UDV Architects, Alexarredo dhe Smeg Albania punuan së bashku për të realizuar një kuzhinë bashkëkohore ku kryefjala është Linea. Koleksioni "Linea" nga Smeg manifeston elementin e parë të dizajnit - ‘vijën’. E thjeshtë, e ekuilibruar dhe minimale, Linea është në çdo shtëpi në kuzhinat më moderne.
Linja "Linea" përbëhet nga një numër produktesh të zhvilluara nga studioja e brendshme e dizajnit të SMEG. Me produkte dalluese që përfshijnë trendet moderne të dizajnit, estetika e Lineas karakterizohet nga linja simetrike, të lehta dhe në harmoni me njëra-tjetrën.
Furrat, pianurat dhe aspiratorët janë të gjitha jashtëzakonisht ergonomike dhe të dizajnuara për të maksimizuar hapësirën në dispozicion, ku çdo kombinim do të rezultojë në një kuzhinë të vërtetë me stil.
Elementët kryesorë dallues janë dorezat, çelësat transparentë të kontrollit dhe përdorimi i jashtëzakonshëm i xhamit. Këto të fundit, kur kombinohen me çelik inox, bëjnë një interpretim mahnitës të tendencave të fundit në dizajn.
Performanca e lartë dhe teknologjia më e mirë e pajisjeve nuk duhet të harrohen. Përmendim këtu furrën elektrike me kapacitet maksimal dhe pianurën me performancë të lartë.
Çdo gamë estetike e Smeg nxjerr më të mirën e saj kur kombinohet me pajisjet e vogla shtëpiake. Pajisjet e vogla ikonike Smeg përfshijnë tostier, cajnik, mikser, përzierës, makinë kafeje, shtrydhëse frutash. Për këtë kuzhinë, UVD Architects kanë zgjedhur makinën e kafesë në ngjyrë të kuqe dhe tostierën të veshur me flamurin anglez. Mos ngurroni të zgjidhni të preferuarën tuaj.
Fotografia nga Leonit Ibrahimi