Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Terminal for Tirana - Art in Public spaces

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      ApparatStudio

    • Arkitekti

      Artist: Karolina Halatek Curator: Adela Demetja Architecture studio: Apparat Studio Landscape architect: Elian Stefa

    • Tipologjia

      Cultural

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2024

    • Photography

      Ilir Tsouko

    • Ekipi

      Artist: Karolina Halatek
      Curator: Adela Demetja
      Architecture studio: Apparat Studio
      Landscape architect: Elian Stefa
      Managing Institution: Tirana Art Lab – Center for Contemporary Art
      Location: Mother Teresa University Hospital of Albania, Tirana/Albania

    Përshkrimi

    Terminal për Tiranën nga Karolina Halatek

    Komisionuar dhe Financuar nga: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

    Artiste: Karolina Halatek
    Kuratore: Adela Demetja
    Institucioni Menaxhues: Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor
    Arkitekt i Peizazhit: Elian Stefa
    Arkitekte dhe Dizajnere Urban: Apparat Studio / Dea Buza

     

    Tirana Art Lab - Qendra për Artin Bashkëkohor prezanton instalacionin e përhershëm Terminal për Tiranën, një skulpturë drite e aksesueshme, vepër e artistes bashkëkohore Karolina Halatek. Projekti i Karolina Halatek Terminal për Tiranën, i menaxhuar nga Tirana Art Lab, është përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare, si një nga tetë veprat fituese për konkursin “Art në Hapësira Publike” i nisur dhe financuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

    Ky instalacion krijon një hapësirë ku kryqëzohen arti, spiritualiteti dhe shkenca, dhe është i frymëzuar nga kujtimet mbresëlënëse të pacientëve që kanë përjetuar vdekje klinike (NDE) dhe janë rikthyer përsëri në jetë. Terminal për Tiranën ofron një hapësirë soditëse ku vizitorët mund të përjetojnë një ndjenjë euforie, paqeje dhe atë të kapërcimit të kufijve fizikë.

    Tirana-terminal -art-in-public-spaces-masterplan

     

    Skulptura e shndritëshme e Halatek është e përbërë nga një cilindër monolit polietileni me diametër 6 m x 3 m, i ndriçuar në brendësi me neon LED të cilët furnizohen me energji diellore. Ky tunel drite i fton vizitorët të hyjnë në një përvojë të botës së përtejshme dhe i referohet përvojave të pacienteve që kanë raportuar mbi një udhëtim përmes një tuneli të errët drejt një drite rrezatuese dhe gjithëpërfshirëse. Aspektit vizual mahnitë që ofron vepra i shtohet dhe kërkimi i shtjelluar mbi vdekjen dhe ndërgjegjjen njerëzore i bazuar në përvojat e gjetura në databazat e Near-Death Research
    Foundation (Fondacioni kërkimore për vdekjet klinike).

    Tirana-terminal -art-in-public-spaces-diagram

     

    Terminal për Tiranën shkon përtej një vepre arti; është një meditim mbi jetën, vdekjen dhe vazhdimësinë e ndërgjegjes. E vendosur në hyrje të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, vepra bëhet dhe më kuptimplotë, duke i bërë jehonë realitetit delikat që dominon në spital, fragjilitetit të jetës dhe misteret përtej saj. Kjo qasje reflektohet gjithashtu në transformimin e kontekstit përreth veprës, i cili është projektuar nga Elian Stefa dhe Dea Buza për të krijuar një shumëllojshmëri momentesh intimite dhe qetësije, ku bëhet i mundur reflektimi. Në qendër, instalacioni fton shikuesit të zhyten në fuqinë transformuese dhe shëruese të dritës, duke ofruar një vështrim në atë që mund të shtrihet në pragun e jetës. I nxit vizitorët të reflektojn mbi qënësinë tonë dhe misteret e pakufishme të universit dhe është një kujtesë mbi vazhdimësinë e përjetshme të dritës.

     

    Karolina Halatek është një artiste polake që përdor dritën si mjetin e saj kryesor për të krijuar hapësira eksperimentale specifike që përfshijnë elemente vizuale, arkitekturore dhe skulpturore. Halatek krijon instalacione me karakteristika imersive, të cilat shpesh janë rezultat i bashkëpunimeve me fizikanë kuantik, teoricienë të superkordeve dheinxhinierë mekanikë të precizionit të lartë. Magjepsja e Halatek me dritën si medium është formuar nga studimet e saj në Universitetin e Arteve në Londër dhe Universitetin e Arteve të Berlinit, si dhe pjesëmarrja e saj në seminaret e artistit Olafur Eliasson. E frymëzuar nga lëvizja Light and Space Movement si dhe nga artistë si James Turrell, Halatek përdor dritën për të krijuar përvoja që janë minimale por thellësisht ngacmuese. Veprat e saj janë ekspozuar globalisht në Evropë, SHBA, Azi dhe Lindjen e Mesme.
    www.karolinahalatek.com

     

     

    Tirana-terminal -art-in-public-spaces-diagram

     

    Tirana Art Lab –   Qendra për Art Bashkëkohor është institucioni udhëheqës i artit bashkëkohor të pavarur në Shqipërisë. E themeluar si një organizatë jofitimprurëse, me iniciativën e Adela Demetjës në vitin 2010, TAL synon të promovojë artistët emergjent dhe artin bashkëkohor nga Shqipëria si dhe nga Evropa Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Qendra është e orientuar drejt procesit dhe hulumtimit. Nëpërmjet formateve të ndryshme si, rezidencat, ekspozitat, punëtoritë, shfaqjet, ligjëratat dhe bisedimet, si dhe publikimet, TAL ka arritur të krijojë një hapësirë për zhvillimin e debateve dhe mendimeve emergjente kritike dhe refleksive. Qendra ndërmerr dhe mbështet prodhime të reja nga artistë vendas dhe ndërkombëtarë dhe projekte të angazhuara në mënyrë kritike me çështjet artistike, kulturore dhe shoqërore të shoqërive bashkëkohore në tranzicion.

    Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni www.tiranaartlab.org.
    Terminal për Tiranën është financuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit si pjesë e projektit “Art në Hapësira Publike” dhe është menaxhuar nga Tirana Art Lab.

    Kotak për shtypin:
    Elian Stefa
    T +355697997389 / +355692314995
    [email protected]

    Autori
    Dea Buza
    Vendndodhja

    Rruga E Dibrës 372, 1000 Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    Tirana-terminal -art-in-public-spaces-night-Karolina-Halatek-Adela Demetja-Apparat-Studio Tirana-terminal -art-in-public-spaces-view Tirana-terminal -art-in-public-spaces-night-Karolina-Halatek-Adela Demetja-Apparat-Studio Tirana-terminal -art-in-public-spaces- Tirana-terminal -art-in-public-spaces- Tirana-terminal -art-in-public-spaces-night-Karolina-Halatek-Adela Demetja-Apparat-Studio Tirana-terminal -art-in-public-spaces- Tirana-terminal -art-in-public-spaces- Tirana-terminal -art-in-public-spaces- Tirana-terminal -art-in-public-spaces- Tirana-terminal -art-in-public-spaces- Tirana-terminal -art-in-public-spaces-night-Karolina-Halatek-Adela Demetja-Apparat-Studio Tirana-terminal -art-in-public-spaces-night-Karolina-Halatek-Adela Demetja-Apparat-Studio Tirana-terminal -art-in-public-spaces-night-Karolina-Halatek-Adela Demetja-Apparat-Studio-night-view Tirana-terminal -art-in-public-spaces-night-Karolina-Halatek-Adela Demetja-Apparat-Studio-inside-the-tube Tirana-terminal -art-in-public-spaces-night-Karolina-Halatek-Adela Demetja-Apparat-Studio Tirana-terminal -art-in-public-spaces-night-Karolina-Halatek-Adela Demetja-Apparat-Studio Tirana-terminal -art-in-public-spaces-night-Karolina-Halatek-Adela Demetja-Apparat-Studio Tirana-terminal -art-in-public-spaces-night-Karolina-Halatek-Adela Demetja-Apparat-Studio

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link