Të dhëna mbi projektin
-
Studio
Studioarch4
-
Faqja e Studio
-
Faqja e Arkitektit
-
Tipologjia
Commercial
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Photography
Besart Cani
Përshkrimi
Harli Kafe është një zinxhir kafenesh i vendosur në nyje të ndryshme të qytetit të Tiranës. Ky lokacion specifik është në Rrugën e Barrikadave, e cila është një zonë me trafik shumë të lartë gjatë ditës dhe natës.
Propozimi ynë për kafenë merr në konsideratë fluksin e lartë të klientëve gjatë llogaritjes së kapacitetit duke krijuar një shpërndarje të balancuar të hapsirave te stafit dhe shërbimeve ndaj klientit. Banaku ndodhet në fund të hapësirës, por perceptohet lehtësisht përmes fasadës prej xhami ne hyrje.
Hapësira është e ndarë në tre zona kryesore që janë zona e brendshme, një zonë pjeserisht e jashtme e cila mund të shndërrohet lehtësisht në ambient të brendshem duke mbyllur elementët rrëshqitëse te fasadës, dhe një zonë e jashtme. Një element i fortë i arkitekturës së tij është tavani i varur i përbërë nga rrjetë 3D drejtkëndëshe me ngjyrë bakri, e cila theksohet nga dritat led poshtë saj, duke hedhur hijet e rrjetës në tavan.
Paleta e ngjyrave është një kontrast i fortë midis rrjetës së tavanit me ngjyrë bakri, blusë së thellë të përdorur në mure dhe bar dhe një ngjyre të ngrohtë të verdhë dhe druri të përdorur në disa prej mobiljeve.
Vendndodhja
Tirana, Albania