Unë nuk e kam ditur që do jem një Arkitekte, që nga fillimi. Kam patur përshtypjen që do e gjej veten në fushat kreative por s’kam qenë e sigurtë për këtë. Besoj fillimisht më ka zgjedhur ajo mua, më pas shumë e lumtur që gjeta veten dhe ajo u kthye në zgjedhjen ideale.
=
Pas punës time të parë prej rreth 2 vitesh në një kompani private, po bëhen 4 vite që nga krijimi i studios së projektimit SAL Architects. Në dukje sipërmarrja të ofron benefitin e lirisë dhe pavarësisë për ti bërë gjërat ashtu si ti i ke menduar dhe kur gjendesh e papërgatitur për sfidat që të ofron e ke të vështirë ti superosh me maturinë apo qetësinë e pretenduar.
6 vite në këtë fushë është shumë herët për të më përcaktuar profesionalisht dhe ka shumë për të mësuar në këtë rrugëtim. Ajo çfarë ngelet e rëndësishme për mua është pasioni me të cilin unë superoj çdo projekt dhe proçesi i krijimit veç sodisfaksionit më ka bërë të kuptoj dhe sesi unë ndryshoj e rritem paralel me të.
Cliché
Arkitektura përfshin shumë gjëra – ne kemi tendencë të fokusohemi në projektimin arkitektural, por kjo nuk përfshin gamën e gjerë në të cilën po vepron arkitektura. Ne kemi mendimin se e gjitha vjen thjesht nga momentet kreative ku skicojmë dhe pretendojmë se ndërtesat shfaqen si me magji, por jo, nuk funksionon kështu.
Ne duhet të mendojmë për ato mundësi gjithashtu si – politikat, materialet, shumë aspekte që kanë impakt në projektim. Ndonjëherë si projektues, ne thjesht e neglizhojmë këtë dhe kjo çon dhe në faktin pse qytetet mund të jenë kaq sipërfaqësorë dhe të mërzitshëm. Projektimi i mirë duhet të infiltrojë dhe në ato fusha- projektimi nuk ka të bëjë vetëm me detajet përfundimtare të një hapësire- duke theksuar që ato janë vërtet të rëndësishme, por gjëja e parë është mënyra sesi ne organizojmë territorin, gjë që lidhet tepër me politikat dhe ekonominë dhe shumë gjëra të tjera për të cilat ne shpesh si arkitektë nuk mendojmë.
Të finalizosh projektin tënd të parë është gjithnjë një moment magjik- apo të shohësh modelin tënd të parë të marrë formën e një ndërtese është mahnitëse. Diçka në mendjen tënde ndryshon dhe ti fillon të kuptosh vërtet këtë proçes – proçesin e projektimit. Ti e sheh një gjë të zbatuar fiks siç e ke imagjinuar dhe kjo e plotëson rrethin e ciklit në të cilin ti gjendesh. Gjithashtu mëson se ka gjëra që nuk je në gjendje ti kontrollosh, por ti po krijon diçka dhe ky është moment shenjues.
Nuk kam arritur në një fazë të tillë ku ta flas e bindur që e kam prekur këtë ndjesi tamam, por mund të theksoj në këtë pikë projektin në vendin tim të lindjes, Shkodër.
Cliché është një projekt i kushtëzuar në një hapësirë publike si ajo e pedonales të këtij qyteti ku dhe arkitektura e fasadave është një element me rëndësi ndaj të cilës nuk mund të qëndrosh indiferente. Një strukturë metalike dhe tërësisht transparente (xhami), e cila krijon katër mini-oborre të brendshme rreth katër pemëve ekzistuese.
Kjo shtëpi xhami i prek dhe i adapton më së miri elementet arkitekturor të banesave në këtë zonë dhe oborret e gjelbëruar dhe dekorativ janë një ndër elementët që e bëjnë këtë hapësirë unike. Në këtë fasadë të gjatë 22m katër panele betoni theksojnë pozicionin e pemëve dhe oborreve të krijuara duke shmangur për rrjedhoje monotoninë dhe efektin serë.
E veçanta e transparencës është se në çdo stinë ndryshimi i pemëve krijon një velaturë ngjyrash që përjetohet nga brenda kësaj shtëpize xhami. Materiali i drurit dhe gurit në mobilim theksojnë natyren e saj, duke e sjellë njeriun me afër përjetimit të kësaj hapësire.
Cliché
Ap4_LIDA, i realizuar në stilin modern të ndërthurur me elemente neoklasike, ku ato me evidentet janë kompozimi i kornizave, dritaret e mëdha dhe tavanet e larta. Kombinimi i ngjyrës së bardhë, krem, bezhë, kafe, gri dhe të zezë balancohet më së miri në një hapësirë e cila përfshin funksionin e ndenjes, kuzhinën dhe ngrënien.
Një ndër hapësirat funksionale e cila përben konceptin e të gjithë apartamentit është korridori. Një hyrje lineare e gjatë, e kompozuar me detajin e kornizave ku gjatë ecjes në të zbulon pozicionin e dhomave dhe tualeteve dhe në fund të tij, si një surprizë, shpaloset e gjithë hapësira e ndenjes e mbushur me dritë, ku lexohen të gjitha materialet dhe ngjyrat e përdorura.
Nuk është e lehtë të japësh këshillë në këtë pozicion, pasi çdo person ka situatë specifike në rrugëtimin e vet. Për mua do thoja, këshilla më me vlerë mund të jetë durimi. Arkitektura është e vështirë dhe është proçes nuk është një rezultat që ti e merr sipas dëshirës, kërkon përkushtim dhe dëshire shumë të madhe.
Tentoni të jeni “zgjuar” – jo gjendje komforti.
Kur je komfort mund të ketë hapësirë për mbingarkesë apo shumë stres në mënyrën sesi ti qasesh ndaj sfidave por nëse je i duruar me veten çdo gjë do të jetë më e lehtë për tu pranuar.
Mund të përmend disa, por Tadao Ando ngelet një ndër influencuesit e mi të parë nga i cili mësova se “arkitektura nuk duhet të flasë shumë, ajo duhet të qëndrojë e heshtur dhe ta lërë natyrën nën maskën e dritës dhe erës. “