Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    N’Luginë Hotel

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Tharm Architects

    • Faqja e Studio

      https://tharmarchitects.com/

    • Arkitekti

      Tharm Architects

    • Faqja e Arkitektit

      https://tharmarchitects.com/

    • Tipologjia

      Hospitality Architecture

    • Statusi

      In construction

    • Viti i ndërtimit

      2020

    Përshkrimi

    Dhomat e “N’Luginë Hotel” nga Tharm Architects karakterizohen nga stili minimalist, në të cilin janë ndërthurur elemente tradicionale shqiptare. Materialet kryesore të përdorura janë: suvaja e bardhë, betoni, druri dhe llamarina e ndryshkur. Në dhoma është përdorur qilimi me motive popullore si dekor kryesor. Motivin gjeometrik të qilimit, ne gjithashtu e kemi përdorur edhe në dizajnimin e mobiljeve.

    Thjeshtësia e arredimit të brendshëm jep një ndjenjë qetësie dhe komforti. Betoni i ftohtë thyhet nga ngrohtësia e veshjes së drurit dhe nuancat e elementeve etnike ku mbizotëruese është e kuqja dhe e zeza. Në nyjen higjeno-sanitare është përdorur veshja me pllaka qeramike me një ngacmim të fortë ngjyror, e ndryshme për çdo dhomë. Kjo “lojë” e kombininimit koloristik i të ftohtës dhe të ngrohtës i jep një efekt gjallërues ambientit.

    Frymëzuar nga paleta e ngjyrave të qilimit shqiptar, edhe elementet e ndriçimit janë zgjedhur me ngjyrë të zezë, dhe kanë një formë gjeometrikisht të thjeshtë.

    Elementet e ndriçimit janë të vendosur në pozicion mural, duke çliruar tavanin në mënyrë që të mos kufizojmë lartësinë e dhomës. Dhomat janë të projektuara cilësore sipas standardit. Secila është e pajisur me ballkon të orientuar nga jugu, duke dhënë mundësinë e shijimit të pamjes së natyrës së luginës të fshatit Surrel të Tiranës.

    Ballkonet, si dhe një pjesë e mureve në brendësi të dhomave janë të veshura me llamarinë të ndryshkur. Jo rastësisht llamarina është përdorur, pasi është një element që revokon zejtarinë. Në këtë rast objekti ndodhet pranë një zone që dikur shquhej për farkëtarinë dhe punimet qeramike. Ky element veshës është përdorur në hapësirat e brendshme për të krijuar një linjë vazhdimësie me ballkonet e objektit, ku gjithashtu është përdorur i njëjti material.

    Për këtë projekt do të shpreheshim që ndjek një koncept shumë bashkëkohor, ku njëkohësisht kemi synuar të sjellim “tharmin” e traditës shqiptare.

    Autori
    Tharm Architects
    • Website
    • Instagram
    Vendndodhja

    Tirana, Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link