Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    COSMOPOLITAN

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      DARA Architecture

    • Arkitekti

      Junilda Karanxha

    • Tipologjia

      Interior Design

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2022

    • Photography

      Genta Karanxha

    • Ekipi

      Genta Karanxha, Bledi Buci, Marsel Zhamo, Lorena Todhri

    Përshkrimi

    Durrësi është qyteti me historinë më elegante, komplekse dhe magjepsëse në Shqipëri, mjafton të përmendim “Bukuroshen e fjetur”.

    Këtë bërthamë, këtë lloj elegance donim ta përcillnim, ta preknim e ta sillnim në ditët tona.

    Me një insistim të jashtëzakonshëm të klientit për një dizajn unik, ndryshe, jokonvencional u përcoll doza e duhur e adrenalinës.

    Nuk kemi të bëjmë me një ambjent të zakonshëm, është një godinë e tëre në trajtën e një koncept-atelier dedikuar modës dhe kryesisht modës italiane.

    Një copëz Milano në bulevardin Epidam, Durrës!

    Pozicionuar si aktivitet në një nga godinat e këtij bulevardi, e sapo rikonstruktuar, me një arkitekturë neoklasike elegante, kontrasti që u kërkua për dizajnin e interiorit ishte një “merge”, një shkrirje e klasikes të pakontestueshme me të renë vibrante.

    Ky koncept-atelier zhvillohet në disa kate dhe dizajnin e krijuar është i lehtë, përfshirës, komplementar, sa i ekuilibruar aq edhe i mbushur me art e instalacione moderne.

    Por asnjë nga elementet e dizajnit nuk del mbi aktorët e vërtetë që janë elementët FASHION, përkundrazi, shërbejnë si një sfond i denjë për ta.

    Kemi një miksazh të përzgjedhur të teknologjisë me artin e artizanalen. Nuk mungon guri natyral travertinë, lyerja me mikroçement, metali ngjyrë bronxi e nuancë të jeshiles në blu, ndriçimi i dedikuar teknik e ai dekorativ, ekspozitorët e dizenjuar enkas, elementet e xhamit etj.

    Hyrja është e konceptuar në trajtën e një holli me lartësi 5 metra, gjë që ka bërë të mundur të shfrytëzohet altimetria në favor dhe të konceptohen mjaft elemente unik si derivate të kësaj lartësie.

    Në të dy anët e hyrjes punohet me elemente vertikale metalike të cilët nuk shërbejnë thjesht për varje por janë pjesë e ansamblit të dizajnit. Një monitor i madh i vendosur pranë një instalacioni të realizuar me allçi dhe me motive floreale përcjell frymën e teknologjiseë dhe shton dinamiken vizuale duke qenë se në të shfaqen sfilata nga pasarela të dizajnerave të famshëm vazhdimisht. Një instalacion  tavanor i realizuar me rrjetë metalike të bardhë i cili rrethon dhe një mori ndriçuesish të varur qelqi i jep tjetër dimension dhe përcjell shumë impakt visual në momentin e hyrjes në koncept store.

    Linjat e kurbëta dhe linjat e drejta elegante gërshetohen harmonishëm me njëra-tjetrën pa krijuar dominancë të panevojshme. Siç e përmenda dhe më parë ELEMENTI FASHION është më i rëndësishmi, por ai merr vlera të pashoqe pranë elementëve të designit të realizuar!

    cosmopolitan

    cosmopolitan

    Autori
    genta.karanxha
    Vendndodhja

    Durrës, Albania

    Get Directions
    Galeria
    cosmopolitan cosmopolitan cosmopolitan cosmopolitan cosmopolitan cosmopolitan cosmopolitan cosmopolitan

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link