofruar produkte dhe materiale të cilësisë së lartë si dhe teknologjinë e fundit për të siguruar një performancë të shkëlqyer dhe qëndrueshmëri në projektet e realizuara, gjithmonë duke qenë të ndjeshëm ndaj qëndrueshmërisë.

     

    Alumil-mbremje-me-arkitekte-pikark

     

    Alumil Albania, është gjithmonë ndër aktorët kryesore të ndërtimit cilësor në vendin tonë, e cila përpos teknologjisë që sjell me produktet e saj, siguron që arkitektët të njihen sa me mirë me produktet e reja dhe teknologjinë inovatore që munëson krijimin e tyre. Pēr këtë arsye, gjatë mbrëmjes, u hodh një shorte për profesionistët prezente për të qenë pjesë e udhëtimit profesional të radhës që Alumil Albania organizon për arkitektët në zyrat qwndrore në Selanik të Greqisë.

     

    Alumil-mbremje-me-arkitekte-pikark

    Arkitektët do të njihen nga afër me teknologjitë dhe menaxhimin efikas me të cilat Alumil operon, duke mos bërë asnjeherë kompromis me cilësinë.

    Një mbrëmje e këndshme për të kremtuar cilësinë në projektim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, sepse Alumil Albania ndërton përsosmërinë, duke bashkëpunuar ngushtë me arkitektët dhe duke i mbështetur në realizimin e vizionit të tyre.

     

    Mbrëmje që nxisin bashkëpunime, frymëzojnë dhe ndërtojnë komunitetin e profesionisteve për të ngritur cilësisht nivelin e projektimit, për ambjente gjithmonë e më të bukura dhe komforte për të jetuar!

    Faleminderit Alumil Albania që mundësove këtë mbrëmje dhe faleminderit të gjithe arkitektëve që ju bashkuat atkivitetit!

    Urojmë të organizojmë të tjera në vazhdim!

     

    Alumil-mbremje-me-arkitekte-pikark

     

    As we reflect on this memorable gathering, we are filled with a sense of inspiration and appreciation. Evenings like these, which promote cooperation and inspire the architectural community, play a pivotal role in raising the bar of design excellence. Together, we strive to create more beautiful and comfortable environments for people to live and thrive in.

    We eagerly look forward to organizing more of such events in the future, as we believe in the power of collaboration to drive progress and create lasting impact
    Të fundit

    SEA apartments

    • Apartament

    Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

    Iaarchitects
    • Projekt vile

    Mapei

    Maden Group
    • Projekt interieri
    • +1
    Të rejat

    Nga BAU 2025 në Tiranë: AluKönigStahl sjell trendet e fundit të ndërtimit në Shqipëri

    01/05/2025

    5 VITE NË SHQIPËRI – BRANDI SMEG FESTON NË MËNYRËN MË IKONIKE!

    06/10/2024

    Top 8 instalacionet nga Java Dizajnit 2024

    23/04/2024
    Punësim

    ALN- Arkitekt

    • Full time

    Re/Lab - Arkitekt

    • Full time

    MVM Architecture - arkitekt me eksperiencë

      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link