Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich :Takim me të Ardhmen

    Event i mundësuar nga Smart Home Albania

    Dita e hënë rezervoi  një takim për të mos humbur me të apasionuarit e arkitekturës; një takim me të ardhmen; të ardhmen e arkitekturës, të mënyrës se si ne krijojmë, dhe të profesionit në tërësi. 


    Arkitekti ndërkombëtar,  Matthias Hollwich, bashkëthemelues i platformës Architizer.com dhe i studios HWKN Architecture me seli në New York dhe përfaqësi në Mynih, Miami, Berlin, Riyadh, dhe Londër, vlerësuar si një nga 10 studiot e arkitekturës më inovative në botë, ndau me publikun shqiptar një qasje krejtësisht të re mbi dimensionet e procesit krijues me integrimin e  inteligjencës artificiale në cdo hap të procesit krijues në arkitekturës.

    Hollwich prezantoi mënyrën sesi AI mund të shërbejë si partner krijues dhe katalizator i inovacionit në arkitekturë, përmes dy eventeve ; një ligjërim me studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT, dhe një prezantim dhe diskutim profesional në COD – Qendra për Hapje dhe Dialog.


    Në prezantimin e tij, ai theksoi se inteligjenca artificiale nuk është një zëvendësim i arkitektit, por një mjet që e çliron mendimin krijues nga rutina, duke i dhënë profesionit mundësinë të përqendrohet te kreativiteti, strategjia dhe ndikimi social.

    Përmes metodologjisë së tij, ekipi i HWKN përdor  tashmë prej 3 vitesh AI në të gjithë hapat e procesit krijues; për të analizuar thellësisht kërkesat e një projekti, për të gjeneruar qindra ide konceptuale dhe për të bashkëshkruar zgjidhjet përfundimtare në komunikim të ngushtë me klientin.Ky është një kapërcim revolucionar në procesin e konceptimit, ku mjetet digjitale fuqizojnë mendimin kritik, në vend që ta zëvendësojnë atë.


    Në panelin e diskutimit që pasoi ligjërimin, me pjesëmarrjen e Matthias Hollwich, Dr. Ani Panariti Tola, Prof. Assoc. Skënder Luarasi dhe Arkitekt Olsi Efthimi, u zhvillua një debat mbi mënyrën sesi kjo teknologji po ndryshon procesin e projektimit, rolin e arkitektit dhe marrëdhënien mes krijuesit dhe kontekstit si dhe rreziqet e sfidat që sjell.
    Diskutimi vuri në dukje se ndërsa AI hap horizonte të pafundme për krijim, dizajn dhe brandim, ajo gjithashtu kërkon një mendim kritik të forcuar dhe një ndërgjegjësim etik të profesionit.

    Matthias Hollwich ka filluar tashmë prej tre vitesh zbatimin praktik të kësaj metodologjie në projekte reale në tregje të ndryshme në mbarë globin.
    Aktualisht, në Sharjah  të Emirateve të Bashkuara Arabe ka nisur ndërtimi i Distric 11 ,kompleksi i parë arkitektonik të projektuar  me ndihmën e inteligjencës artificiale, një shembull konkret i mënyrës se si bashkëpunimi mes njeriut dhe teknologjisë po transformon procesin e ndërtimit dhe dizajnit në shkallë globale.


    Në këtë epokë të re, Arkitektura po zgjerohet në produkte, eksperienca dhe ekosisteme të plota që shkojnë përtej ndërtesës.
    Arkitekti i së ardhmes do të mund të krijojë me një shpejtësi të jashtëzakonshme, të mendojë në shumë dimensione dhe të përdorë inteligjencën artificiale si bashkëpunëtor në procesin e ideimit, analizës dhe komunikimit.


    Siç u shpreh Hollwich:
    “Ne nuk e kontrollojmë të ardhmen – ne mundet ta ndërtojmë atë.”

     Ky event shënoi një moment kthese për komunitetin e arkitektëve në Shqipëri, duke hapur një diskutim të domosdoshëm mbi mënyrën sesi teknologjia po riformëson kreativitetin dhe profesionin.

    Organizuar nga PIK ARK, me mbështetjen e Smart Home Albania, në bashkëpunim me EVEREST SHPK, dhe partnerëve: Center for Openness and Dialogue (COD) dhe Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, UPT.


    Të fundit

    Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

    XPLAN STUDIO
    • Arkitekturë publike

    Sunny Hill Apartment

    Studio27
    • Projekt interieri

    Ioanian Coast Minimal Villa

    andoni studio
    • Projekt vile
    • +2
    Të rejat

    Lartëso Vizionin Tënd të Projektimit: 5 Arsye Pse të Zgjedhësh Art House Academy për vizualizime profesionale

    15/11/2025

    Arkitektura dhe AI me Matthias Hollwich : Takim me të Ardhmen

    12/11/2025

    5 arsye pse të bëhesh i “zgjuar” me SMART HOME ALBANIA

    08/11/2025
    Punësim

    Senior Architects

    • +355698040360
    • Full time

    Arkonik - ARKITEKT/E

    • Full time

    Castellino home- Arkitekt/e

    • +355693850769
    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link