Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    REZIDENCA SD

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Besian Mehmeti Architects

    • Faqja e Studio

      http://bma.mk/

    • Tipologjia

      Residential Architecture

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2016-2018

    • Sipërfaqja

      800 m²

    • Kate

      3

    • Photography

      Vase Petrovski

    Përshkrimi

    Rezidenca SD ndodhet në një ngastër kompakte, e vendosur në një lagje racionale të urbanizuar gjatë viteve 70 në periferi të Tetovës, në Maqedoni me një pamje panoramike drejt Maleve të Sharrit.

    BMА House SDR plan

    Klienti porositi një shtëpi për të siguruar strehim për një familje shumë gjeneratash. Përveç hapësirave tipike për familjen, shtëpia duhet të ofrojë komoditete të tjera; një pishinë, zonë relaksi dhe salla lojërash për fëmijët. Hapësira më e spikatur në shtëpi duhet të jetë zona shoqërore. E lidhur me dhomat e unifikuara të ngrënies dhe të jetesës, kuzhina duhet të jetë e gjerë dhe të komunikojë me një hapësirë të jashtme gjysmë të mbuluar që lejon dhomën e ndenjes dhe zonën e ngrënies të zgjerohen në pjesën e jashtme të shtëpisë. Lidhur me zonat private, u kërkuan shtatë dhoma gjumi: tre dhoma gjumi master suite dhe katër dhoma gjumi të ndara për fëmijët, të gjitha me banjat e tyre. U vendos që programi të grumbullohej në nivele të shumëfishta për shkak të kufizimeve të territorit.

    BMА House SDR plan

    BMА House SDR plan

    Projektimi i ndërtesës drejtohet nga përmbajtja dhe konteksti i saj urban. Vëllimet e bardha me programe të ndryshme grumbullohen për të formuar një strukturë që përfshin disa zbrazëtira që shfrytëzohen si tarraca.

    Në zemër të shtëpisë, shkallët skulpturore prej druri të vendosura njëra mbi tjetrën përcaktojnë një bosht për qarkullimin vertikal rreth të cilit janë organizuar të gjitha hapësirat. Ndërsa në katin përdhes, shkallët veçojnë dhomën e ndenjes nga dhomat private të gjumit, në katin e sipërm ato ndajnë dhomat e gjumit master dhe sekondare dhe zonën e përbashkët në katin e fundit, sipas kërkesës së klientit.

    BMА House SDR section

    Hyrja e vilës nuk është vetëm një hapësirë për heqjen e këpucëve; ne synonim të krijonim një hapësirë gjysëm të mbuluar për ngjarje të ndryshme që zgjerohet në kopsht. Disa nga dhomat kanë akses në tarraca që në mënyrë të përsosur zgjerojnë zonat e jetesës në pjesën e jashtme të ndërtesës. Të tjerat përbëhen nga dritare të mëdha që lejojnë dritën natyrale të depërtojë në dhomë duke arritur një ndjenjë izoluese të privatësisë.

    Niveli më i ulët - bodrumi, përmban një zonë argëtimi dhe Wellness së bashku me dhomën teknike; kati përdhes kryesisht strehon zonat publike të shtëpisë ndërsa nivelet e sipërme (kati i parë dhe i dytë) dhomat private të gjumit.

    BMА House SDR sectionBMА House SDR section

     

    Ambientet e brendshme karakterizohen nga sipërfaqe muri të bardha dhe dysheme të errëta prej druri. Plani i hapësirave mundëson vend të mjaftueshëm për qarkullim të lirë midis mobiljeve dhe lejon një lexim të individualizuar të secilës pjesë. Panelet dhe mobiljet janë bërë prej druri për t'i shtuar ngrohtësi sfondit të bardhë. Kuzhina në pjesën e pasme të dhomës së ndenjes përmban një banak me pamje guri.

    BMА House SDR section

    Fasadat janë të veshura me dërrasa të bardha si një “puzzle” me panele të varura, të ndërprera nga dritare me dimensione të ndryshme dhe të vendosura në lartësi të ndryshme për të kornizuar pamjet e maleve përreth. Sipërfaqet me pamje druri që rrethojnë dritaret paraqesin një kontrast të ngrohtë dhe ndërpresin fasadën uniforme dhe homogjene. Nën "mbështjelljen" e shtëpisë, një sistem termoizolues siguron efikasitetin e energjisë në ndërtesë.

    Panelet dhe materialet e përdorura në fasadë plotësojnë kërkesat më të fundit teknike në fushat e efiçencës së energjisë, zhurmës dhe mbrojtjes nga zjarri.

    Në tërësi, rezidenca SD siguron një mjedis që është njëkohësisht një festë e harlisur e arritjeve të shumta të klientit dhe një hapësirë e ngrohtë dhe rastësore për relaksim fizik dhe mendor me familjen dhe miqtë.

     

    Autori
    Anita Tare
    Vendndodhja

    Tetovo, North Macedonia

    Get Directions
    Galeria
    BMА House SDR BMА House SDR BMА House SDR BMА House SDR BMА House SDR BMА House SDR BMА House SDR BMА House SDR BMА House SDR BMА House SDR BMА House SDR BMА House SDR BMА House SDR facade BMА House SDR facade BMА House SDR facade BMА House SDR facade

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link