Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Top Albania Radio

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      LAAGO Architects

    • Faqja e Studio

      https://laagoarchitects.com/

    • Tipologjia

      Interior Design

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2021

    • Sipërfaqja

      690 m2

    • Kate

      1

    • Photography

      Besart Cani

    • Ekipi

      Larisa Agovi, Ingrid Jokiçi, Doris Dedo

    Përshkrimi

    E vendosur në qendër të qytetit të Tiranës, pranë sheshit  “Nënë Tereza”,  në ambientet e dedikuara për zyra dhe biznese të stadiumit “Air Albania”, zyrat e Top Albania Radio përbëjnë një hapësirë dinamike dhe shumëngjyreshe prej  690 metrash katrorë.

    Top Albania Radio_LAAGO-Pikark

    Koncepti planimetrik i këtyre hapësirave bazohet në një skemë klasike të zhvillimit funksional të hapësirave të tilla, me një korridor qendror që ushqen me fluks lëvizjeje të gjitha ambientet e radios. Por duke marrë parasysh funksionin bazë të zyrave të radios, pra, ndërlidhjen e fortë me muzikën dhe artin, prekja artistike ndërhyn edhe në konceptin planimetrik, duke e transformuar skemen tipike me një korridor qendror, nga një formë lineare gjatësore, në një korridor më një siluetë të thyer dhe gjarpërushe, e cila i jep më shumë liri dhe kreativitet planimetrisë.

    Top Albania Radio_LAAGO-Pikark

    Kjo lirshmëri planimetrike reflektohet dhe në linjat e thyera, zigzage të ndriçuesve linear të cilët kthehen në një element dallues  të interierit.

    Ndikuar  nga funksioni  dhe filozofia e punës në zyrat e Top Albania  Radios,  ky interier reflekton gjithashtu cilësitë e një hapësire pune: kreative, frymëzuese dhe të rehatshme. Ku dominojne larmia e ngjyrave të forta, grafitëve dhe shkrimeve të cilat orientojnë drejt funksioneve të ndryshme, dhe zbusin formalitetin e nje zyre klasike.

     

    Top Albania Radio_LAAGO-Pikark

    Duke perceptuar interierin, vihen re gjithashtu  detaje që evokojnë shpesh situata urbane si: tabela, grafite, thyerje dhe skuta volumesh, duke krijuar ndjesinë e një hapësire sa intime dhe të rehatshme, aq edhe sociale dhe urbane.

    Zyrat e Top Albania Radio ngelen një projekt dinamik, që mbart një dualitet identifikues, si një qëllim për të shprehur të gjitha vlerat dhe energjinë krijuese të një prej mediave simbol në Shqipëri.

    Top Albania Radio_LAAGO-Pikark

    Autori
    LAAGO Architect
    Vendndodhja

    Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    Top Albania Radio_LAAGO-Pikark Top Albania Radio_LAAGO-Pikark Top Albania Radio_LAAGO-Pikark Top Albania Radio_LAAGO-Pikark Top Albania Radio_LAAGO-Pikark Top Albania Radio_LAAGO-Pikark Top Albania Radio_LAAGO-Pikark Top Albania Radio_LAAGO-Pikark Top Albania Radio_LAAGO-Pikark Top Albania Radio_LAAGO-Pikark Top Albania Radio_LAAGO-Pikark Top Albania Radio_LAAGO-Pikark

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link