1954 Nga makineritë e ndërtimit tek frigoriferët
Për Hans Liebherr, shtysa pas fushave të reja të biznesit rridhte nga kontaktet personale. Nga menaxheri i degës së bankës së tij lokale, biznesmeni mëson për një fabrikë frigoriferike që ishte në shitje.
Duke ekzaminuar produktin dhe shifrat e shitjeve ne treg, Liebherr njeh potencialin e madh të pajisjeve. Në këtë kohë, vetëm një në çdo dhjetë familje në Gjermani ka një frigorifer – dhe me rritjen e ekonomisë, kërkesa është në rritje. Hans Liebherr vendos të mos e blejë kompaninë, por në vend të kësaj ndërton objektet e tij të prodhimit në Ochsenhausen në Gjermaninë Jugore. Në vitin 1954, aty ndërtohet frigoriferi i parë dhe prodhimi serik fillon vetëm një vit më vonë.
Gama e makinerive të ndërtimit është zgjeruar në vitin 1956 për të përfshirë makinat për prodhimin dhe transportin e betonit.