Përshkrimi

Konkursi Tree House Park u bën thirrje arkitektëve të rinj të krijojnë shtëpi në pemë për jetën e përditshme urbane si një tipologji e re që sjell njeriun dhe natyrën më pranë.
Konkursi organizohet në dy faza dhe është i hapur për të gjithë arkitektët e rinj, nën dhe deri në 30 vjeç, të cilët kërkojnë të eksplorojnë mundësitë ekologjike të arkitekturës së shekullit 21. Regjistrimi i konkursit është falas. Faza e parë kërkon që konkurrentët të paraqesin një "deklaratë qëllimesh" me 500 fjalë dhe një portofol të punëve përkatëse deri në 15 Mars, 2021. Faza e 2-të do të fillojë në 1 Prill 2021 me publikimin e 10 finalistëve të zgjedhur nga faza e parë.
Konkursi është vendosur në një territor 19.250m2 në Stamboll, Turqi, në një zonë pyjore në rrethin e Cekmekoy, një zonë banimi me dendësi të ulët në anën aziatike të qytetit. Kjo zonë është shtëpia e 265,000 prej 15.5 milion banorëve të Stambollit dhe ka dëshmuar një rritje të shpejtë urbane në vitet 2000 dhe 2010. Cekmekoy është sot një përzierje e banesave me dendësi të ulët dhe të lartë, por gjithashtu përmban zona natyrore me jetë të egër dhe pyje autoktone.
Qëllimi është të promovohet një mjedis i ri natyror urban i bazuar te jetesa në pyje dhe mes pemëve, me fokus shtëpitë në pemë. Konkursi "Tree House Park" synon të zgjerojë fuqinë e dizajnit te arkitektura e lidhur dhe në harmoni me botën natyrore, si dhe banimin në pemë si fokusi i dizajnit ekologjik. Ky konkurs propozon gjenerimin e ideve arkitektonike dhe aktivitetve në natyrë për një zonë të pyllëzuar që mund të jetë gjithashtu e përshtatshme për zbatim në zona të gjelbërta të mbrojtura në të gjithë qytetin e Stambollit, si një shembull i ruajtjes së natyrës brenda qyteteve në një shkallë globale.

KALENDARI

AFATI I DORËZIMIT TË PORTOFOLIT: 15 MARS 2021

SHPALLJA E FINALISTËVE: 1 PRILL 2021

VLERËSIMI I JURISË: PRILL 2021

NDARJA E ÇMIMEVE: 15 MAJ 2021

ÇMIMET

ÇMIMI I PARË - 8,000 dollarë dhe mundësia për të ndërtuar propozimin.

ÇMIMI I DYTË - 4,000 dollarë

ÇMIMI I TRETË - 2,000 dollarë

7 FINALISTË

* Të gjitha propozimet e dhëna do të publikohen në revista arkitekturore dhe faqe interneti + ekspozita ndërkombëtare.

Lexoni më shumë këtu: http://www.treehouseparkdesign.com/

Vendndodhja

Istanbul, Turkey

mood_bad
  • No comments yet.
  • Add a review