Salone del mobile, dedikuar dizajnit festoi 60-vjetorin e tij këtë vit! Për shkak të situatës, u zhvillua rreth dy muaj më vonë kohës që zakonisht realizohet por suksesi i këtij edicioni tejkaloi pritshmëritë!
Nuk kishte si të mos të ndodhte që i gjithë përjetimi i dy viteve të fundit mos të reflektohej dhe në mënyrën se si konceptohet jeta jonë, duke qenë së ndryshimet ishin rrënjësore! Sivjet, tematika u fokusua mbi qëndrueshmërinë, duke risjellë modele ikonike të realizuara me materiale të ricikluara. Hibridizimi, ishte gjithashtu pjesë e fokusit, duke i dhënë rëndësi kërkesave së ditëve të sotme, ku ambjentet duhet të jenë të modifikueshme, prandaj mobiljet u kthyen në modulare, për t’i dhënë sa më shumë liri!
Rrjedhimisht, me shndërrimin e kuptimit të një jetë të rehatshme brenda shtëpisë, bota e interierit nuk vonoi t’i përgjigjej kërkesa të reja! Gjatë ekspolrimit të panairit (kush ka qënë e di sa sfilitëse dhe frymëzuese është njëkohësisht ) vumë re disa tipare kryesore të dizajneve prezantuara, të cilat do ti shihni me bollëk në projektet e këtij viti dhe në vazhdim!
Më shumë se trende, vume re karakteristika të dizajnit bashkëkohor të cilat po i sjell te ju ( që do i dashuroni)
Ja 5 tiparet kryesore të dizjanit gjatë panairit Salone del Mobile!
Në kontrast me trendet e viteve të mëparshëm, gjëja e parë që na bëri përshtypje, ishte një qasje më organike në mobiljet e këtij viti në salone del mobile.
Divane të harkuara, kuzhina të lakuara, forma të buta në kontrast të thellë me gjeometrinë dhe rigjiditet që trendet paraardhëse shfaqnin. Madje dhe mobiljet për zyrat vinin në linja të lakuara, ergonomike dhe më të përshtatshme për komoditetin gjatë punës ( nga shtëpia) si kjo ulëse MOON nga Quadrifloglio group ( e njohur për projektimin e mobiljeve të zyrës)
Kjo lloj tendence mundet të perceptohet si një reagim ndaj nevojës për të ardhur më afër natyrës nëpërmjet linjave më të buta, por njëkohësisht pëgjatë historisë është e njohur kontrasti ndaj trendeve parardhëse.
Prezenca e natyrës ishte tipar i përbashkët në shumicën e stendave! Bimë, objekte dekori me materiale natyrale gati-gati të papërpunuara dhe natyrisht në ngjyrat e përzgjedhura si e gjelbërta apo ngjyrat e tokës në tonalitete të ndryshme , për të sjellë sa më shumë natyrën brenda ambjente të shtëpisë!
Natyrisht një nga temat kryesore të këtij edicioni eksploron sërish marrëdhënien midis natyrës dhe mënyrës se si ne jetojmë, duke sjellë instalacionet/ekspozitat të cilat nxisin reflektimin mbi të ardhmen e projektimit!
Gjatë pandemisë, ballkonet, verandat dhe kopështet morrën një tjetër vlerë, si e vetmja lidhje e përditshme me natyrën dhe botën përreth, rrjedhimisht projektimi i mobiljeve për këto ambjente mori një peshë të veçantë!
Dizajnet e produkteve për ambjentet e jashtme pësuan një hov të konsiderueshëm, duke parë që këto objekte kanë peshë më të madhe në jetën e njeriut post-pandemik.
Me materiale të lehta, në trajta natyrale, në pamje të pa trajatuara dhe sa më pranë natyrës!
Element që na ra në sy që në vizitat e para ishte prezenca e theksuar të objekteve të artizanatit! Kryesisht e hasëm në ndriçimin tavolinave të ngrënies, kur pothuaj në çdo rast gjendej një abazhur i thjeshtë i realizuar me letër, duke ju përshtatur dhe temës së këtij edicioni për të sjellë një dizajn sa më afër teknikave tradicionale duke lartësuar individualitetin dhe origjinalitetit.
Prezencën e artizanatit e gjetëm dhe në dekoret e ambjentevete, ne realizimin e karrigeve, tavolinave dhe objekteve artistike ( si këto zemrat ). Dekoret anonin kryesisht punimeve artizanale duke përqafuar idenë e një objekti të papërfunduar , duke pranuar papërsosmërinë ( Pak a shumë si në konceptin Wabi-Sabi)
Kompanitë e kanë marrë seriozisht ndryshimin drejt një dizajni të qëndrueshëm. Kompani të njohura për përdorimin e plastikës në produktet e tyre janë dretjuar rreth zgjidhjeve të reja si Kartell, e njohur për produket plot ngjyra dhe plastike, sivjet ka ri-sjellë dizajnin nga Antonio Citterio: Re chair, e realizuar me riciklimin e kapsulave të Illy Caffe-së.
Apo produkti më i ri nga kompania e mirënjohur Artemide, Veil, në bashkëpunim me BIG, e cila përdor 10-30% plastikë të ricikluar.
Dizajni me natyrën, projekti i zhvilluar nga arkitekti Mario Cuninella, eksploron temën e një ekonomie qarkulluese dhe të ri-perdorimit, e nisur nga ideja që qytetet mundet të kthehen si “rezerva” për të ardhmen, për të përdorur materialet e ndërtesave ekzistuese, për ndëtesat e së të ardhmes. E parë nga ky këndvështrim, zonat urban mundet të kthehen në oportunitete për të zvogëluar impaktin mjedisor.