Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Kopshti dhe shkolla fillore 'Demokracia'

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • Faqja Internetit
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      StudioArch4

    • Faqja e Studio

      https://studioarch4.com/

    • Arkitekti

      StudioArch4

    • Tipologjia

      Educational

    • Statusi

      In construction

    • Viti i ndërtimit

      2022

    • Sipërfaqja

      4485

    • Kate

      3

    • Ekipi

      Lorin Çekrezi, Alba Kuçi

    Përshkrimi

    Shkolla fillore dhe kopshti “Demokracia” është një objekt ekzistues që ndodhet në Valias, i cili do t'i nënshtrohet rikonstruksionit. Propozimi konsiston në ndarjen e funksioneve kryesore në objekte të veçanta të cilat lidhen përmes korridoreve të kalimit.

    Kopshti është një ndërtesë dykatëshe me të cilën ballafaqohemi në hyrje të pronës. Kopshti përbëhet nga një vëllim i thjeshtë kuboid, me dritare që alternojnë nga kati në kat duke imituar një tabelë shahu në mënyrën e tyre të shpërndarjes. Objekti i shkollës ndodhet pranë kopshtit, shtrihet përgjatë pronës dhe është projektuar për një kapacitet prej 500 nxënësish.

    Shpërndarja funksionale e planimetrisë mbetet e pandryshuar ndërmjet kateve, me shkallët e vendosura në sallën kryesore të hyrjes dhe një korridor me klasa të vendosura vetëm në njërën anë të tij. Fasada e godinës kryesore ka një arkitekturë të thjeshtë me dritare që shtrihen deri në lartësinë dysheme-tavan në distancë të barabartë nga njëra-tjetra, me hijëzues betoni që shtrihet deri në 50 cm jashtë perimetrit të fasadës.

    Ndërtesa e administratës ndjek të njëjtin stil, ndërsa në bibliotekë, auditor dhe palestër kemi ndryshime në trajtimin volumetrik, dhe ndryshime në fasadat për t'iu përshtatur funksioneve që ato përmbajnë dhe për të krijuar momente të dritës që hyn nga të çarat në taracë.

    Objekti i shkollës krijon tre oborre të jashtme në shërbim të hapësirave rekreative të shkollës, njëri prej të cilëve është fushë sportive e jashtme dhe një oborr i jashtëm për kopshtin.

    Autori
    StudioArch4
    Vendndodhja

    Valias i Ri, Kamëz

    Get Directions
    Galeria
    Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia Shkolla-Demokracia

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link