Ka përfunduar konkursi ndërkombëtar “Sheshi Qendror i Qytetit Rahovec” i cili aspiron të presë bujarisht festivale vjetorë ndërkombëtarë, të ftojë banorët rajonalë në qendrën e qytetit si një destinacion social dhe të gjallërojë cilësinë e jetës së përditshme publike për komunitetin e ngushtë të shumë gjeneratave të qytetarëve dhe ndërmarrjeve. Për t’i shërbyer këtyre prioriteteve të qarta, juria ka zgjedhur tre skema fituese në bazë të qartësisë së tyre në qëllim dhe meritës në cilësitë tematike për të cilat Sheshi Qendror i Qytetit Rahovec ka nevojë. Çmimin e parë e feston Hapësira Urbane, të dytin Natyra Urbane, dhe të tretin Loja Urbane ndërsa dy përmendjet e nderuara mund të kontribuojnë për të drejtuar vendimmarrësit e qytetit në caktimin e fazave afatshkurtra dhe afatgjata dhe strategjitë e zbatimit.
Qëllimi i kësaj qasje është të inkurajojhen dhe fuqizohen qytetarët e Rahovecit, administrata e tyre publike dhe udhëheqësit e tyre politikë për të vazhduar debatin mbi meritat e temave dhe qasjeve të ndryshme. Ndërsa asnjë nga tre propozimet fituese dhe as dy përmendjet e nderuara nuk do të konsiderohet si një zgjidhje e gatshme, secila prej tyre përmban koncepte, parime ose propozime të dizajnit që meritojnë një analizë më të hollësishme dhe një debat publik. Kjo do të lejojë që të kemi një vendim më të informuar dhe një pronësi më të madhe të zgjidhjes së dizajnit që do të zbatohet me kalimin e kohës.