Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    La Coco 'Bakery & Pastry'

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      MED Studio

    • Arkitekti

      Mediana Elezi

    • Tipologjia

      Interior Design

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2022

    • Sipërfaqja

      142 m2

    • Photography

      Sara Bregu

    Përshkrimi

    Kësaj radhe Med Studio vjen përsëri me një objekt me tipologjinë Bakery & Pastry por me një vendodhje tjetër, i cili duket se ka qenë mjaft sfidues për studion.

    “La Coco” është një pastiçeri dhe furre buke në Kamëz (Tiranë, Shqipëri). Synimi kryesor i projektimit ka qenë që ky objekt të rris standartin dhe kërkesat për arredimin e ambjenteve të shërbimit në këtë zonë.

    Objekti pozicionohet në një kryqëzim rrugësh që është ideal për arritshmërinë e tij. Jane dy hyrje, një nga rruga kryesore, dhe një nga rruga dytësore.

    Objekti ka për qëllim që kjo hapësirë të duket një ekspozitor për bukën dhe ëmbëlsirat si, dhe një vend pritje për klientët ku të shijojnë produktet dhe hapësirat e kuruara. Janë përdorur materiale të cilat krijojnë një harmoni me njëra tjetrën duke përcjellë ndjesi pozitive.

    Ajo çka ne shohim sot pas realizimit të projektit është një bashkësi e këtyre elementëve të konceptit fillestar pasuruar me detaje si në formë, teksture, material, dhe ndriçim. Pika kyçe e projektit dhe ajo që i jep një emocion hapësirës është tulla e xhamit, e cila përfaqëson trasparencë, ndriçim, larmishmëri dhe dritë.

    Pjesa e shitjes me pjesën e prodhimit lidhen me njëra tjetrën me anë të një ndarje transparente xhami por gjithashtu komunikojnë me dyer të larta dysheme - tavane me shinë, të cilat mund të rrinë hapur dhe krijojnë një ndërveprim shumë të lehtë mes tyre.

    Përdorimi i materialeve uniformë dhe të afërta me njëra tjetrën vënë në dukje produktin. Gjithashtu veshja me pllakë e mureve siguron një higjenë më të lartë për hapësirën, ndërsa vetë tekstura jep ngrohtësi dhe sfondin e duhur për bukën.

    Janë përdorur edhe elementët metalik ngjyrë rozë për të krijuar një thyerje në gjithë uniformitetin e materialeve të tjera. Gjithashtu kombinimi metal, xham dhe gur është kombinim mjaft i përshtatshëm për atmosferen e objektit që ne dëshironim.

    Objekti është shumë i ndriçuar gjatë ditës nga vetratat e mëdha në të dyja anët e fasadave, por gjatë natës është krijuar një ndriçim i bollshëm,  i përqëndruar për të ekzpozuar produktin por edhe për hapësirën.

    Vlen për tu theksuar fakti që klienti ka qenë shumë bashkëpunues, në këtë mënyrë dhe rezultati përfundimtar ka qenë më i lehtë për tu arritur. Do na bëhej shumë qejfi në qoftë se ju e vizitoni vërtet pastiçerinë.

    P.s Zupat i bëjnë shumë të mira :)

    Autori
    Med Studio
    • Instagram
    Vendndodhja

    Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark La Coco_med studio-pikark

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link