Një përshkrim nga studioja çeke Atelier-R mbi rikonstruksionin e Kalasë Helfštýn të realizuar në vitin 2020.
Trashëgimia kulturore. E vendosur lart mbi luginën e Portës Moravian, Kalaja Helfštýn është kompleksi i dytë më i madh në Republikën Çeke menjëherë pas Kalasë së Pragës. Helfštýn u ndërtua në shekullin e 14-të. Në vitin 2014, rrënojat e pallatit të Rilindjes u desh të mbyllen për shkak të rreziqeve të mëdha të sigurisë si rënia e muraturave dhe degradimi i tyre.
Kërkesa kryesore e pronarit të kalasë; Rajoni Olomouc, konstatonte në rinovimin e pallatit së bashku me ndërtimin e një kulmi të ri. Instituti i Trashëgimisë Kombëtare këmbënguli në ruajtjen e ndërtesës e cila ishte në gjendje të shkatërruar, ndërsa çatia lejohej vetëm pjesërisht dhe mund të shkonte aq lart sa niveli i mureve anësorë.
Planifikimi i projektit ishte mjaft unik. Modeli 3D i bazuar në mijëra fotografi nga një dron i lejoi studios ATELIER-R të hartonte të gjitha llojet e modifikimeve të muraturës dhe suvasë.
Koncept i ri. Ne (atelier-r) aspironim të shkonim përtej detyrës teknike të rindërtimit. Ne u përpoqëm të integronim ndërtesën historike me arkitekturën bashkëkohore që do të përqendrohej si në aspektin funksional, ashtu edhe në atë estetik.
Në mënyrë që të përfshinim vizitorët në zhvillimin historik të pallatit origjinal të rilindjes, ne krijuam shtigje të reja në boshllëqet ekzistuese në rrënoja, duke lidhur katin përdhes me nivelet më të larta të pallatit tashmë të arritshme. Elementët bashkëkohorë të sapo shtuar janë mjaft të njohur në ndërtimin historik. Ne punuam me tre materiale themelore, një për secilin nivel të ndërtesës. Mbulesa është bërë prej xhami në trarë çeliku, shkallët dhe urat e këmbësorëve janë bërë prej korteni dhe shtigjet e katit përdhes janë bërë prej betoni të lëmuar.
Çatia prej xhami. Kulmet e sheshta prej xhami janë futur midis mureve të rrënojave. Pamja e gjerë drejt qiellit të hapur ishte frymëzimi kryesor gjatë zgjedhjes së materialit për çatinë. Përdorimi i xhamit siguron kushte të përsosura të dritës në brendësi të pallatit. Zgjodhëm të punojmë me xhamin e përzier me rërë për disa arsye. Është i lehtë për t’u mirëmbajtur dhe drita e shpërndarë njëtrajtësisht zbukuron ekspozitat brenda pallatit. Çatia e kishës përbënte përjashtim. Mbulesa e pastër prej xhami simbolizon fjalë për fjalë parajsën.
Ne vendosëm çati vetëm në pesë dhomat e zgjedhura. Urat e kortenit shërbejnë si çati për kafazin e shkallëve. Disa nga hapësirat i lamë me qëllim të zbuluara në mënyrë që të rrisim gjallërinë e rrënojave mbresëlënëse dhe të inkurajojmë vizitorët të shikojnë lart në qiell.
Urat prej Korteni. Ajo që dikur ishte një çati tani është bërë rruga e re e itenerarit turistik në objekt. Duke qenë kaq afër detajeve të ndërtimit të pallatit origjinal dhe aq lartë sa niveli i mureve, kjo lejon që publiku të admirojë domethënien historike të panoramës dhe pamjeve të dukshme të rajonit përreth.
Ishte e rëndësishme të zgjidhnim një material që do të ishte i përjetshëm. Korteni është një aliazh i veçantë hekuri që pëson korrozion, maturohet dhe përputhet me strukturën e mureve të vjetra historike. Për më tepër, Kalaja Helfštýn është e njohur për traditën e saj të zejtarisë, prandaj kishte kuptim të përsosur për të zgjedhur kortenin për të punuar.
Shtigjet e betonit. Në katin e parë, ne hartuam një rrjet me zona marshuese dhe trotuare të bëra nga pllaka precize të betonit të derdhur në zona individuale. Betoni i derdhur paraprakisht përcaktohet nga profilet e çelikut korten me rigorozitet të drejtë që krijojnë një distancë nga muret e pabarabarta dhe të çrregullta. Zona midis këtyre profileve precize dhe mureve të parregullta është shtruar me zhavorr cili nxjerr në pah si dhe lidh parregullsinë e murit rrethues me fasadën ballore të drejtë.
E kaluara dhe e tashmja. Koncepti ynë bazohet në respektin ndaj ndërtesës historike dhe ndjek një përpjekje të madhe për të ruajtur karakterin autentik të kalasë. Pallati fitoi një itinerar tërheqës që i lejon vizitorët të mësojnë rreth historisë së ndërtesës dhe të shijojnë pamjet piktoreske nga urat e këmbësorëve në nivelet e sipërme të kalasë që dikur ishte një çati. Arkitektura bashkëkohore nuk konkurron me ndërtesën historike, përkundrazi krijon një njësi kohezive në të cilën të gjithë elementët, të vjetër dhe të ri shkojnë krah për krah.
Source: atelier-r.cz; archdaily.com
Photography: BoysPlayNice