Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    NOBUS HOTEL & SPA

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      ARKIPLAN

    • Faqja e Studio

      http://www.arkiplan.al/

    • Tipologjia

      Hospitality Architecture, Wellness and Spa

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2022

    • Kate

      5

    • Photography

      Leonit Ibrahimi & Park Studios

    Përshkrimi

    Frymëzimi në krijimin e këtij projekti vjen si rrjedhojë e analizës së nevojave të porositësit, dhe krahas saj me leximin e vëmendshëm të kontekstit. Kjo ndërtesë është e lidhur pazgjidhshmërisht me terrenin dhe territorin ku është vendosur. Relievi i kodrave që nga Vlora gjarpëron drejt Orikumit, ka në krahun perëndimor një shpat të pjerrët, i cili me rritjen e kuotës, bën të mundur soditjen e Detit Jon në një kornizë natyrore, që shtrihet nga gadishulli i Karaburunit, vazhdon në Sazan, e shkon deri në Zvërnec dhe Nartë. Ky kontekst gjeografik i privilegjuar është vendndodhja e Nobus Hotel & SPA.
    Terreni i ndërhyrjes ndodhet në një ndërthurje kalimesh, që i ngjiten kodrës me një disnivel të konsiderueshem.
    Ndërtesa integrohet në këtë morfologji duke mundësuar aksesin në kate të ndryshme, në varësi të funksioneve të shërbimeve të ofruara: hotel, SPA, bar/restorant, pishinë, parking.
    Holli, i cili zhvillohet vertikalisht në dopio-nivel dhe mbetet i zhytur në shkëmb në tre faqe, është aksi kryesor i ndërtesës. Gjashtë metra më poshtë, në nivelin e rrugës në kahun verior, ndodhen parkimet. Aksesi drejt pishinës panoramike në anën jugore pozicionohet sipër hollit. Ky disnivel ka krijuar mundësinë e një ndriçimi zenital natyral nga kuota e pishinës në brendësi të hollit.

    Këto hyrje lidhen vizualisht me njëra tjetrën me brezare të harkuara prej guri, duke i dhënë vazhdimësi relievit dhe bimësisë mesdhetare ekzistuese. Volumetria e objektit është rezultat i ndërthurjes gjeometrike të disa prizmave që ndjekin ritmikën e brezareve dhe krijojnë një formë që integrohet me terrenin në mënyrë jo invazive. Nga këto sekuenca rrjedhin fasada të zhveshura nga pjesët ‘e tepërta’, me referenca stilistike të arkitekturës racionaliste, duke preferuar pastërtinë e formës dhe volumet e skalitura. Rezultati është maksimizimi i ndjenjës së privatësisë të përdoruesve si dhe krijimi i efektit dylbi, duke rritur perspektivën e pamjes nga brenda jashtë. Përzgjedhja e materialeve është pasojë e një faktori ekzistues; fasada e bardhë minimizon impaktin e diellëzimit, parapetet e xhamit lejojnë fluksin e shikimit nga brenda jashtë dhe nuk ndërhyjnë në esencialitetin e fasadës. Taracat janë realizuar me gurët e nxjerrë nga gërmimi dhe materialet e dyshemeve si brenda dhe jashtë objektit rimarrin po ato tonalitete
    ngjyrash lokale.

    Në thelb ky projekt është përzgjedhur nga studioja jonë e tërhequr nga kompleksiteti i sfidave dhe kërkesave që ka pasur, ardhur këto si nga porositësit ashtu edhe nga territori ku ndodhet.

    Autori
    ARKIPLAN
    • Instagram
    Vendndodhja

    Vlorë, Vlorë, Albania

    Get Directions
    Galeria
    NOBUS HOTEL & SPA NOBUS HOTEL & SPA NOBUS HOTEL & SPA NOBUS HOTEL & SPA NOBUS HOTEL & SPA NOBUS HOTEL & SPA NOBUS HOTEL & SPA NOBUS HOTEL & SPA NOBUS HOTEL & SPA

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link