Përshkrimi

Prej disa vitesh, SHARE Tirana Forum, është kthyer në skenën e prezantimit të arkitekturës bashkëkohore ndërkombëtare dhe shqiptare.

Në këtë konferencë marrin pjesë arkitektë me projekte të vlerësuara në nivel ndërkombëtar, pjesë të kritikave dhe përzgjedhjes së paneleve serioze dhe profesionale në arkitekturë, lider ndërkombëtar në inovacion dhe teknologji ndërtimi.

SHARE Tirana Forum, ndërsa mbetet eventi më i rëndësishëm në sferën e arkitekturës në vendin tonë, mundëson komunikimin jo vetem të eksperiencave profesionale dhe risive në këtë sektor, por dhe mundësinë për “networking’ profesional të nivelit më të lartë.

Kjo konferencë nuk duhet humbur as nga arkitektët e angazhuar profesionalisht, as nga arkitektë të rinj, as nga ata të konfirmuar prej vitesh si aktorë aktiv në historinë e arkitekturës bashkëkohore shqiptare.

Ky mjedis profesional sjell me pranë modelet më të mira në projektim dhe konceptim. Krijon mundësi për marrjen e njohurive të reja në fushën e ndërtimit, të urbanistikës dhe zhvillimit të qyteteve ashtu edhe në kualifikim profesional.

Disa emra arkitektësh mjaft prestigjozë si Gëzim Paçarizi, Filipo Innocenti, Arbër Sadiki, Carlos Castanheira, Andreas Varda etj. do jenë pjesë e këtij organizimi kaq të nevojshëm për profesionistet.

Nga Matilda Pando

Rezervo biletën tënde duke klikuar këtu.

Vendndodhja

Tirana, Albania

mood_bad
  • Comments are closed.