Nëse mendoni se nuk ekziston një gjë e tillë si një pajisje kuzhine me stil, atëherë padyshim që nuk keni parë kurrë një nga Smeg. E njohur për frigoriferët e saj shumëngjyrësh, stil retro të viteve 1950, kompania italiane ofron një sërë pajisjesh prej çeliku inoksi me një nivel të lartë estetike – qoftë një tostier, makinë kafeje, sobë dhe shumë të tjera – të dizajnuara për të sjellë një shpërthim ngjyrash dhe personaliteti në kuzhinën tuaj.
Ne lundruam në Pinterest dhe zgjodhëm disa nga kuzhinat më të ëndërruara që përmbajnë pajisjet Smeg, nga të cilat ju mund të inspiroheni. Më poshtë ju sjellim shtatë kuzhina të mobiluara me Smeg për t’u admiruar.
E vetmja gjë më e mirë se të keni një pajisje tërheqëse Smeg në kuzhinën tuaj është të kesh dy. Rasti në fjalë: kuzhina e një shtëpie plazhi e vitit 1950 pas rinovimit, ku do të gjeni një frigorifer blu pastel dhe furra elegante të bardha në të njëjtin model, të gjitha nga Smeg, që tërheqin vëmëndjen nga dyshemeja e errët në dhomë.
Asgjë nuk e zbukuron një kuzhinë neutrale si një frigorifer me model të guximshëm. Bëjini një nder vetes dhe përdorni një frigorifer Smeg në një ngjyrë vërtet tërheqëse për t’i dhënë jetë një kuzhine monokrome, si frigoriferi mbretëror blu ose ai i veshur me xhins që ne kemi këtu në Arkspace. Xhinsi ka qenë gjithmonë pjesë e imagjinatës së secilit dhe përcjell freski dhe rehati, rebelim dhe stil.
Pak rozë e zbehtë është e nevojshme në një kuzhinë dhe ne I DASHUROJMË pajisjet Smeg në këtë ngjyrë. Ju mund të zgjidhni një tostier Smeg rozë të ndritshëm (në vend të një tradicional) ose të merrni një ide nga projekti i Shoko Design në Poloni, i quajtur «ndjesi verore», kuzhina e të cilit, me frigoriferin e saj rozë, e bën këtë apartament të duket i freskët ashtu si sezoni i bukur.
Po kërkoni një mënyrë për të rinovuar kuzhinën tuaj pa pasur nevojë të punësoni një arkitekt? Një frigorifer klasik i bardhë Smeg, një nga të preferuarit tanë gjithashtu, si ai në kuzhinën e mbretëreshës së dizajnit të brendshëm Jules Villbrandt në Berlin, sjell elegancë në çdo kuzhinë që nuk del kurrë nga moda.
Ëndërroni një mënyrë të thjeshtë për të rimodeluar kuzhinën tuaj në stilin Skandinav? Ndiqni hapat e Tracey Tilley dhe kombinoni një frigorifer Smeg prej çeliku inoks shumëngjyrësh me disa pajisje me finitura prej bakri me shkëlqim për të “shkundur gjërat” pa u larguar nga paleta monokrome e ngjyrave, ashtu siç ka bërë Tilley në shtëpinë e saj në Detroit, Michigan.
Nuk doni më tepër sesa një prekje delikate të ngjyrave në kuzhinën tuaj? Pajisjet me ngjyra të buta, pastel, si frigoriferi blu i Smeg që Stephanie Hill nga blogu Style Bungalow përdori për të mobiluar kuzhinën e saj në një shtëpi me qira, mund të gjallërojë një kuzhinë me paletë të zbehtë ngjyrash pa rënë shumë në sy.
Kur çdo gjë tjetër dështon, mund të mbështeteni gjithmonë te një pajisje Smeg për të sjellë një bukuri “vintage” në kuzhinë. Një frigorifer në ngjyrë të bruztë të zbehtë, si ky në foto me mbështjellëse me akuarel të realizuar nga The Big Easy Kitchen BV, vepron si një element retro tërheqës në një apartament të ngushtë pa mbingarkuar hapësirën e vogël.