Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Bookland

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Martini design studio

    • Arkitekti

      Ingrid Martini

    • Tipologjia

      Cultural

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2020

    • Kate

      1

    • Photography

      Armand Habazaj

    Përshkrimi

    Përshkrim nga Martini Design Studio mbi projektin Libraria Bookland. Sfidën për të dizajnuar një librari, e pranova me shumë kënaqësi. Një tipologji kaq e rrallë interieri, e më tepër në një vit të çuditshem si ky, nuk vjen shumë shpesh. Ndaj e pranova me shumë qejf.

    Mbi të gjitha, jo vetëm që rastisi të jetë një tipologji shumë e veçantë interieri, por edhe vetë struktura e ambientit ishte shumë e pazakontë. Planimetria ka një formë atipike, nuk i ka as dy prej mureve kënddrejtë me njëri-tjetrin. Ndërkohë që ka një mega vetratë të orientuar në jug-perëndim dhe që e bën praktikisht të lundrojë në dritë.

    Prezenca e dy kolonave konstruktive, të dyja në mës të hapësirës, ishte një disavantazh që u përpoqëm ta kthejmë në leitmotif të interierit. Forma e tyre rrethore frymëzoi edhe harqet mbi dhe poshtë rafteve të librave.

    Paleta e ngjyrave që Martini Design Studio zgjodhi të përdorë te libraria Bookland është një kombinim i tre nuancave pastel të së verdhës, kaltrës dhe rozës.

    Plani i shfrytëzimit të librarisë është konceptuar i tillë që të përfshijë edhe disa kënde për qëndrimin ulur, për të rritur dhe fëmijë. Pra, është një  koncept bookstore, i ndryshëm nga libraritë tipike të qytetit tonë, ku jo vetëm mund të shëtisësh ndër rafte dhe të shfletosh, por edhe të ulesh e të lexosh me qetësi nëse ke dëshirë apo dhe të vizatosh.

    Përtej vetratës së stërmadhe ndodhet një verandë e bollshme, e gjelbëruar dhe e ndriçuar, ku mundet gjithashtu të ulesh të shfletosh dhe ta shoqërosh leximin me një filxhan çaj apo kafe.

    Bashkëpunime
    ABIESSE shpk

    Electrical and lighting company

    • Instagram
    • Website
    Martini Design studio
    Interni design
    • Instagram
    • Facebook
    Autori
    Martini Design studio
    Vendndodhja

    Tirana, Tirana, Albania

    Get Directions
    Galeria

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      SEA apartments

      • Apartament

      Kompleks Rezidencial Vilash Bashkëkohore

      Iaarchitects
      • Projekt vile

      Mapei

      Maden Group
      • Projekt interieri
      • +1
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link