Identifikohu ose Regjistrohu
0
Publikoni
    • Kreu
    • Projekte
    • Profesionistë
    • Kompanitë
    • Punësim
    • Blog
    • English
    Publikoni

    Shtëpia e Kuqe, Shqipëri

    • Detajet
    • prev
    • next
    • Shiko në hartë
    • prev
    • next
    Të dhëna mbi projektin
    • Studio

      Pacarizi

    • Tipologjia

      Residential Architecture

    • Statusi

      Completed

    • Viti i ndërtimit

      2025

    • Sipërfaqja

      350 m²

    • Photography

      Gezim Pacarizi, Lundrim Karameta

    Përshkrimi

    Shtëpia e Kuqe

    Pacarizi Studio

    www.Pacarizi.com, [email protected]

     

    Konteksti

    Shtëpitë unifamiljare përfaqësojnë më shumë se 50% të të gjitha ndërtesave në Shqipëri. Jeta familjare ka ndryshuar. Modelet ekzistuese, një përzierje mes traditës dhe bahskëkohores, nuk i përgjigjen më sfidave të reja.
    Plakja e popullsisë, emigrimi i brezave të rinj dhe rritja e lëvizshmërisë kanë zbehur dallimin mes banesës së përhershme dhe asaj të pushimit, mes qytetit dhe periferisë.

     

     

    Shtëpia e Kuqe  synon t’i përgjigjet kësaj teme, përmes një arkitekture që kupton dhe shfrytëzon potencialin dhe kushtet klimatike të zonës. Kjo shtëpi me kosto të ulët dhe teknologji të thjeshtë ofron një shembull të një ekonomie ndërtimi lokale dhe qarkore.

    Cilësia e saj arkitekturore qëndron në rezistencën ndaj shoqërisë konsumatore, duke ofruar një mjedis jetese të rehatshëm dhe të shëndetshëm. Arkitektura bëhet një ftesë për të kuptuar dhe shijuar thjeshtësinë e jetës në fshat dhe dhuratat e natyrës, ndërsa në heshtje shndërrohet në një portret të njerëzve që jetojnë brenda saj.

     

    Arkitektura

    Shtëpia është rezultat i barazpeshës mes jetesës e jashtme dhe të brendshme në kopshtin e një fshati bregdetar me ullinj, shegë dhe pemë portokalli.

     

    Planimetria e katit përdhe

    Ky oborr, qendra e shtëpisë, pjesërisht e mbuluar, funksionon si një hapësirë e vërtetë jetese verore, duke lidhur të gjitha pjesët e shtëpisë dhe duke ftuar banorët të shijojnë kopshtin dhe pamjet.

    Kjo hapësirë teatrale lejon një arkitekturë që shikon brenda vetes. Ajo që sheh përmes dritares është një peizazh, një pemë, por edhe vetë arkitektura. Kjo aftësi e arkitekturës për të qenë e mjaftueshme në vetvete bëhet tema qendrore e projektit. Volumi ditor dhe i dhomave të gjumit është organizuar rreth një oborri të hapur me pishinën në qendër. Shkallët monumentale vazhdojnë hapësirën e oborrit deri në nivelin e çatisë, duke hapur pamje drejt peizazheve të afërta dhe të larg

     

     

    Red-house-AlbaniaPlanimetria e katit të parë
     

    Qëndrueshmëria

    Struktura bazë është prej betoni. Muret e jashtme janë ndërtuar me tulla lokale të zbrazëta me trashësi 46 cm.

    I gjithë izolimi termik është realizuar me një përzierje kashte, rëre dhe gëlqereje me hirrë si lidhës. E njëjta përzierje është përdorur për të gjitha suvatimet. Çimentoja është zëvendësuar me hirrë.

    Oksidi i hekurit të kuq është përzier në material dhe është aplikuar në të gjithë sipërfaqet. Kombinimi hirrë–gëlqere është një material “i gjallë” pothuajse i përjetshëm, çka do të thotë se shtëpia nuk do të ketë kurrë nevojë për rilyerje.

    Prerje gjatësore nga oborri

    Dyshemetë janë prej mermeri lokal me nuancë rozë, pjesërisht dhe me parket bungu. Hirrën e kemi blerë nga fermat përreth ndërsa gëlqeren e kemi prodhuar vetë.

    Ndërtimi pothuajse nuk gjeneroi mbetje. Dritaret e mëdha fikse kufizojnë pamjet dhe lejojnë hyrjen e dritës, ndërsa vetëm dritaret e vogla hapen për ventilim natyror. Ekipet lokale prej katër deri në pesë punëtorë ndërtuan shtëpinë, e cila u thjeshtua maksimalisht për të rritur hapësirën e përdorshme dhe për të ulur koston e pajisjeve të shtrenjta.

     

    Qëndrueshmëria u arrit përmes thjeshtësisë, duke ndërtuar lokalisht, duke përdorur materiale natyrore dhe duke krijuar një shtëpi që klientët e duan vërtet.

                    Prerje gjatësore nëpër hapësirën e ditës
    Autori
    Pik Ark
    Vendndodhja

    Lezhë, Albania

    Get Directions
    Galeria
    red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi red-house-gezim-pacarizi

      Ju gjithashtu mund të jeni të interesuar në

      Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës

      XPLAN STUDIO
      • Arkitekturë publike

      Sunny Hill Apartment

      Studio27
      • Projekt interieri

      Ioanian Coast Minimal Villa

      andoni studio
      • Projekt vile
      • +2
      Rreth
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt
      Na Ndiqni
      • Facebook
      • Instagram
      • Linkedin
      Bëhu pjesë
      • Regjistrohuni si Arkitekt
      • Regjistohuni si Biznes
      • Politikat e privatësisë
      • Rreth nesh
      • T: +355 682079978
      • Kontakt

      Shportë

        • Facebook
        • Twitter
        • WhatsApp
        • Telegram
        • LinkedIn
        • Tumblr
        • VKontakte
        • Mail
        • Copy link