nga Enxhi Pepa & Gjergji Llushkaj, "Thresholds of XX century architecture" Universiteti EPOKA
Pas viteve 1960, e vënë përballë parimeve e modernizmit, u shfaq lëvizja e quajtur Neo-Racionalizëm që synonte të minimizonte ndikimin e teknologjisë në arkitekturë dhe t’i jepte prioritet aspekteve sociale dhe kulturore brenda kontekstit urban. Kjo lëvizje u zhvillua kryesisht në Itali ku njihej si “La Tendenza”. Një nga figurat më të spikatura dhe kontribuese të kësaj rryme me projektet, mendimet dhe librat e tij ishte Aldo Rossi, i cili prezantoi konceptin e memories kolektive të qytetit dhe të projektuarit si një shfaqje e përjetimit historik dhe fizik të një hapësire.
Aldo Rossi (lindur me 3 maj 1931, në Milano, Itali) është arkitekti i parë italian që ka fituar çmimin Pritzker në arkitekturë. Ai nuk njihet vetëm si arkitekt, por edhe si projektues, poet, mësues, autor, teoricien dhe artist.
Rossi ka lindur dhe është rritur në Milano, Itali. Familja e tij merrej me prodhimin e biçikletave por Rossi synoi një drejtim akademik si karrierë të tij. Ai ndoqi arsimin e ulët si fillim në Liqenin e Komos dhe më pas në Lecco. Kjo ishte periudha e Luftës së Dytë Botërore. Pas përfundimit të luftës, në vitin 1949, Rossi filloi të ndiqte arsimin universitar në fushën e arkitekturës në Universitetin Politeknik të Milanos, të cilin e mbaroi 10 vjet më vonë dhe u diplomua në vitin 1959. Gjatë kësaj periudhe Rossi kishte filluar të shkruante artikuj arkitekturore. Pas diplomimit ai u bë redaktor i një reviste arkitektonike italiane të quajtur “Casabella-Continuità”.
Ai u largua nga revista në vitin 1964 dhe ndoqi një karrierë tjetër. Rossi filloi të jepte mësim si profesor i arkitektures në institute të ndryshme në Itali, një nga ato ishte dhe universiteti ku ai u diplomua. Një vit më vonë, në vitin 1965 ai botoi librin “The architecture of the city”, një libër arkitekture i cili është bërë gjerësisht pjesë e literaturës së studiuar.
Deri në këtë kohë Rossi nuk kishte vënë në zbatim asnjë projekt, por pas një aksidenti automobilistik që i rrezikoi jetën kjo gjë ndryshoi. Gjatë qëndrimit në spital ai u frymëzua për projektin e varrezave të San Kataldos. Ky qe hapi i parë drejt zhvillimit të tij profesional dhe përvojave të mëtejshme në ndërtim dhe dizajn. Ai realizoi projekte të të gjitha llojeve, që nga vilat dhe ndërtesat e banimit e deri tek komplekset dhe hotelet, vepra të ndërtuara në mbarë botën.
Rossi vizitoi shumë vende, shpeshherë si shkas e ftesave nga shumë institucione të njohura në Gjermani, Shtetet e Bashkuara dhe Zvicër ku jepte leksionet e tij. Jose Rafael Moneo e përshkroi: "Kur historianët e ardhshëm të kërkojnë një shpjegim se përse ndryshuan tendencat shkatërruese që kërcënuan qytetet tona, emri i Rossit do të shfaqet si një nga ata që ndihmuan për të krijuar një qëndrim më të zgjuar dhe me vend." Ky lloj qëndrimi u gjend pothuajse në çdo vepër të Rossit ku shihet përsëritja e elementeve të qytetit në ndërtesat e reja, të cilat shkonin paralelisht me rrjedhën dhe historinë e qytetit.
Në vitin 1976, Aldo Rossi udhëtoi drejt Amerikës, një vend që ndikoi shumë në opinionin e tij dhe i dha atij këndvështrime të reja nga të cilat mund të shikohet konteksti urban social-kulturor. Ishte edhe ky rrugëtim që e frymëzoi të kontribuonte në mënyra të tjera në arkitekturë. Vizatimet e tij nuk u vlerësuan menjëherë nga publiku, por ato më vonë do të shfaqen në muzeun MAXXI në Romë, 17 dhjetor 2020, kuruar nga Alberto Ferlenga. Muzeu ekspozoi rreth 800 vizatime, skica, modele, dokumente, fotografi etj.
Aldo Rossi nuk u njoh vetëm si artist, por meritoi dhe titullin e tij si stilist. Ai projektoi objekte të shumta që magjepsën publikun. Një nga më të njohurat është karrigia “Milano” e projektuar në vitin 1988.
Ishte i gjithë kontributi dhe puna e tij e palodhur që i dha nderin për të qenë arkitekti i parë italian që fitoi çmimin Pritzker në 1990, çmimin më të lartë në këtë fushë.
Aldo Rossi vdiq në 4 shtator 1997, në moshen 66-vjeçare për shkak të plagëve të renda nga një aksident automobilistik.
Rossi mbetet një nga kontribuesit kryesor në ndryshimin e mënyrës së zhvillimit të qytetit dhe projektimit urban. Në librin e tij “Architecture of the city” ai shprehu idenë e tij se faktorët vendimtarë që duhet të udhëheqin vendimet e projektimit urban janë ata që mund të kalojnë testin e kohës, siç është jeta e përditshme e qytetit, rrugët dhe monumentet e tij. Ai argumenton se këto artefakte urbane janë ato që e bëjnë një qytet me vlerë dhe kuptimplotë për t'u studiuar.
"Monumentet i japin strukture qytetit."
Ai i qëndron idesë se qyteti mund të jetojë të kaluaren e tij dhe e portretizon këte fakt tek monumentet.
Në kritikën që i bën modernizmit, Rossi refuzon ta quaje veten postmodernist, sepse ai kurrë nuk ka qenë modernist. Nder kritikat e tij, Rossi shprehet se analizën thelbesore të të kuptuarit të një qyteti dhe historisë ë tij nuk mund ta zëvendësojë impulsi apo dëshira personale e një arkitekti. Ai mendonte se format abstrakte te modernizmit ishin te mangeta, por nga ana tjeter ai nuk e zhvlereson kurre rendesine e kontributit te arkitektit dhe vecanerisht aspektit poetik. Madje, duke u konsideruar si "një poet që ndodhi të jetë arkitekt" nga nje prej antareve te jurise te cmimit te arkitektures Pritzker, Rossi thekson ne librin e tij "Autobiografia Scientifica" se poezia eshte nje shembull i përpjekjes njerëzore për të arritur lumturinë. Në këte mënyre, arkitekti duhet t’i vendosi ne balancë dhe ndërthure të dyja këto aspekte: analizën substanciale pa ndikim personal dhe intuitën poetike njerëzore.
Si arkitekt, në veprat e tij të para, Rossi duhej të përballej me sfidën e densitetit kompleks në qytetet evropiane. Duke e trajtuar këtë me kujdes të veçantë ndaj cilësive të urbanizmit ai fitoi rëndësinë dhe reputacionin që ka deri në ditët e sotme. Është interesante të përmendet gjithashtu se shumë nga veprat e Rossi-t përkufizonin dhe i jepnin kuptim hapësirës ku ndodheshin duke krijuar ndonjëherë edhe nënqendra të reja larg nga qendrat e qytetit. Një shembull i kësaj do të ishte bashkia e Borgoriccos, e vendosur në një zonë fushore të sheshtë pranë Venetos, e cila i solli edhe komunitetit të banorëve më shumë vemendje dhe krenari.
Me njohuritë e tij të zhvilluara për funksionimin e një qyteti, Rossi i projektonte edhe punët e tij publike si një qytet në miniature brenda një ndërtese. E parë në shumë nga modelet e tij, përseritja e elementëve është një nga mjetet që ai përdorte në kërkim të esencës së formave. Rossi besonte se kjo gjithashtu ndihmonte në thjeshtësinë e të ndërtuarit dhe e lejonte atë të rikrijohej lehtësisht. Kjo mënyrë e të menduarit të projektimit do ta bënte atë një kontribues në zgjidhjet e mëvonshme të krizës së mungesës së strehimit.
San Cataldo Cemetery, Modena, 1971
© Eredi Aldo Rossi
Varreza e San Cataldos eshte nje nga veprat me te mirenjohura te Rossit. Ajo sherben si nje nga shembujt me te qarte te idese se tij se si e shkuara duhet te jete pjese ne dhenien e formes se nje vendi duke qene se edhe perdorimi ne lashtesi i asaj zone ishte nje varreze ku ende gjendeshin statuja dhe gure varri. Teksa hyn ne zonen e varrezes ajo te jep pershtypjen e nje fabrike me nje seri ndertesash. Por ne nje shikim te dyte do te vihej re se ndertesa ikonike e kuqe nuk eshte nje structure normale. Ajo nuk ka kate, dyer, dritare dhe as cati. Eshte thjesht ne zhguall me hapje per aksesim, drite dhe disa per te vendosur hirin e trupave. Pamje mbetet ajo e nje fabrike por tashme merr trajten e nje fabrike ku puna ka ndaluar pergjithmone.
Ne kete menyre Rossi e perball shikuesin me vdekjen duke i dhene arkitektures se tij nje aspekt metafizik.
Il Teatro del Mondo, Venice, 1980
©Antonio Martinelli
Në praktikën e tij Rossi gjente gjithmonë inspirim tek teatri. Rossi projektoi Teatro del Mondo, një teatër lundrues. Kjo vepër e mrekullueshme, vazhdon të ruajë praninë e saj në memorien kolektive të Venedikut, edhe pse pas lundrimit në detin Adriatik, kjo strukturë prej druri do të duhej të çmontohej për tu përdorur sërish. Ky projekt e bëri Rossin të njohur në një nivel ndërkombëtar.
Friedrichstadt Housing Block, Berlin, 1981
©Palladium Photodesign
Kjo ishte e para nga shumë projekte të Rossit në Berlin në bashkëpunim me Gianni Braghieri. Të dy dizenjuan diçka ndryshe, një kolonë cilindrike të bardhë që bie në sy dhe çatite prej bakri. Në të njëjtën kohë ruante traditën arkitekturore dhe elementët ekzistues. Ky projekt karakterizohet nga varieteti i apartamenteve që ndikojnë në fasadën dinamike. Elementi vertikal jeshil është përdorur për të theksuar dinamizmin e kësaj fasade.
Piazza Nuova, Perugia, 1982.
Piazza nisi të ndërtohej, por nuk u përfundua kurrë. Megjithatë, projekti tregon synimin e Rossit për të demonstruar temat urbane që lidhin traditën historike të një qyteti me nevojat e kohës.
The Il Palazzo hotel, Fukuoka, 1987.
Il Palazzo, ©NACASA & PARTNERS INC.
Ky ishte projekti i parë i Rossit nga shumë projekte japoneze që pasuan më vonë. Është ndikuar nga arkitektura lindore dhe perëndimore. Forma të pastra dhe travertini i kuq iranian që mbulon fasadën, me arkitra bakri të ndryshkur kimikisht, qëndrojnë buzë lumit dhe i japin ndërtesës një pamje pothuajse utopike.
Rafti i librave ‘Piroscafo’.
Rossi përmbushi detyrën e tij si një dizajner kur filloi të dizenjonte mobilje. Koncepti i raftit të librave lindi nga fasada e një ndërtese. Edhe mobiljet që ai dizenjoi duket se ndjekin qasjen neo-racionaliste të Rossit.
Karrigia ‘Parigi’.
Karrigia Parigi erdhi si një përpjekje për të krijuar një mobilje që përshtatet me ambientet e shtëpisë por dhe të zyrës. Fokusi i dizajnit nuk është efikasiteti, por komoditeti dhe veçantia. Në pamje të parë duket e ngurtë, por sipër skeletit elegant të aluminit është vendosur ndenjëse dhe mbështetëse poliuretani me ngjyrë të ndezur të kuqe.
Aldo Rossi dhuroi një kontribut të rëndësishëm në fushën e arkitekturës me mënyrën e tij innovative të të menduarit dhe dizenjuarit që vuri në pikpyetje praktikat standarte të kohës. Metodat e tij influencuan shumë në idealet që duhen ndjekur te formimi apo ndryshimin e një qyteti dhe për shumë profesioniste të fushës mbeten frymëzuese edhe sot. Në mënyrë të ngjashme jo vetëm idetë por edhe projektet e tij e kanë kaluar testin e kohës duke formëzuar hapësirën dhe jetesen e qyteteve dhe komuniteteve ku ato janë ndërtuar.