Identifikohu ose Regjistrohu
3
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    GROW: NJË HOMAZH I BUKURISË SË AGRIKULTURËS NGA DAAN ROOSEGAARDE

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    GROW, vepra e fundit e artit nga Daan Roosegaarde është një homazh për bukurinë e agrikulturës. Në premierën e filmit botëror, GROW shfaqet si një peizazh i ndritshëm me valë drite të kuqe dhe blu mbi një fushë të madhe. GROW është frymëzuar nga "receta shkencore të dritës" të cilat përmirësojnë rritjen dhe qëndrueshmërinë e bimëve.

    Shumicën e kohës vështirë se vërejmë zona të mëdha toke të cilat na ushqejnë - fjalë për fjalë. GROW nënvizon rëndësinë e inovacionit në sistemin e bujqësisë: Si mund të ndihmojë projekti me dritë të përparuar që bimët të rriten më të qëndrueshme? Si mund ta bëjmë fermerin hero?

    Studio Roosegaarde Grow

    GROW konsiston në një dizajn të bazuar në një recetë drite, e cila shkëlqen vertikalisht nëpër 20,000m2 tokë bujqësore të mbjellur me presh. Një vepër arti e cila përjetohet sikur po ecën midis “dritave që vallëzojnë” në të gjithë fushën e madhe bujqësore. Drita është poetike dhe e frymëzuar nga teknologjitë e shkencës së dritës fotobiologjike të cilat kanë treguar se receta të caktuara të dritës blu, të kuqe dhe ultravjollcë mund të nxisin rritjen e bimëve dhe të zvogëlojnë përdorimin e pesticideve deri në 50%.

    Filmi GROW tregon zhvillimin e këtij peizazhi ndriçues dhe sesi bukuria e dritës mund të ndihmojë bimët. Ky projekt është gjithashtu një thirrje për ndriçim gjatë këtyre kohërave të errëta. GROW, jo vetëm që mund të jetë i mirë për natyrën, por gjithashtu përcjell dritë shpresëdhënëse tek njerëzit. Ai i jep një kuptim të ri fjalës ‘agro-kulturë’ duke riformuluar peizazhin si një vepër arti kulturore të gjallë.

    Studio Roosegaarde Grow

    Daan Roosegaarde thotë se "GROW është peizazhi i ëndrrave që tregon bukurinë e dritës dhe qëndrueshmërinë. Jo si utopi por si protopi, duke u përmirësuar hap pas hapi."

    Source: studioroosegaarde.net

    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link