Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    5 karakteristika të spikatura të dizajnit në Salone Del Mobile 2022

    • Permbajtja
    • prev
    • next
    • prev
    • next

    5 karakteristika të spikatura të dizajnit në Salone Del Mobile 2022

     

    Salone del mobile, dedikuar dizajnit festoi 60-vjetorin e tij këtë vit! Për shkak të situatës, u zhvillua rreth dy muaj më vonë kohës që zakonisht realizohet por suksesi i këtij edicioni tejkaloi pritshmëritë!

    Salone del mobile-pikark-design-featuresRonda design

    Nuk kishte si të mos të ndodhte që i gjithë përjetimi i dy viteve të fundit mos të reflektohej dhe në mënyrën se si konceptohet jeta jonë, duke qenë së ndryshimet ishin rrënjësore! Sivjet, tematika u fokusua mbi qëndrueshmërinë, duke risjellë modele ikonike të realizuara me materiale të ricikluara. Hibridizimi, ishte gjithashtu pjesë e fokusit, duke i dhënë rëndësi kërkesave së ditëve të sotme, ku ambjentet duhet të jenë të modifikueshme, prandaj mobiljet u kthyen në modulare, për t’i dhënë sa më shumë liri!

     

    Moltetni Dada-MDF italia-Shake design salone del mobile 2022 -pikarkMolteni &Dada                                              MDF Italia.                                                      Shāke Design

     

    Rrjedhimisht, me shndërrimin e kuptimit të një jetë të rehatshme brenda shtëpisë, bota e interierit nuk vonoi t’i përgjigjej kërkesa të reja! Gjatë ekspolrimit të panairit (kush ka qënë e di sa sfilitëse dhe frymëzuese është njëkohësisht ) vumë re disa tipare kryesore  të dizajneve prezantuara, të cilat do ti shihni me bollëk në projektet e këtij viti dhe në vazhdim!

    Më shumë se trende, vume re karakteristika të dizajnit bashkëkohor të cilat po i sjell te ju ( që do i dashuroni)

    Ja 5 tiparet kryesore të dizjanit gjatë panairit Salone del Mobile!

     

    01.Forma organike dhe të lakuara!

    Në kontrast me trendet e viteve të mëparshëm, gjëja e parë që na bëri përshtypje, ishte një qasje më organike në mobiljet e këtij viti në  salone del mobile.

     

    salone-del-mobile-2022-pikarkMiniforms                                                                                           Paulo Antunes Furniture

    Divane të harkuara, kuzhina të lakuara, forma të  buta në kontrast të  thellë me gjeometrinë  dhe rigjiditet që trendet paraardhëse shfaqnin. Madje dhe mobiljet për zyrat vinin në linja të lakuara, ergonomike dhe më të përshtatshme për komoditetin gjatë punës ( nga shtëpia)  si kjo ulëse MOON nga Quadrifloglio group ( e njohur për projektimin e mobiljeve të zyrës)


    quadrifolio-moon-chair- salone-del-mobile-2022
    Moon- quadrifolio group

     

    Kjo lloj tendence mundet të perceptohet si një reagim ndaj nevojës për të ardhur më afër natyrës nëpërmjet linjave më të buta,  por njëkohësisht pëgjatë historisë është e njohur kontrasti ndaj trendeve parardhëse.

     

    Salone-del-mobile-patrizia-urquiola-lunamKartell- Patricia Uquiola design

    02.Natyrë kudo!

    Prezenca e natyrës ishte tipar i përbashkët në shumicën e stendave! Bimë, objekte dekori me materiale natyrale gati-gati të papërpunuara dhe natyrisht në ngjyrat e përzgjedhura si e gjelbërta apo ngjyrat e tokës në tonalitete të ndryshme , për të sjellë sa më shumë natyrën brenda ambjente të shtëpisë!

    Salone-del-mobile-design-with-nature -pikark Ronda Design                                                                  Magis                                          Kettal

     

    Natyrisht një nga temat kryesore të këtij edicioni eksploron sërish marrëdhënien midis natyrës dhe mënyrës se si ne jetojmë, duke sjellë instalacionet/ekspozitat të cilat nxisin reflektimin mbi të ardhmen e projektimit!

     

    Salone-del-mobile-2022-pikark   Tacchini                                                                      Nature design

    03.Ambjenti i jashtëm është interieri i ri!

    Gjatë pandemisë, ballkonet, verandat dhe kopështet morrën një tjetër vlerë, si e vetmja lidhje e përditshme me natyrën dhe botën përreth, rrjedhimisht projektimi i mobiljeve për këto ambjente mori një peshë të veçantë!

     

    Ketta;-salone-del -mobile -2022Kettal - outdoor

    Dizajnet e produkteve për ambjentet e jashtme pësuan një hov të konsiderueshëm, duke parë që këto objekte kanë peshë më të madhe në jetën e njeriut post-pandemik.

    Me materiale të lehta, në trajta natyrale,  në pamje të pa trajatuara dhe sa më pranë natyrës!

     

    salone-del-mobile-outdoor-tribuTribu- Outdoor living

    04.Artizanati,si element lidhës i përbashkët!

     Element që na ra në sy që në vizitat e para ishte prezenca e theksuar  të objekteve të artizanatit! Kryesisht e hasëm në ndriçimin tavolinave të ngrënies, kur pothuaj në çdo rast gjendej një abazhur i thjeshtë i realizuar me letër, duke ju përshtatur dhe temës së këtij edicioni për të sjellë një dizajn sa më afër teknikave tradicionale  duke lartësuar individualitetin  dhe origjinalitetit.

     

    salone-del-mobile-pikark-zanotta-riflessi-design    Zanotta                                                                                           Tomansella

     

    Prezencën e artizanatit e gjetëm dhe në dekoret e ambjentevete, ne realizimin e karrigeve, tavolinave dhe objekteve artistike ( si këto zemrat ). Dekoret anonin kryesisht  punimeve artizanale duke përqafuar idenë e një objekti të papërfunduar , duke pranuar papërsosmërinë ( Pak a shumë si në konceptin Wabi-Sabi)

     

    Salone-del-mobile-artisanal-heart-

    Elica studio- ceramic hearts

     

    Solone-del-mobile-Design-pik-ark-pikark.com

    05. Kryefjala e dizajnit të këtij viti është qëndrueshmëria

    Kompanitë e kanë marrë seriozisht ndryshimin drejt një dizajni të qëndrueshëm. Kompani të njohura për përdorimin e plastikës në produktet e tyre janë dretjuar rreth zgjidhjeve të reja si Kartell, e njohur për produket plot ngjyra dhe plastike, sivjet ka ri-sjellë dizajnin nga Antonio Citterio: Re chair,  e realizuar me riciklimin e kapsulave të Illy Caffe-së.

    Kartell-rechair-salone-del-mobile2022

     

    Apo produkti më i ri nga kompania e mirënjohur Artemide, Veil, në bashkëpunim me BIG, e cila përdor 10-30% plastikë të ricikluar.

     

    Veil-Artemide-Big-architects-salone-del-mobile2022-

    Dizajni me natyrën, projekti i zhvilluar nga arkitekti Mario Cuninella,  eksploron temën e një ekonomie qarkulluese dhe të ri-perdorimit, e nisur nga ideja që qytetet mundet të kthehen si “rezerva” për të ardhmen,  për të përdorur materialet e ndërtesave ekzistuese,  për ndëtesat e së të ardhmes. E parë nga ky këndvështrim, zonat urban mundet të kthehen në oportunitete për të zvogëluar impaktin mjedisor.

     

    Të fundit

    Vila O&E

    MED Studio
    • Projekt interieri

    L’atelier High School

    The Purple Ink Studio

    Vila AE

    B2A Design
    • Arkitekturë
    • +1
    Të rejat

    Manifesta 14 Biennal

    27/07/2022

    5 Arkitektë Spanjollë të cilët nuk duhet ti humbni

    05/07/2022

    5 karakteristika të spikatura të dizajnit në Salone Del Mobile 2022

    24/06/2022
    Punësim

    Arkitekt Junior

    Arkitekt Senior

    Arkitekt

    • Full time
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • Pinterest
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link