F&M Ingegneria kërkon të punësojë Inxhinier ndërtimi – Strukturist Junior per degën e saj në Tiranë. Trajnime dhe praktike pranë zyrave F&M në Venecia.
Detyrat
Të hartojë vizatimet, raportet finale dhe preventivat e objekteve civile dhe industriale.
Te kete njohuri mbi modelimin e strukturave ne Revit (BIM).
Të kete njohuri mbi programet llogaritese te strukturave (Sap2000, Etabs ose MidasGen) duke iu referuar normave dhe standarteve europiane të projektimit.
Kualifikimet
Diplomë Master per inxhinieri civile, preferohet Profili Strukturist.
Përvojë pune minimumi 2 vjet në projektim.
Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, Revit si dhe të ketë njohuri të Paketës Office.
Të asistojë në projektimin strukturor për projekte kryesisht ndërtesa në zonën e Ballkanit dhe veçanërisht në Shqipëri.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizuese.
Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
Të ketë njohuri te mira te gjuhes italiane dhe angleze (preferohet certifikate e nivelit B2, C1).
Të jetë rezident në Tiranë.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën:
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.