Dea ka një eksperiencë rreth 10 vjet në fushën e arkitekturës sidomos në ndërlidhjen mes arkitekturës informative e teknologjisë dhe pjesmarrëse në projekte kuratoriale ndërkombëtare e vendore. Ka mbaruar studimet pranë Universitetit Polis në Tiranë. Prej 2014 është e angazhuar si asistente lektore në Universitetin Polis dhe lektore në Universitetin Politeknik të Tiranës, dhe vitet e fundit si lektore me kohë të plotë tek departamenti i arkitekures së Peizazhit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Po ashtu është në proces doktorature mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Teknik të Vjenës. Dea është bashkëthemeluese e Apparat Studio.
Nuk di ta specifikoj saktë por mënyra, përditshmëria dhe vibrimi urban i qytetit të Prishtinës. E rritur mes arkitekturës moderniste dhe brutaliste në nënvetdije ka ndikuar dhe ngjallë kuriozitetin tim, që unë të zbuloj më shumë mbi arkitekturën. Po ashtu dhe ndikimi shumë i madh i artit e pikturës dhe teknologjisë nga prindërit e familja.
Projekti më sfidues ka qenë puna dhe përfshirja në ekipin përfaqësues të Pavilionit në Biennalen e Venecias në 2018, kuruar nga Eliza Hoxha, ku unë kam qenë si asistente kuratore. Presioni, dashuria, narrativa, pasioni e menaxhimi janë elemente shumë sfiduese e kontradiktore që duheshin bashkuar me durim e qetësi që të realizohet një punë me aq përgjegjësi siç është pavilioni i përfaqësimit të një shteti sidomos si Kosova.
Arkitekturën nuk e shoh si diçka statike ose definitive por si një gjë shumë fluide, vibrante dhe eklektike. Prandaj nuk di ndoshta t'ju them që cili është projekti që më përfaqëson më së miri duke qenë që nga ‘small scale’ deri në ‘big scale’ kemi përqasje shumë tipike në varësi të situatës e momentit që mund të jetë projekti.
Vazhdo përpara and investo në zhvillim personal autodidakt, puno, lexo, jepi frymë e dashuri gjërave dhe qëndro i fokusuar në objektivin kryesor.
Më e rëndësishmja është që duhet më qenë i përditesuar gjithë kohës sidomos në askpektin teknologjik dhe krijoni flluskën tuaj sa më origjinale që të qëndroni të inspiruar, për të qenë kreativ.
Hmm...më frymëzon çdo gjë duke filluar nga rrugët e lagjies problemet, hapësirat e cunguara, rrugicat e mëhallat, informaliteti, formaliteti qendror, thashethemet e qosheve të qytetit, muzika, arti, kultura, teknologjia.
Si artist më ka frymëzuar dhe udhëzuar shumë që nga Matisse e deri te Basquiat që është i preferuari im. Si arkitekt me kanë frymëzuar arkitektë si: Peter Eisenman, Peter Cook, Rem Koolhas (në teori jo praktike), Aldo Rossi, Otto Wagner, Toyo Itto e Sejima. Ka dhe më shumë por këta janë disa më interesantë që më vijnë ndërmend për momentin.
Agroturizëm
Në ndërtim
Manifesta Bienal
Ekspozitë dizajni
Apartament