Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Paçarizi Studio
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
Gëzim Paçarizi
-
Tipologjia
Cultural
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2020
-
Sipërfaqja
112m2
-
Kate
3
-
Photography
Gëzim Paçarizi
-
Ekipi
Enesa Xheladini
Përshkrimi
“Muzeu i Nënës Terezë” në Prizren, paraqet një përpjekje arkitektonike të shkëlqyer për përdorimin e hapësirës në një mjedis të kufizuar. Fitues i një konkursi arkitektonik në vitin 2009, ky projekt është një pikë referimi në qytet. I vendosur përballë Katedrales katolike të Prizrenit, muzeu ka edhe një lidhje emocionale e historike me vendin, pasi aty janë kurorëzuar prindërit e Nënës Terezë. Hapësira e vogël ku është vendosur, një sipërfaqe prej 112m2 , është përdorur me një mjeshtëri të jashtëzakonshme. Projekti i ndërtuar rreth idesë së hapësirës së zbrazët, pa një program të saktësuar paraprakisht, ka sjellë një rezultat të shkëlqyer. Një hapësirë e krijuar nga tri blloqe, njëri mbi tjetrin, zënë vend në një anë të rrugës duke nxjerrë në pah tri dritaret e vetme, në relacion me trashëgiminë e qytetit. Ndërsa, muzeu shfaq thjeshtësi në formën e tij të jashtme, ai shfaq poashtu edhe një pasuri të brendshme hapësinore. Përdorimi i dritës nga lart dhe lëvizja e volumeve vertikalisht dhe horizontalisht, bëjnë që objekti të duket më i madh dhe të ofrojë një përvojë mahnitëse për vizitorët. Thellësia e dizajnit të brendshëm është e përqendruar në hapësirat e larta vertikale, duke përdorur lojën e dritës dhe të hijes për të zbuluar detaje në katet e sipërme. Pa marrë parasysh në cilin kat të ndërtesës gjendeni, jeni gjithnjë në të njëjtën hapësirë.
Loja e dritës dhe zhvendosja e volumeve të thurura vertikalisht dhe horizontalisht, bëjnë që muzeu të përjetohet shumë më i madh sesa realiteti. Nga jashtë, Muzeu nuk ndryshon nga shtëpitë e vjetra të lagjes, shihen tri volume, njëri mbi tjetrin, me nga një hapje të vetme për secilin kat. Këto volume janë të pozicionuara mbi rrugë në secilin kat, duke komunikuar me qytetin dhe rrugën, por edhe duke mbrojtur hyrjen e ndërtesës nga reshjet. Thjeshtësia e jashtme e ndërtesës, fsheh një pasuri të madhe hapësinore nga brenda. Drita që vjen nga lart qartëson shikimin dhe zbulimin e hapësirave në katet e sipërme të mbuluara me një gjysmë hark të shpuar me 18 hapje zenitale. Kati i parë dhe i dytë funksionojnë si galeri përreth hapësirës kryesore. Në bodrum është një sallë projeksionesh për konferenca, shoqëruar me hapësirat teknike. Harku në kulm shenjon ndërtesën publike, ngaqë shumica e ndërtesave të vjetra në Prizren janë të mbuluara me harqe dhe kube në kontrast me çatitë me tjegulla të kuqe të shtëpive të banimit.
Vendndodhja
Prizren, Kosovo