“Asnjë kënaqësi nuk është kalimtare, sepse ndjesia që ajo lë pas mbetet”, ka thënë dikur Johan Volfgang Gëte.
Për të siguruar që ushqimet të japin një ndjesi kënaqësie që zgjat, Liebherr ka zhvilluar teknologji për të ruajtur më gjatë aromat, vlerat ushqyese dhe strukturën e produkteve. Në ftohje, ngrirje ose ruajtje, kombinimi mes temperaturës së duhur e konstante dhe nivelit ideal të lagështisë është vendimtar për të mbajtur freskët ushqimet.
Kërkesat tona për ushqimet dhe ushqyerjen janë rritur në dekadat e fundit. Të ushqyerit në ditët e sotme është më shumë sesa thjesht konsumimi i ushqimit; për shumë prej nesh të ngrënit është para së gjithash një kënaqësi. Për këtë kënaqësi ne jemi gjithmonë të gatshëm për të investuar kohë dhe para për ushqime të freskëta dhe cilësore. Nuk është e çuditshme që gjithnjë e më shpesh e gjejmë veten rrugës për në treg ose dyqanet që ofrojnë produkte bio.
Që investimi për freskinë dhe kënaqësinë t'ia vlejë vërtet duhet që frutat, perimet dhe ushqimet e tjera të ruhen në mënyrën e duhur, sepse luhatjet e temperaturës ndikojnë në cilësinë e produkteve. Për shembull, ngrirja sa më e shpejtë në një temperaturë të ulët luan një rol të rëndësishëm në mënyrë që ushqimet të ruajnë aromat dhe lëndët ushqyese.
Liebherr përdor teknologji inovative të ftohjes dhe ngrirjes për të bërë të mundur që pamja, struktura dhe shija e ushqimit të zgjasë sa më shumë. Meqë është e njohur që pjata ‘hahet nga syri’, ndriçuesit LED me efiçencë të lartë energjie kujdesen për ndriçimin e duhur të pjesës së brendshme të pajisjeve dhe të ushqimeve.
Në afërsi të paqësorit të freskët, në luginën kaliforniane të Salinas, në verë mbi luginë dhe fusha, bie një mjegull e lagësht, e njohur ndryshe dhe si ‘shtresa detare’, e cila parandalon një tharje të perimeve të mbjella në këtë luginë. Dhe kjo klimë është provuar shkencërisht që është ideale për ruajtjen e freskisë së perimeve.
Pikërisht ky efekt ka frymëzuar inxhinierët dhe zhvilluesit e Liebherr, për të krijuar ‘HydroBreeze” në gjeneratën e fundit të frigoriferëve, një mjegull të ftohtë, e cila shtrohet si balsam mbi frutat dhe perimet. Ajo siguron freski për një kohë relativisht më të gjatë dhe përmirëson strukturën, efekti i veçantë dhe mahnitës për jetëgjatësinë dhe freskinë e perimeve dhe frutave. Mjegullimi i ftohtë lidhur me temperaturën në raftin me 0 °C, u jep ushqimeve atë goditje shtesë për qëndrueshmëri më të gjatë dhe siguron një efekt optik mahnitës, i cili aktivizohet çdo 90 minuta për 4 sekonda dhe për 8 sekonda gjatë hapjes së derës.
Kjo është vetëm një prej dhjetëra teknologjive inovative, që mbajnë vulën e Liebherr, gjigandit gjerman të prodhimit të ftohësve dhe ngrirësve, me një histori 68-vjeçare ekspertize ekselente për të garantuar produkte të cilësisë premium. Një biznes familjar dhe shumë krenar për arritjet e tyre, Liebherr padiskutim është një nga prodhuesit më dinamikë, më inovativë dhe më të admiruar në Evropë, për produktet e saj të gjithanshme që përfshijnë zgjidhje të cilësisë premium për ftohje, freskim dhe ngrirje.
Të pajisura me teknologjinë më moderne gjermane dhe një performancë të cilësisë maksimale, frigoriferët dhe freskuesit e verës krijojnë kushtet ideale të ruajtjes së ushqimit dhe verës tuaj në mënyrë të përsosur, dhe më kryesorja gjithmonë të gatshëm për maksimizimin e kënaqëve tuaja.
Frigoriferët supozohet të ftohin. Por, çfarë aftësish të tjera duhet të ketë një pajisje moderne sot? Si mund të përmbushen më mirë nevojat e klientit? Si mund të jetë më efikas, më intuitive dhe modern dizajni i tyre? Liebherr ka një përgjigje shteruese për të gjitha këto pyetje.
I fshehur pas paneleve të kuzhinës tuaj të integruar, Liebherr nuk bie në sy dhe lejon që dizajni i kuzhinës të jëtë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Por, sapo hapni pajisjen, është menjëherë e dukshme se pas derës së saj fshihet diçka shumë e veçantë.
Linja të pastra dhe të përjeteshme nga njëra anë. Elegante dhe ekskluzive nga ana tjetër. Gjuha e re e dizajnit harmonizohet në perfeksion me çdo interior. Përbërësit e xhamit të cilësisë superiore dhe inoksi janë vërtetë mbreslënës. Mjeshtëria e saktë, përkujdesja ndaj detajeve dhe kombinimi harmonik i materialeve, formave dhe ngjyrave krijojnë një estetike tërësisht të kënaqshme. Kjo theksohet në mënyrë delikate nga kocepti i ri i ndriçimit, Light Toëer.
Një frigorifer i mirë është një pajisje e gjithanshme: Përveç konsumit të ulët të energjisë dhe niveleve të ulëta të zhurmës, ai duhet të ofrojë gjithashtu hapësirë të mjaftueshme për ruajtjen e ushqimeve dhe të ketë rezerva energjie rastet kur ato nevojiten. Për këtë arsye, Liebherr nuk i kushton vëmendje vetëm një faktori, përkundrazi ka parasysh të gjitha situatat e përdorimit. Rezultati: pajisjet Libeherr ofrojnë një paketë të plotë të balancuar, të koordinuar në mënyrë perfekte të efikasitetit të energjisë, kapacitetit, nivelit të zhurmës dhe performancës së ftohjes. Pra, për Liebherr të gjitha gjërat e mira janë një paketë me katër element; efikasitetit i energjisë, kapaciteti, niveli shumë i ulët i zhurmës, teknologjia inteligjente. Një kombinim përfekt i këtyre katër elementëve mbron mjedisin dhe ofron zgjidhje përfekte pavarësisht sa e madhe është familja juaj, garanton maksimumin e mundshëm të qetësisë (disa prej pajisjeve arrijnë një nivel ultra të qetë në vetëm 29 dB), ndërsa teknologjia inteligjente rrit ndjeshëm komoditetin tuaj.
Kohëzgjatja që ushqimet ruajnë freskinë dhe aromat e tyre varet kryesisht nga temperatura dhe niveli i lagështisë së ajrit gjatë ruajtjes. Por, edhe gjatë degustimit temperatura luan një rol vendimtar. Shumë ushqime dhe pije e lëshojnë plotësisht aromën e tyre unike vetëm kur serviren në një temperaturë të caktuar. Kështu për shembull, djathi të shijon më shumë kur shërbehet në temperaturën e ambientit sesa direkt nga frigoriferi. Nga ana tjetër, edhe vera ka temperatura të ndryshme servirjeje, sipas llojit të verës.
“E kultivuar me dashuri, e vjetëruar në kantina profesionale dhe e ruajtur në temperaturën e duhur – vera mund të shijohet në më të mirën e saj vetëm me anë të teknologjisë së duhur të ruajtjes”.
Liebherr ka studiuar me dekada kombinimin perfekt ndërmjet temperaturës dhe nivelit të lagështisë dhe njohuritë e përftuara i ka shndërruar në teknologji të ndryshme. Lloje të ndryshme të verës kërkojnë temperatura të ndryshme në momentin e shijimit. Njohësit e verës e parapërgatisin verën e tyre në temperaturën e duhur në pajisjet për ruajtjen e verës. Tek pajisjet Liebherr për ruajtjen e verës kujdeset sistemi elektronik preciz i komandimit në mënyrë që vera e kuqe dhe e bardhë ose shampanja të arrijë temperaturën e duhur të gatshme për servirje. Me temperaturat konstante dhe me nivelin e lagështisë së ajrit mbi 50%, frigoriferët për ruajtjen e verës Liebherr garantojnë që verërat delikate të ruhen në mënyrë optimale dhe madje të maturohen edhe më tej me kalimin e viteve.
*Produktet LIEBHERR i gjeni në showroomet e Vanto Home, partner zyrtar i Liebherr në Shqipëri. Për informacion më të detajuar mund të kontaktoni në numrin +355 67 300 3033 ose në adresën [email protected]