Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    LIT Apartments (Apartamente Air BnB)

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Alida Salillari, Projekt.Al

    • Faqja e Studio

      https://www.instagram.com/

    • Arkitekti

      Alida salillari

    • Tipologjia

      Interior Design

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2021

    • Sipërfaqja

      19.6

    • Ekipi

      Silva Demirxhiu

    Përshkrimi

    Gjendja ekzistuese

    Sipërfaqja që kishim në dispozicion ishte një apartament 2+1, me sipërfaqe të shfrytëzueshme 82.4m2, e cila ndodhej në katin e tretë të një pallati ekzistues Moskat, i ndërtuar rreth viteve ’30. Sfida kryesore me të cilën jemi përballur që në momentin që jemi prezantuar me këtë apartament, ishin muret mbajtës, trashësia e të cilave shkonte deri në 45cm. Planimetria bashkëngjitur na jep gjendjen ekzisuese të hapësirës.

    Lit apartments - Alida Salillari, Projekt.Al

    Koncepti i ndarjes funksionale

    Duke iu referuar lokacionit në zonën e bllokut, si dhe distancës së afërt me rrugën kryesore dhe me pikat më atraktive të qytetit, klienti na kërkoi që kjo hapësirë të përkthehej nga ana jonë në tre apartamente të vogla AirBnB, ku secili apartament të kishte të përfshira brenda tij të gjitha shërbimet, si: kthina hidrosanitare, kuzhina dhe ambjenti i ngrënies, ambjenti i ndenjes dhe ai i fjetjes. Duke qenë e pamundur që të kryhej ndërhyrje në konstruksion, për shkak të vjetërsisë së objektit dhe për shkak të një tipologjie jo shumë të njohur nga ana jonë, lindi nevoja e mbajtjes së dhomave në gjendjen që ishin, pa pasur mundësinë ti zmadhojmë apo zvogëlojmë ato. Këtu filloi koncepti i ndarjes funksionale të dy dhomave të para të cilat kishin një sipërfaqe prej 19.6 m2 secila. Brenda kësaj sipërfaqeje prej 19.6m2, do të përfshiheshin të gjitha facilitetet. Por, kishim një favor të madh, lartësinë e katit dysheme-tavan: 340 cm. Ky fakt na krijoi mundësinë që të ndërhyjmë në vertikalitet, duke e pasur të pamundur horizontalitetin. Por, ndarja e dhomës në dy kate duhej të realizohej në mënyrë shumë elegante për të mos zbehur ndjesinë e hapësirës brenda saj. Nuk duhej kurrsesi që klienti të hynte në apartament dhe të ndihej sikur po jetonte në një tunel të ngushtë dhe të ulët. Prandaj, duhej që të ndahej në dy kate vetëm ajo pjesë e hapësirës që do të shfrytëzohej më pak, dhe mundësisht të mos ishte në dukje sapo hapej dera e dhomës. Kështu lindi ideja e mezzaninës nën të cilën do të pozicionohej kuzhina, e mbi të do të ishte krevati i fjetjes. Pjesa tjetër e dhomës do të ishte një katëshe. Duke pasur parasysh që brenda dhomës duhej të kishim dhe një kthinë hidrosanitare, duhej të mendonim dhe për të, për ti lënë hapësirën e nevojshme dhe për ta pozicionuar në mënyrë të tillë që tubat e shkarkimit të ujrave të ndotura të mos kishin pengesa deri tek kollona e cila ishte relativisht larg. Planimetritë bashkëngjitur na japin më qartë idenë tonë.

    Lit apartments - Alida Salillari, Projekt.Al

    Ngjyrat dhe dizajni

    Përsa i përket dizajnit të brendshëm dhe ngjyrave, kishim tre kushte:

    • apartamentet të mos ishin njëlloj
    • apartamenti i tretë të ishte luksoz
    • dizajni të mos ishte i kushtueshëm

    Këto dy kushte na vunë përballë një sfide tjetër, duhej të ishim shumë kreative për të realizuar dy apartamente identike në ndarje funksionale, por totalisht të ndryshëm në dizajn, e gjitha kjo, nën presionin e kostos. Në fund, përsëri ia dolëm për ti realizuar të tre apartamentet me të gjitha kërkesat e klientit.

    Fotot bashkëngjitur janë produkti final i punës tonë: apartamente funksionale, të bukur dhe jo të kushtueshëm.

    Autori
    Alida Salillari
    • Instagram
    Vendndodhja

    Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    Lit apartments - Alida Salillari, Projekt.Al Lit apartments - Alida Salillari, Projekt.Al Lit apartments - Alida Salillari, Projekt.Al Lit apartments - Alida Salillari, Projekt.Al Lit apartments - Alida Salillari, Projekt.Al Lit apartments - Alida Salillari, Projekt.Al Lit apartments - Alida Salillari, Projekt.Al Lit apartments - Alida Salillari, Projekt.Al

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link