Valerio Olgiati lindi në 18 Korrik të vitit 1958, në Chur. Ai është një arkitekt ndërkombetar, djale i arkitektit zvicerian Rudolf Olgiati.
Valerio Olgiati studioi arkitekturë deri në vitin 1986 në ETH Zyrih. Duke jetuar dhe punuar së pari në Zyrih dhe më vonë në Los Angeles për disa vjet me Frank Escher, në 1996 ai hapi studion e tij projektuese me bazë në Zyrih dhe në 2008 në Flims. Si profesor i jashtëm ai dha mësim në ETH Zürich, në "Architectural Association School of Architecture" London dhe në "Cornell University" New York. Që nga viti 2002 ai është një profesor i rregullt në "Accademia di architettura Mendrisio" në Universitetin Zvicerian-Italian. Nga vjeshta e vitit 2009 ai mban postin e Kenzo Tange në Universitetin e Harvardit, Cambridge, Shtetet e Bashkuara.
Valerio Olgiati fotografuar nga Michael Olsson
Vendodhja: Muharraq-Bahrain
Viti i projektimit: 2019
Arkitekti Valerio Olgiati projektoi Muzeun e Pearling për Autoritetin Bahrain të Kulturës dhe Antikiteteve për të shërbyer si një hyrje në ''Rrugën e Pearling"- një shteg që lidh vendet historike të Bahreinit. E vendosur në sfondin e qytetit Muharraq, ndërtesa krijon një prani ikonike përmes përdorimit të një çatie të madhe që ka hapje gjeometrike për qarkullimin e erës e cila mbështetet nga një mori kolonash të gjitha të bëra prej betoni.
Vendodhja: Miami, USA
Viti i projektimit: 2018
Kjo strukturë dykatëshe nga arkitekti Olgiati është krijuar për tu ofruar klientëve të dyqanit një përvojë bashkëkohore përmes përdorimit të mermerit me ngjyrë pastel për të gjitha hapësirat e brendshme.
Vendodhja: Scharans, Switzerland
Viti i projektimit: 2007
Struktura e Atelier Bardill siguron një kontrast të mrekullueshëm në sfondin e thjeshtë të një fshati tradicional zviceran përmes pamjes së tij gjeometrike me ngjyrë ndryshku. Këta mure gjeometrike me figura lulesh të vendosura mbi objekt, fshehin një oborr me një hapësirë pune minimaliste brenda tij.
Vendodhja: Zug, Switzerland
Viti i projektimit: 2007
Ndërtesa e banimit e arkitekt Olgiati në Zug, Zvicër është projektuar të dallohet vizualisht nga rrethina e saj për shkak të ngjyrës së saj të kuqërremtë dhe fasadës me hapje eliptike. Kjo fasadë e spikatur, ndërsa shërben si një tipar tërheqës gjithashtu ndan ndërtesën e apartamenteve vizualisht dhe fizikisht nga ndërtesat e kundërta.
Vendodhja: Flims, Switzerland
Viti i projektimit: 1999
Fillimisht një shtëpi në fermë, kjo ndërtesë e ka marrë emrin nga fasada e verdhë që vishej. Ndërsa e rimodelonte, Olgiati hoqi shumë nga strukturat e saj të brendshme, mbushi dritare të panevojshme dhe zëvendësoi çatinë origjinale me një çati të re me pllaka guri. Ky model i ri i cili ka fituar disa çmime tani shërben si një hapësirë ekspozite, muze dhe vend konferencash për arkitekturën dhe artet alpine dhe ndërkombëtare.
Referencat:
https://en.wikipedia.org/wiki/Valerio_Olgiati
http://www.olgiati.net/
https://www.re-thinkingthefuture.com/design-studio-portfolios/a3603-valerio-olgiati-12-iconic-projects/