Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Produkte
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    LAST SUPPER

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Jora Kasapi architecture & design

    • Faqja e Studio

      https://jorakasapi.com/index.html

    • Arkitekti

      Jora Kasapi

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2017

    • Sipërfaqja

      215m2

    • Photography

      Artemis Hajdini, Bora Dervishi

    Përshkrimi

    PËRSHKRIMI NGA ARKITEKTI

    Last Supper Tirana është konceptuar të jetë hapsira më e re, më e ngrohtë dhe mikpritëse për grupe shoqërore dhe adhurues Burger-ash. Qëllimi kryesor ishte që të krijohej edhe në Tiranë një vend i veçantë, i përshtatshëm për një gastro-pub, duke kombinuar në të njëjtën kohë të dy eksperiencat, ajo e të shijuarit të një burgeri/vakti kryesor me atë të marrit pjesë në lojëra të ndryshme tavoline dhe në grup, si futboll, karaoke etj., së bashku me shumë shokë, në orët e vona të mbrëmjes.

    Karakteri i vendit është prezent e i mishëruar në zgjedhjen e materialeve dhe në organizimin e hapësirave kryesore. Si pasojë, është krijuar një kuzhinë e hapur dhe trasparente afër me hyrjen kryesore të ambientit, për ti vënë në dijeni klientet për freskinë e produkteve të përdorura, si dhe të gatuarit në moment të pjatave.

    ​Ka një larmi në përdorimin e paternave dhe ngjyrave në Interior. Ky fakt vihet re lehtë në përdorimin e drurit, brezave të paletave të ricikluara, imitimi i betonit në veshjen e mureve, pllakat gri dhe krem në prerje të vogël diku duke imituar stilin retro të mureve të metrove më të hershme europiane, e diku të trajtuara me motivin e kurrizpeshkut, që bëhet ‘leitmotiv’ në trajtimin e të gjithë hapësirës së brendshme.

    Si për ti dhënë pak freski të gjithë atmosferës dhe konglomeratit të materialeve të mësipërme, një pjesë e mirë e mureve trajtohen në ngjyre bruzi (turquoise) të lehtë. Motivi i lartpërmendur i kurrizpeshkut mund të evidentohet kudo në mënyrën së si janë trajtuar dyshemeja (me nje parket shumë special Avatara), mënyra se si janë trajtuar muret e zonës së kuzhinës, si dhe hapësira e të gjithë Barit (pjesa e pijeve).

    Në stil, qëllimi kryesor ishte të mbahej një balancë mes karakterit urban/industrial dhe karakterit më të orientuar drejt natyrës, duke përdorur elementë që ta zgjojnë në shqisa, idenë e saj si bimët e varura dhe Terrariumet e varura apo elementet me strukture metalike që imitojnë pemët e larta me ndriçues të varur nepër to.

    Një vëmendje e veçantë i është dhënë elementëve të realizuar me dorë si ‘Terrariumet’ me kaktuse dhe sukulentë dhe shumë vëmendje iu është dhënë dhe trajtimit të hapësirave të tjera, si: hapësira e brendshme e kuzhinës, tualetet, një zyrë për qëllime menaxhimi në ambient, veranda dhe hapësira e veçantë për ushqim ‘take away’, në fasadën kryesore.

    LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI

    Autori
    Jora
    Vendndodhja

    Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI LAST SUPPER - JORA KASAPI

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Qilimi Shqiptar

      Casanova + Hernandez Architects
      • Planifikim urban
      • +1

      Muratura

      Tharm Architects
      • Arkitekturë

      4M Office

      4M Group
      • Projekt interieri
      Rreth
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • Skuadra
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link