Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Sera Bistro-Bar

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      BGStudio

    • Faqja e Studio

      https://bgstudio.al/

    • Arkitekti

      Besnik Grainca

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2018

    • Sipërfaqja

      400 m2

    • Kate

      1

    • Photography

      Agon Nimani

    Përshkrimi

    Fjalët kyçe të këtij projekti janë: #komfort #familje #miq #natyrë #biseda #muzikë e mirë #libra #ushqim i freskët. Këto fjalë kyçe të përdorura nga familja e cila zotëron këtë bistro-bar, ishin fjalët me të cilat ata përshkruan si e shihnin barin e tyre në të ardhmen, duke e bërë idenë më të lehtë për t’u hedhur në letër. Bistro bar ‘Sera’ nga BGStudio është krijuar pikërisht për të nxitur shqisat.

    Ideja shkon drejt një dizajni të brendshëm të qëndrueshëm, e cila krijon një lidhje autentike midis ‘Serës’ dhe ushqimit e freskët, furnizuesit të cilët e rrisin këtë ushqim dhe njerëzit që përfundojnë duke e ngrënë atë, duke reflektuar kështu, një qëndrim të vetëdijshëm ndaj një jetese të shëndetshme.

    Hapësira, e vendosur në katin përdhes të një ndërtese banimi, ofron si për vendasit ashtu dhe vizitorët e kësaj lagjeje, një oaz të gjelbër në mesin e një prej lagjeve më të reja dhe më të mbingarkuara të Tiranës, aty ku njerëzit mund të ndalojnë nga rutina e tyre e përditshme për të pushuar, relaksuar dhe për të ngacmuar imagjinatën e tyre.

    Fillimisht, ky lokacion ishte një serë e cila prodhonte perime të shumë llojeve, nga ku rrjedh emri i saj “Sera”.

    Koncepti i cili përshkruan më së mirë këtë projekt me një fjali është: Natyra është konteksti ynë. Një moment i papritur relaksimi vjen kur jemi në kontakt me natyrën, ngjyrën e gjelbër, bimët, drurin, gurin dhe të gjithë elementët natyrorë me të cilët kemi evoluar paralelisht. Duke pasur parasysh këtë, dizajni ka integruar shumë gjelbërim në pika të ndryshme, për të sjellë një ndjenjë të natyrës në të gjithë hapësirën. Duke qenë një nga përbërësit kryesorë të saj, lloje të ndryshme bimësh dhe lulesh që kërkojnë shumë vëmendje u bënë pjesë e hapësirës, ​​rrjedhimisht duke krijuar kështu një gjendje shpirtërore relaksuese.

    Të gjithë elementët bashkohen me njëri tjetrin në dritë, formë dhe modele të ndryshme, duke i dhënë vizitorit një ndjenjë mrekullie brenda hapësirës, ​​por mbi të gjitha një ndjenjë komforti dhe ndjesitë e theksuara të të ndjerit mirë.

    Për shkak të formës U të hapësirës, ​​banaku është vendosur në mes, e cila e ndan hapësirën në dy pjesë kryesore, duke e bërë të lehtë krijimin e një hapësire më intime për rezervime për raste të veçanta me miqtë dhe familjen.

    Dyshemeja dhe banaku përbëhen nga pllaka çimentoje, elementë të tillë, si modeli prej guri me nuanca natyrale, mure të gjelbërta, tavani me tuba kondicionimi të mbështjellë me pëlhurë për të krijuar akustikë më të mirë, një mur bibliotekë prej druri që shton një ndjenjë komoditetit dhe komforti, por megjithatë i jep një atmosferë gjallëruese vendit, të gjitha keto së bashku e zhytin klientin thellë në këtë atmosferë unike të njohur për ta dhe shqisat e tyre.

    Tavanet dhe dritaret e larta në të tre anët e ndërtesës e bëjnë atë të marrë frymë natyrshëm, me ajrosje e cila lejon ajrin e freskët të rrjedhë përmes hapësirës.

    Tarraca, me dysheme druri e rrethuar me pemë, bimë, barishte, filtron dritën natyrore dhe turbullon format dhe ngjyrat nga jashtë, duke tërhequr zogj që cicërojnë, duke siguruar një ambient pyjor.

    Ky projekt është krijuar për të shtuar një imazh të ri, duke përdorur një qasje midis dizajnit biofilik dhe elementeve bashkëkohorë, duke krijuar një ndikim të fuqishëm komod dhe estetik. Një identitet i fortë që nuk tregon një histori të drejtë, përkundrazi ju lejon të zbuloni diçka që mendoni se e mbani mend, por nuk mund të vendosni se çfarë, duke bërë që të përdorni imagjinatën tuaj.

    Sera Bistro-Bar - BGStudio

    Autori
    BGStudio
    • Website
    Vendndodhja

    Tirana, Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    Sera Bistro-Bar - BGStudio Sera Bistro-Bar - BGStudio Sera Bistro-Bar - BGStudio Sera Bistro-Bar - BGStudio Sera Bistro-Bar - BGStudio Sera Bistro-Bar - BGStudio Sera Bistro-Bar - BGStudio Sera Bistro-Bar - BGStudio Sera Bistro-Bar - BGStudio Sera Bistro-Bar - BGStudio Sera Bistro-Bar - BGStudio Sera Bistro-Bar - BGStudio Sera Bistro-Bar - BGStudio Sera Bistro-Bar - BGStudio

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Kudeta Perth

      4M Group
      • Projekt interieri
      • +1

      Vilete a schiera

      Erion Gorenca
      • Projekt interieri

      Shtëpia e Arkitektit

      Alfons Shtjefni
      • Projekt vile
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link