Unë jam Erida Shehu, krijuesja e faqes Dreamland.al. Fillimisht unë jam diplomuar për "Inxhinieri Elektronike" e më pas kam bërë një kurs dizajni 1 vjeçar për të cilin kam 7 vite eksperiencë. Kam punuar si "Jewelry Designer", "Graphic Designer", dhe 'Retoucher". Pas lindjes së djalit tim vendosa të shkëputem nga puna ime e përditshme, dhe në këtë kohë lindi nevoja e madhe për ta vënë në punë të gjithë kreativitetin tim. Gjithmonë kam qenë e pasionuar pas Handmade Crafting dhe herë pas here kam eksperimentuar me materiale të ndryshme, me letrën, me drurin, me argjilën, e më pas me betonin duke përdorur fillimisht lodrat e Jonit (djalit) për t'i dhënë forma të ndryshme.
Duke bërë kërkime të ndryshme për një kohë të gjatë në lidhje me materialin e përdorur, eksperimentimin e tij, dhe më pas përmirësimin e produktit, mora vendimin për ta ekspozuar si produkt, duke krijuar ide mbi kompozimin dhe përdorimin tij, në mënyrë që të mbërrijë dhe t'i ofrohet sa më shumë njerëzve të cilët janë të interesuar për të. Jam akoma në hapat e para të këtij rrugëtimi, eksperimentoj vazhdimisht me materialin, ngjyrat, format dhe njëkohësisht duke u informuar mbi interiorin dhe dizajnin.
Dreamland lindi nga një dëshirë e madhe për të krijuar e dizenjuar. Në këtë mënyrë shpreh të gjithë emocionet dhe entuziazmin që më shoqëron pas çdo krijimi. Ndaj dhe këto copëza unike mbajnë me vete emocione ëndërrash.
Influencat janë të shumta. Nga dizenjues të ndryshëm, artistë, krijuesë të ndryshëm gjithashtu. Grumbulloj sa më shumë ide dhe informacion dhe më pas i përshtas me mënyrën time të të krijuarit.
Përgjithësisht fokusi është aty, objekte zbukurimi por që përdorimin e kanë të gjerë. Gama e produkteve shtohet për ditë e më shumë, pasi më pëlqen të eksperimentoj me format të cilat i gjej ngado. Momentalisht mbizotërojnë mbajtëset të cilat janë të formave dhe madhësive të ndryshme, por nuk mungojnë vazot e luleve apo mbajtëset e qirinjve, mbajtëset e bizhuterive, qirinj të krijuar pjesërisht me bazë betoni, etj.
Po realizoj produkte sipas kërkesave. Paraprakisht grumbulloj materiale dhe forma ti cilat ua tregoj klientëve dhe me pas bashkarisht përzgjedhim edhe ngjyrat. Punoj me madhësi të ndryshme formash të cilat i gjej të gatshme ose i krijoj edhe vetë.
Pas një sërë eksperimentesh me materiale të ndryshme, si letra , druri, argjila… dhe duke pretenduar në krijimin e një objekti sa më jetëgjatë dhe të fortë nisa të eksperimentoj me betonin. Pas një kohe më shumë se 1 vjeçare testimi me materialin e betonit, nisa krijimin e produkteve që ofroj sot.
Faleminderit! Nuk ndjek ndonjë teknike të veçantë. Pasi realizoj përzierjen e materialeve për te mbërritur produktin e duhur, punoj me kombinimet e ngjyrave dhe përhapjen e materialit në format përkatëse. Rezultati shumicën e kohës është surprizë. Pasi ngjyrat lidhen me njëra tjetrën në mënyrë të rastësishme. Kjo më pëlqen më shumë tek betoni.
Produktet janë shumë jetëgjatë, mjafton ti mirëmbajmë dhe të shmangim godijet e forta, që mund të shkaktojnë plasaritje ose thyerje. Materiali është rezistent ndaj temperaturës dhe lagështirës, kështu objektet mund të përdoren lehtësisht në ambjentet e jashtme dhe te brendëshme.
Dreamland momentalisht mund ta gjeni vetëm online, nëpërmjet instagramit @dreamland.al. Planet për të realizuar një platforme të kompletuar online janë të shumta. Shpresoj ti realizoj sa më shpejt.