Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Core Pilates & Yoga Studio 2

    • Detajet
    • Produktet 2
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      NH Architecture

    • Arkitekti

      Nesila Hajdini

    • Tipologjia

      Fitness

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2020

    • Sipërfaqja

      280 m2

    • Kate

      1

    • Photography

      Liridon Cani

    Përshkrimi

    Nga arkitekti

    Core Pilates & Yoga Studio do të ishte projekti i dytë që do të realizonim pas studios së parë e cila rezultoi e sukseshme dhe klienti pati nevojën për krijuar një ambient të ri, me më shumë hapësirë. Ambienti i përzgjedhur ishte ideal. E para sepse kishte mjaftueshëm lartësi duke krijuar më shumë frymëmarrje.

    E dyta, pozicionimi i ambientit ishte i duhuri! I ndodhur në katin e tretë të qendrës tregëtare Coin, e rrethuar në të gjithë perimetrin verior dhe lindor me një fasadë xhami. Ky orientim favorizonte përdorimin gjatë gjithë ditës, nën ndriçimin natyral, në një hapësirë të mbushur me dritë.

    Thirrja e parë ishte dëshira për të patur një prekje minimale në strukturën e ambientit, duke kërkuar të ruhej pamja e zhveshur e kolonave dhe të tavanit  të zbuluar, kjo për të marrë sa më shumë nga lartësia e disponueshme.

    Nën gjurmët e projektit të parë, u zgjodh një stil minimalist me ngacmime të zbehta brutaliste.

    Kolonat e zhveshura u trajtuan vetëm me llak guri duke lënë në dukje gjithë historinë e krijimit të tyre, së bashku me “cenet” e tyre.

    Ndërsa tavani, në pamundësi për t’u lënë në dukje, për shkak të pajisjeve të shumta, u trajtua me tavan gipsi dhe në vende të caktuara me fletë metalike të shpuara (perforuar) të cilat përkojnë me pozicionet e pajisjeve kur kryhet disipilna e pilatesit. Pjesa tjetër, zonë komunikimi, është kryesisht e lënë homogjene, në ngjyrë blu të errët e cila theksohet me linjat e ndriçimit.

    Planimetria e studios Core Pilates & yoga nga arkitekte Nesila Hajdini
    Planimetria e Core Pilates & Yoga Studio

    Hapësirat

    Dëshira për të krijuar një ambient të rrjedhshëm dhe jo ngurtësisht të ndarë, por që të transformohej sipas nevojave të klasave, duke furnizuar njëkohësisht çdo ambient me dritë natyrale, solli organikisht zgjidhjen e një sistemi me dyer firzamonike për të krijuar në qendër të studios hapësirën e jogës dhe të  klasave private. Një ambient pak më intim i cili formësohet në varësi të nevojave.

    Recepsioni, banaku i kafeterisë dhe lëngjeve të frutave, përcjellin vizualisht klientin drejt dhomave të ndërrimit. Nga ndërthurja e lëvizjes së linjave të këtyre shërbimeve, arritëm të krijonim një depo në hyrje të ambientit, e cila u pa si një domosdoshmëri në projektin e parë të studios së pilatesit.

    Ngjyrat

    Ngjyrat e zgjedhura janë pjësë e identitetit të  brandit të studios, ngjyra të lehta, të ëmbla dhe çlodhëse.

    Këtu mundet të stërviteni me ndjesinë e të qënit jashtë, duke i dhënë përjetimit tuaj një tjetër vlerë, gjë që ishte dhe qëllimi ynë për këtë projekt!

    Bashkëpunime
    ABIESSE shpk

    Electrical and lighting company

    • Instagram
    • Website
    Alumil Albania
    • LinkedIn
    • Facebook
    • Instagram
    Aba mobileri
    Autori
    NH

    Architecture studio

    Vendndodhja

    Tirana, Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria
    Core pilates projekti nga Nesila Hajdini pilates are Core pilates & joga studio, bar and reception area Core pilates projekti nga Nesila Hajdini bari Projekti i studios se Pilatesit dhe joges nga Nesila Hajdini Architecture Yoga room at core piltes studio Core pilates projekti nga Nesila Hajdini pilates are Core pilates projekti nga Nesila Hajdini entrance Core pilates projekti nga Nesila Hajdini channging room entrace Perceptimi i dhomës së jogës nga hyrja e studios Core pilates projekti nga Nesila Hajdini cadillak Core pilates projekti nga Nesila Hajdini pamje Core pilates projekti nga Nesila Hajdini -changing room men Core pilates projekti nga Nesila Hajdini changing room women

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link