Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade, ndryshon vendin çdo dy vjet. E themeluar në fillim të viteve 1990, Manifesta rimendon lidhjen midis kulturës dhe shoqërisë civile, duke hulumtuar dhe nxitur ndryshime pozitive shoqërore përmes kulturës bashkëkohore në dialog të ngushtë me sferën shoqërore të qytetit nikoqir dhe komuniteteve të tij. Manifesta vazhdimisht ka befasuar me zgjedhjen e vendeve mikpritëse, të cilat pasqyrojnë ADN-në gjithnjë e në ndryshim të Evropës për të hedhur dritë mbi një botë që përcaktohet nga ndryshimi i imperativave etike dhe estetike. Manifesta, si një ngjarje që përsëritet, është shëndërruar vetë në një instrument shumë – shtresor dhe gjithëpërfshirës të projekteve të angazhimit qytetar.
Manifesta 14 Prishtina po mbahet në Prishtinë, Kosovë. Manifesta 14 Prishtina synon të mbështetë qytetarët e Kosovës në ambiciet e tyre për të rikthyer hapësirat publike dhe për të rimenduar të ardhmen e kryeqytetit të tyre si një metropol me mendje të hapur në Ballkan dhe në Evropë përmes zhvillimit të një institucioni të ri kulturor për Kosovën dhe rajonin e saj.
Urban Vision, Carlo Ratti Associati
Manifesta 14 / Fabrika e tullave, 24 June. Fotografia © Atdhe Mulla
Një nga shtyllat kryesore të Manifesta, Bienales Nomade Evropiane, është fokusi i saj i fortë në zhvillimet urbane brenda qyteteve nikoqire. Për secilin edicion të Manifesta, që nga Manifesta 12 Palermo, prodhohet një hulumtim i thelluar urban i cili ekzekutohet nga një ndër studiot kryesore ndërkombëtare të arkitekturës. Manifesta 12 ftoi zyrën e mirënjohur të arkitekturës OMA të bazuar në Rotterdam dhe në edicionin e 13 në Marseille përzgjodhi Winy Maas të MVRDV për të krijuar vizionin urban. Për Manifesta 14 Prishtinë 2022 është zgjedhur zyra me qendër në Torino Carlo Ratti Associati (CRA).
Vizioni urban funksionon si një hulumtim para-bienal ashtu edhesinjë plan afatgjatë për të identifikuar strategjitë, vendet, komunitetet dhe temat kyçe për qytetin. Vizioni urban informon se si Manifesta 14 do të marrë formë brenda kontekstit lokal, por më e rëndësishmja të propozojëse si qyteti i Prishtinës mund të transformohet duke rimarrë hapësirën publike nga qytetarët e saj.
Ekipi i dizajnit multidisiplinar i CRA ka propozuar një metodologji të re të fokusuar në urbanizmin pjesëmarrës, e cila do të testohetpër herë të parë në Prishtinë. Metodologjia përbëhet nga tre faza të ndryshme. Faza fillestare, e cila u zhvillua nga fillimi i marsit 2021, përbëhej nga një seri e gjerë hartash të Prishtinës, kryesisht duke parë gjendjen e hapësirës publike të qytetit. Kjo ndihmoi në ndriçimin e modeleve të fshehura hapësinore dhe shoqërore, si dhe për të shquar vende kyçe-sheshe dhe rrugë, parqe dhe zona të gjelbra -që aktualisht janë të papërdorura ose të keqpërdorura.
If we stay naturally, Bora Baboçi
Nëse rrimë natyrshëm, 2022, © Bora Baboçi. Foto © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Imazhet dalin brenda dhe jashtë kujtesës. Ato përsëriten, ndonëse pandryshueshëm zhvendosen dhe bredhin, duke ndryshuar përgjithmonë orientimin dhe aleancat.
Në veprën e saj, Bora Baboci eksploron natyrën e pakapshme të kujtesës përmes procesit të kompozimit të mishëruar. Ajo vizaton mbi një botë imagjinare të cilësive ujore, thellësitë e saj bëhen sipërfaqe, transparencat zbehen në opacitete mes imazheve në dukje të pafundme të narracionit të brishtë.
Vepra përbëhet nga një vizatim rrëmbyes, ëndërrimtar – një kompozim në pritje – dhe filmime të hetimit bashkëpunues të artistes me koreografin Gentian Doda. Të dy ofrojnë udhëzime për vizitorët mbi mënyrat e bashkëveprimit me përbërjen – dhe kështu për pjesëmarrje në bërjen e saj. Në pyetjen e saj jolineare dhe të përsëritshme, artistja reflekton se si perceptimi i përkatësisë, rrëfimet e origjinës dhe cilësitë e tyre në dukje të natyrshme ndodhin brenda kufizimeve të trupit, hapësirës dhe kohës, duke qenë në mënyrë të pashmangshme në kundërshtim me të trija. Në këtë kontekst, ajo mban shoqëri me shkrimtaren amerikane Gertrude Stein, e cila përsiat se “kompozimi nuk është aty, ai do të jetë aty dhe ne jemi këtu. Kjo është ca kohë më parë për ne natyrshëm”.
When the sun goes away we paint the sky
When the sun goes away we paint the sky, 2022, © Petrit Halilaj. Foto © Manifesta 14 Prishtina / Arton Krasniqi
Kur Hoteli Grand në Prishtinë hapi dyert më 1978, e transformoi atë që dikur ishte fundi i qytetit në qendër të re të gjallërishme. Ndonëse pesë yjet i janë hequr një nga një gjatë viteve, dhe dritat në logon e saj ikonike janë fikur, njerëzit në Prishtinë ende sillen rreth Grandit si toka rreth diellit. Për kontributin e tij në Manifesta 14 Prishtinë, Petrit Halilaj e ka transformuar përkohësisht logon e errësuar në majë të hotelit në thirrje poetike për bashkëbanorët: “Kur dielli perëndon, ne e ngjyrosim qiellin”.
Duke cituar 12-vjeçaren Njomza Vitia, logoja e re kombinon shkronjat ekzistuese me disa shtesë – të gjitha të ndritura. Si fillimi i një plafi të ndritshëm yjesh që shpërndahen për ta mbushë qytetin, artisti ka rimarrë dhe rikonfiguruar yjet origjinale të hotelit.
Njerëzit nga Kosova janë ftuar dhe ende ftohen të krijojnë kolektivisht këtë konstelacion të ri, duke i bërë dhe shfaqur yjet e veta. Jo më simbol i luksit, yjet janë të lira të nënkuptojnë vlera të tjera, të mishërojnë dëshira të reja, të kërkojnë dëshira dhe synime të ndryshme.
Spider’s Envy
Zilia e merimangës, 2022, © Genti Korini. Foto © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha
Një artist dhe një kritik vërtiten rreth njëri-tjetrit në një gërmadhë moderniste labirinti. Të përfshirë në një ekzaminim të hollësishëm të modernizmit, që çuditërisht ndërmend ligjërimin bashkëkohor, të dy kundërshtarët vendosin realizmin kundër abstraksionit dhe “njeriun e ri” socialist kundër homologut “të vet” të degjeneruar borgjez. Linjat e tyre të përkundërta të mendimit burojnë nga mendja e të njëjtit person: historianit shqiptar të artit Alfred Uçi.
Kritika e tij sulmuese e estetikës moderniste, Labirintet e Modernizmit, e botuar në vitin 1978, ndihmoi në forcimin e doktrinës së realizmit socialist në Shqipërinë komuniste. Ajo e ndihmoi persekutimin e artistëve të panumërt që mendoheshin se shpërudheshin nga diktatet e saj. Genti Korini vë përballë një inskenim neo-noir të dialogut të brendshëm të Uçit me një dosje të shërbimit sekret që denoncon një artist për estetikën e tij.
Korini luan me figurativitetin modernist të artistit si merimangë, si endës iluzionesh, krijesë sa e admiruar për kreativitetin aq edhe e përbuzur për tradhtinë e vet. Megjithatë, kush është merimanga e kush preja? Dhe kush kë e fut në kurth në cilin mashtrim?
Burimi: Manifesta 14