Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    SHKOLLA FILLORE DHE E MESME SERVETE MAÇI

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Studioarch4

    • Faqja e Studio

      https://studioarch4.com/

    • Arkitekti

      Lorin Cekrezi, Rezart Struga, Klaudjo Cari, Gjergji Dushniku

    • Tipologjia

      Educational

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2019

    • Sipërfaqja

      4250 m2

    • Kate

      4

    • Photography

      Besart Cani

    Përshkrimi
    Servete Maçi është një shkollë e cilkit 9 vjecar, e ndodhur në Tiranë, Shqipëri, një shkollë e re, në një zonë të dendur urbane pranë qendrës së kryeqytetit. Përbëhet nga 18 klasa, 5 laboratore, Palestër, Auditor për 140 persona, Bibliotekë, 8 hapësira individuale për mësimin e veglave muzikore, hapësira administrative, hapësira teknike e sanitare.

    Gjithashtu një oborr të brendshëm dhe një të jashtëm që shërben si një hapësirë publike dinamike që bën hyrjen dhe daljen nga shkolla, një element të fortë që përdoret nga prindërit dhe nxënësit. Gjithashtu kjo hapësirë publike krijon një tranzicion të butë midis rrugës dhe shkollës.

    Oborri i brendshëm nga ku është dhe hyrja kryesore e shkollës, është i zhytur 1 kat më poshtë se niveli i hapësirës publike. Në këtë mënyrë është i qetë dhe i sigurtë për nxënësit. Aksesohet nga hapësira publike nëpërmjet shkallëve të jashtme, ku shërbejnë edhe si një auditor i hapur.

    I gjithë volumi i objektit vjen rreth e qark oborrit të brendshëm, duke u hapur nga jugu për ndricim natyror optimal. Të gjitha klasat shohin drejt këtij oborri, duke e bërë mësimdhënien më të qetë. Në perimetrin e jashtëm të tij janë korridoret.
    Objekti ka disa ballkone si dhe akses në tarracën e shfrytezuëshme, ku ofrohen këndshikime të ndryshme për një marrëdhënie të vecantë me kontekstin por edhe mes nxënësve.

    Shkallët qendrore të shkollës kanë një atrium që përshkron të gjithë objektin duke rritur interaktivitetin mes përdoruesve.
    Volumet më dinamike të shkollës, janë trajtuar me beton me ngjyrë, janë dhe funskionet pjesë e  qendrës komunitare. Kështu Bibloteka, Palestra dhe Auditori , i përkasin përvec shkollës, edhe komunitetit pas orarit mësimor zyrtar. Duke u ndërthurur me hapësiren publike dhe oborrin e brendshëm, shkolla kthehet në një qendër komunitare e plotë pas orarit zyrtar të saj, me një përdorim të gjerë nga komunitetit i këtyre hapësirave që është edhe një nga pikat më të forta të këtij projekti.

    Për të realizuar tranzicionin nga shkollë paradite, në qendër komunitare mbasdite, hapësirat ndahen në 3 kategori privatësie. A. Funksione tërësisht për shkollën, nxënësit dhe stafin e shkollës. B. Hapësira për shkollën por edhe për komunitetin. C. Hapësira tërësisht për komunitetin.
    Hapësira publike është një element shumë i rëndësishëm i procesit të hyrjes në një objekt. Projekti e trajton si një zonë që është totalisht e komunitetit por sigurisht nxënësit dhe prindërit do e përdorin në përditshmëri. Fasada e objektit merr shikueshmerinë e merituar, ndërkohë që shkolla i largohet zhurmës së trafikut. Krijon sigurinë për femijët kur hyjnë dhe dalin nga shkolla në grupe dhe mund të jenë të shpërqendruar.

    Materialet e perdorura në fasadë janë betoni i dukshëm, ku për volumet si palestra apo bibloteka, aplikohet me ngjyrues për ti dhënë shkollës ngjyrë dhe dinamizëm. Shtrimi i hapësirës publike është me beton të larë me agregat të dukshëm. Ndërkohë gjysmë fusha e jashtme e basketbollit, është me tartan, e ngjyrosur blu.

    Servete Maçi Primary and Secondary School - Studioarch4 Servete Maçi Primary and Secondary School - Studioarch4 Servete Maçi Primary and Secondary School - Studioarch4 Servete Maçi Primary and Secondary School - Studioarch4 Servete Maçi Primary and Secondary School - Studioarch4 Servete Maçi Primary and Secondary School - Studioarch4

    Autori
    StudioArch4
    Vendndodhja

    Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link