Markingplan është një firmë arkitekturore, e themeluar në Tiranë 2002, duke ofruar Dizajn të integruar të Disiplinave të Plota si dhe Menaxhim Projektesh.
Ata janë në kërkim të një arkitekti/e që plotëson këto kushte:
-Të ketë përfunduar studimet e larta në Arkitekturë
-Minimumi 2 vite përvojë në projektim
-Njohuri të mira dhe përvojë në aplikimet për leje ndërtimi
-Komunikim të mirë dhe sens të punës në grup
-Njohje të mire të gjuhës angleze
-Aftësi shumë të mira kompjuterike në përdorimin e programeve: Autocad 2D & 3D, Lumion /3D Studio Max, SketchUp, Adobe Photoshop, Microsoft Office etj.
-Përdorimi i programit REVIT është një vlerë e shtuar për çdo aplikues.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV dhe Portfolio (≤ 10 mb) në adresën e emailit: [email protected]
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë!