Përshkrimi
Seria Ekskluzive e Konferencave në Tiranë mbi Dizajnin dhe Inxhinierinë e Fasadave
Zak World of Façades, seria e konferencave e dedikuar dizajnit dhe inxhinierisë së fasadave, vjen për herë të parë në Shqipëri. Duke shënuar edicionin 215-të global, ky event prestigjioz njëditor do të zhvillohet më 29 Prill 2026 në Maritim Plaza Tirana, duke mbledhur arkitektë liderë, inxhinierë fasadash, zhvillues dhe profesionistë të industrisë nga rajoni dhe më gjerë.
Ndërsa Tirana po përjeton një zhvillim të shpejtë urban, konferenca do të vendosë në fokus inovacionet e qëndrueshme, teknologjitë e reja dhe integrimin e identitetit kulturor në dizajnin e fasadave moderne duke adresuar njëkohësisht sfidat praktike me të cilat përballet industria e ndërtimit sot. Mbi 20 ekspertë të fushës, nga praktika ndërkombëtare dhe lokale, do të ndajnë njohuri kyçe mbi ndërtimin e fasadave me performancë të lartë, të sigurta dhe afatgjata, duke nxitur shkëmbimin e njohurive dhe bashkëpunimin në tregun në rritje të ndërtimit në Europën Juglindore.
Kush duhet të marrë pjesë?
Ky event është një platformë ideale për të mësuar dhe krijuar rrjete bashkëpunimi për arkitektë, zhvillues, ndërtues të fasadave, invesitore dhe konsulentë të qëndrueshmërisë, përpunues xhami dhe të gjithë profesionistët e përfshirë në sektorin e ndërtimit.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të lidhen me kolegë të industrisë, të zbulojnë produktet dhe trendet më të fundit dhe të marrin njohuri të drejtpërdrejta mbi të ardhmen e inovacionit në fasada nga liderë globalë dhe ofrues zgjidhjesh.
Zak World of Façades është një seri ndërkombëtare e konsoliduar, e njohur për organizimin e mbi 200 edicioneve në 44 shtete dhe për mirëpritjen e më shumë se 65,000 pjesëmarrësve në mbarë botën.
Edicioni i Tiranës ofron një platformë vërtet unike për rajonin.
Data: 29 Prill 2026
Vendi: Maritim Plaza Tirana
Për më shumë informacion & regjistrim: www.facades.al
Vendndodhja
Sheshi Pavaresia E Kosoves 1, 1000 Tirana, Albania

English