Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    HEB’S

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Maden Group

    • Faqja e Studio

      https://madengroup.com/

    • Tipologjia

      Hospitality Architecture, Interior Design

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2020

    • Sipërfaqja

      524.5 m²

    • Photography

      Atdhe Mulla

    Përshkrimi

    Një nga karakteristikat tona si shoqëri është dashuria që kemi për të kaluar kohën e lirë në vendin tonë të preferuar i cili, ndër të tjerash, mund të jetë një kafene, bar apo restorant. Kultura jonë shijon ushqimin dhe kafenë e mirë sidomos në një shoqëri të mirë, pa harruar të përmendim që ne gjithashtu hamë fast food ngadalë. Tiparet kryesore që Maden Group i ka kushtuar vëmendje në projektin Heb’s ishte komoditeti, pamja e veçantë dhe ndjenja “si në shtëpi”.

    Tullat e xhamit janë përdorur në të kaluarën në rastet kur ambientet kishin nevojë për dritë dhe jo pamje … kryesisht në vendet sekondare si tualet, shkallët, etj, ndërsa ne u kemi dhënë atyre vlerë shtesë duke treguar se tullat e xhamit mund të bëjnë mrekulli. Një nga arsyet që kemi përdorur tulla xhami është për shkak të thellësisë së konturit të ambientit, për të krijuar të njëjtën ndjesi në të gjithë konturin duke lyer murin që fshihet pas tullave të verdha të xhamit. Një mjedis me mur xhami ofron lumturi dhe pozitivitet, mjedis i cili do të duket gjithmonë si pranverë.

    heb's restaurant maden group

    Ndër cilësitë e tjera të projektit është gjelbërimi, i cili në vetvete krijon një lidhje midis hapësirës së brendshme dhe të jashtme, si dhe ndriçon dizajnin në tërësi duke e bërë atë të rehatshëm dhe natyral. Gjelbërimi, përveç se krijon një lidhje me natyrën, i jep ambientit një ndjenjë të ngjashme me shtëpinë pasi interierët e shumë shtëpive kanë bimë të shpërndara nëpër dhoma. Për më tepër, “yjet e gjelbër” janë dy ullinj të cilët janë vendosur në fokus dhe mobiljet përreth tyre.

    Fletët e lehta metalike të perforuara në tavan krijojnë një lojë dinamike të dritës dhe hijes dhe i shtojnë hijeshi hapësirës gjatë orëve të ditës, si dhe mbrëmjeve të vona. Dizajni i Heb’s është përforcuar edhe më shumë nga veprat artistike të shpërndara në hapësirë nga artiste Fitore Berisha.

    Ishte e rëndësishme për ne që t’i jepnim një marke të re gastronomike një identitet unik, i cili automatikisht do ta veçonte atë nga pjesa tjetër. Sot, restorantet dhe baret janë transformuar nga hapësira ku njeriu thjesht shkon për të ngrënë, në hapësira krijuese dhe të bukura, ku dizajni i zonave të tilla tërheq vizitorë që përveç se hanë ushqim të shijshëm, bëjnë edhe një foto ose dy!

    heb's restaurant maden group

    Autori
    Anita Tare
    Vendndodhja

    Prishtina, Prishtina, Kosovo

    Get Directions
    Galeria
    heb's restaurant maden group heb's restaurant maden group heb's restaurant maden group heb's restaurant maden group heb's restaurant maden group heb's restaurant maden group heb's restaurant maden group heb's restaurant maden group heb's restaurant maden group heb's restaurant maden group

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link