Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Hotel Bologna

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Arkiplan

    • Arkitekti

      Alban Birçe Leonard Trashaj

    • Tipologjia

      Hospitality Architecture

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2012

    • Sipërfaqja

      2160m2

    • Kate

      4

    Përshkrimi

    Qasja ndaj një objekti ekzistues përbën gjithmonë një sfidë, pavarësisht nga tipologjia apo madhësia.

    Ndërtesa e hotelit ku do të ndërhynim gjendej buzë detit, në pikën fundore të bulevardit kryesor të Vlores, fillimin e asaj që sot është Lungomare, pranë Shtëpisë së Pavarësisë dhe Portit. Ishte një ndërtesë tre katëshe, me një formë planimetrike tetë këndore, realizuar në fillim të viteve '90. Përbëhej nga restoranti në katin përdhe dhe nga dy kate me nga 11 dhoma secili. Ballkonet e dhomave konturonin gjithë perimetrin e objektit. Qarkullimi ndërmjet kateve bëhej nga një shkallë e jashtme, pa ashensor. Koridoret e brendshme ishin të nëndimensionuara dhe pa dritë natyrale.

     

    Na kerkohej një rikonstruksion i tërësishem i ndërteses, si në fasadë ashtu edhe në planimetri, por duke mbajtur strukturën ekzistuese. Ndërhyrja duhej kryer në faza, pa ndërprerë asnjëherë aktivitetin e restorantit në katin përdhe. Klienti, pavarësisht nga disponibiliteti i kufizuar ekonomik, synonte një rritje të ndjeshme të cilësisë së ambjenteve, në mënyrë që të plotësoheshin kushtet për një çertifikim me katër yje, sipas standarteve italiane të vlerësimit. Përpos zgjidhjes së problemeve të ndriçimit, ajrosjes dhe mirëqenies termoakustike, nevojitej edhe një projektim i detajuar i arredimit të brendshëm, shoqëruar me impiante të domotizuara bashkëkohore.

    Transformimi duhet të ishte sa më i rrjedhshëm, në mënyrë që ndërtesa e re, në formë e në funksion, të perceptohej si rezultat i një objektivi të kërkuar e jo si pasoje e një situate të mëparshme.

     

    Hoteli i ri mban nga ndërtesa ekzistuese vetëm strukturën me skelet beton armé. Një volum i shtuar së dyti mundëson qarkullimin mes kateve dhe krijimin e disa ambjenteve shtesë: një holl, një sallë konferencash, disa dhoma, një bar në taracë.

    Ky volum nga jashtë mbrohet nga dielli me anë të veshjes me dru pishe, që duke u shkëputur nga fasada, ndihmon ventilimin. Orientimi i elementëve të drurit, duke u përdorur në të gjithë gjatësinë e tyre thekson vertikalitetin e volumit për të krijuar një siluetë sa më elegante të objektit në tërësi.

     

     

    Pjesa tjetër e ndërtesës izolohet me kapote termike EPS e veshur me mikroçemento të bardhë. Aritmia e shpërndarjes së dritareve në fasadë shpreh organizimin e brendshëm të dhomave të hotelit, në mënyrë që klientët të zbulojnë hapësira dhe kënde shikimi të reja sa herë që kthehen. Në brendësi të dhomës mobilimi rimerr lojën e fasadës, ngrohtësinë e drurit dhe qetësinë e së bardhës. Dritaret e larta nga dyshemeja në tavan mbulojnë me dritë ambjentin dhe, falë mungesës së ndarjeve, mundësojne një dialektikë vizuale me detin, Karaburunin e Sazanin. Intimiteti i shtresave në dru tek dhomat alternohet me freskinë e shtrimit me gurin e Vranishtit tek ambjentet e përbashkëta.

    Autori
    ARKIPLAN
    • Instagram
    Vendndodhja

    9400, Vlorë, Vlorë, Albania

    Get Directions
    Galeria

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link