Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Megapark

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Architectkidd

    • Faqja e Studio

      https://www.architectkidd.com/

    • Arkitekti

      Luke Yeung

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2020

    • Sipërfaqja

      7000 m2

    • Photography

      Wworkspace, Panoramic Studio, Ketsiree Wongwan

    • Ekipi

      Luke Yeung, Manassak Senachak, Korpong Sanaha, Nashanachart Jitjaengthanyakorn, Ployratsamee Thammajindawong, Mana Nampanwiwat

    Përshkrimi

    Architectkidd ka përfunduar projektimin e Megapark, një qendër rekreative tregtare në Bangkok, në bashkëpunim me arkitektët e peizazhit Landscape Colaboration.

    Arkitektura e Megapark është projektuar të jetë një lloj skele me gjelbërim. Struktura mund të mbajë bimësi vertikale dhe së bashku me mbjelljen dhe dizajnin e peizazhit, formon një filtër mjedisor midis hapësirave të brendshme dhe të jashtme. Dizajni lejon që drita dhe ajrimi natyror të përshkojnë ndërtesën brenda një klime tropikale.

    Dizajni i Architectkidd përbëhet nga një platformë e ngritur që lidh qendrën tregtare drejt peizazhit të jashtëm. Arkitektura vepron si një urë lidhëse dhe si një hapësirë ​​publike që ndërvepron me zonat e jashtme dhe kopshtet.

    Materiali kryesor i dizajnit përbëhet nga kolona çeliku të galvanizuar 20cm x 20cm që janë të vendosura 1 metër larg njëra-tjetrës. Kolonat e çelikut ofrojnë mbështetje strukturore për vendkalimet, tendat, sistemet dhe hapësirat e programit. Me hapësirën e përsëritur, qëllimi ishte të shmangeshin rrjetet tipike të ndërtimit në shkallë të gjerë dhe sistemet e nevojshme për ndërtesat tregtare.

    Përdorimi i çelikut u frymëzua nga urat lokale të këmbësorëve dhe infrastrukturat e këmbësorëve në Bangkok. Architectkidd dhe projektuesit strukturorë Aurecon e transformuan këtë precedent në një kornizë të hapur dhe një sistem të integruar arkitekturor dhe strukturor për të akomoduar aktivitetet dhe programet publike. Programi prezanton objektet komunale, parqet, pazaret dhe zonat rekreative në tre nivele në qendrën tregtare ekzistuese. Sfida në dizajn ishte transformimi i një hapësire tregtare më parë të mbyllur në një hapësirë ​​më ekstroverte për komunitetin.

    Kornizat krijojnë një ritëm natyral të tyren, me gjerësi dhe lartësi të kornizave që ndryshojnë gradualisht në një mënyrë që fasada të japi ndjesinë e rrjedhshmërisë në të gjithë sitin. Rezultati është një qasje arkitekturore më natyrale që ofron hapësira më intime në shkallë njerëzore.

    Kanë kaluar më shumë se 10 vjet që kur u ndërtua qendra tregtare që mbate dyqanin e pare IKEA në Tajlandë. Që atëherë, mjedisi urban në Azinë Juglindore ka evoluar ndjeshëm. Dizajni i Architectkidd sjell një vizion ndryshimi në modelin e qendrës tregtare si dhe një mundësi për të eksperimentuar me qasje të reja që kombinojnë komercialitetin me komunitetin dhe publikun.

     

    Project contributers

    Manufacturers :  ALPOLIC, American Standard, Atlas Schindler, COTTO, WE-EF, T-Rex Steel, TOA, Taiyo Kogyo

    Design Consultant: Deline Architects, Jutharat Thatprakob

    Structural Engineer: Aurecon

    MEP Engineer: Aurecon

    Landscape: Landscape Collaboration

    Construction: Future Construction

    Landscape Construction: Ped Garden Co.Ltd

    Architect In Charge: Luke Yeung

    Design Team: Luke Yeung, Manassak Senachak, Korpong Sanaha, Nashanachart Jitjaengthanyakorn, Ployratsamee Thammajindawong, Mana Nampanwiwat

    Client/Developer: Siam Future Development

    Autori
    Sonia

    Sonia Budini is an architect/editor at Pikark, currently based in Tirana. Research enthusiast, the most recent one is PreservingWesternBalkans (Open Source Platform). Project manager at another OS platform such as The Albanian House.

    Vendndodhja

    Bangkok, Thailand

    Get Directions
    Galeria
    Megapark-architectkidd-pikark Megapark-architectkidd-pikark Megapark-architectkidd-pikark Megapark-architectkidd-pikark Megapark-architectkidd-pikark Megapark-architectkidd-pikark Megapark-architectkidd-pikark Megapark-architectkidd-pikark Megapark-architectkidd-pikark Megapark-architectkidd-pikark Megapark-architectkidd-pikark Megapark-architectkidd-pikark Megapark-architectkidd-pikark Megapark-architectkidd-pikark

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link