Fundviti sjell emocione dhe kujtime të bukura, pasi konsiderohet si një nga periudhat më të hareshme kur bëhet fjalë për krijimin e kujtimeve dhe atmosferave plot jetë. Por kjo periudhë vjen dhe me shumë adrenalinë sidomos për arkitektët dhe bashkëpunëtorët e tyre, sepse Viti i Ri duhet të na gjejë ne sa më mirë! Thënë ndryshe në shtëpinë e re apo dhe me finalizimin e projekteve të ndërmara gjatë vitit.
Përpos adrenalinës së shtuar, fundviti dhe festat vijnë me emocione dhe dhurata!
Arkitektët janë pak sa të vështirë (ose shumë) në zgjedhjen e dhuratave, prandaj vendosëm t’ju vinim nē ndihmë me disa nga idetë që mblodhëm në pyetësorin e para disa ditëve në Pik Ark
Mundësisht Moleskine , sepse cilësia e letrës është fantastike për të skicuar dhe vizatuar.
Natyrisht e dini që gjuha e të shprehurit të arkitektëve është nëpërmjet skicimit, kështu që dhurojini një bllok ( me fletë të bardhë) ku të përpunojnë idetë e tyre dhe të largohen pak nga bota digjitale, duke organizuar kështu mendimet e tyre për të konceptuar projektet e tyre.
Si mundet të ndodhte ndryshe që loja që vë mendjen në punë dhe kërkon të fiksosh detajet mos të ishte në listën e dhuratave për arkitektët?
Ne do të ishim për Puzzle të ndryshëm, mjafton me shumë pjesëza, që të jenë të zënë për një kohë të gjatë, por ato me arkitekturë ishin më të preferuarat.
Librat si do që të jetë ngelen burim i madh frymëzimi, sado që të zhvillohet bota digjitale! Nëse njihni një arkitekt/e dhe keni dëshirë t’i dhuroni dicka me të vërtetë domethënëse, librat janë gjithmonë zgjedhja e duhur. Mundet të zbuloni arkitektin e tij/saj të preferuar, apo stilin të cilin adhuron, qyteti që e frymëzon, apo dhe libër mbi ngjyrat apo psikologjinë në projektim, materiale inovative. Tema ka shumë, thjesht hulumtoni pak mbi interesat e tyre dhe zgjidhni librin e duhur.
Po nëse doni diçka rreth arkitekturës bashkëkohore shqiptare ju sugjerojmë :
Fragmente të Arkitekturës Bashkëkohore Shqiptare, Armand Vokshi & Nesila Hajdini
Mendojeni si një bllok digjital! Çdo skicë, çdo vizatim hidhet direkt në kompjuter dhe me siguri do ishte një mjet shumë i mirë për të ndihmuar procesin krijues të një arkitekti! Mbi të gjitha gjithçka kalohet direkt në kompjuter, duke patur kështu skica dhe vizatime me cilësi të lartë, të cilat mundet të bëhen pjesë dhe e ndonjë publikimi në ardhmen! Nuk i dihet kurrë :)
Sado fëminore që mundet të tingëllojë, legot janë gjithmonë një dhuratë e pëlqyer e arkitektëve! Mbase se të kthejnë pak në kohë, në fëmijëri ku dëshira për të krijuar, ndërtuar me mjete rrethanore ishte zbavitja kryesore ( natyrisht për ato breza që legot nuk i kanë patur si opsion )
Të jesh një profesionist do të thotë të jesh koherent dhe në kontakt të përditshëm me gjithhcka ndodh përreth. Revistat të vijnë shumë në ndihmë sepse në to informacioni është i përmbledhur dhe I sjellë në një mënyrë profesionale dhe shumë të përzgjedhur. Gjenden te kjo listë, sepse nuk jane dhe fort ekonomike dhe duhet një “babagjysh” që na do të mirën!
Kjo do të thotë të aksesosh një librari në pëllëmbë të dorës. Çfarë tjetër më mirë se një Ebook mund t’i dhurosh një adhuruesi të librave?. Mundësitë janë të pafundme dhe aksesi i librave është shumë më i lehtë, sidmos për libra specifikë të lidhur me profesionin e arkitektit.
I vetmi disavantazh, vështirë të gjeni libra në shqip!
Ushqimi shpirtëror për arkitetkët (por jo vetëm) janë udhëtimet! Sado sheh dokumentare për qytetërime, lexon për kulturat të ndryshme, eksperienca personale ka peshë tjetër! Shkëputja nga e përditshmja sjell një tjetër energji, një çlodhje mendore e cila pasqyron një vrull krijues të mirëfilltë.
Kjo është dhe dhurata më e bukur që mundet ti bëni një arkitekti dhe mundësitë e sotme, mundet t’ju shkojë dhe më lirë se një libër!
Alhambra, Granada,Spanjë Lisbonë
Gëzuar festat nga pik ark!
Mos harroni të frymëzoni!