Të dhëna mbi projektin
-
Studio
StudioArch4
-
Faqja e Studio
-
Arkitekti
StudioArch4
-
Tipologjia
Educational
-
Statusi
In construction
-
Viti i ndërtimit
2022
-
Sipërfaqja
4485
-
Kate
3
-
Ekipi
Lorin Çekrezi, Alba Kuçi
Përshkrimi
Shkolla fillore dhe kopshti “Demokracia” është një objekt ekzistues që ndodhet në Valias, i cili do t'i nënshtrohet rikonstruksionit. Propozimi konsiston në ndarjen e funksioneve kryesore në objekte të veçanta të cilat lidhen përmes korridoreve të kalimit.
Kopshti është një ndërtesë dykatëshe me të cilën ballafaqohemi në hyrje të pronës. Kopshti përbëhet nga një vëllim i thjeshtë kuboid, me dritare që alternojnë nga kati në kat duke imituar një tabelë shahu në mënyrën e tyre të shpërndarjes. Objekti i shkollës ndodhet pranë kopshtit, shtrihet përgjatë pronës dhe është projektuar për një kapacitet prej 500 nxënësish.
Shpërndarja funksionale e planimetrisë mbetet e pandryshuar ndërmjet kateve, me shkallët e vendosura në sallën kryesore të hyrjes dhe një korridor me klasa të vendosura vetëm në njërën anë të tij. Fasada e godinës kryesore ka një arkitekturë të thjeshtë me dritare që shtrihen deri në lartësinë dysheme-tavan në distancë të barabartë nga njëra-tjetra, me hijëzues betoni që shtrihet deri në 50 cm jashtë perimetrit të fasadës.
Ndërtesa e administratës ndjek të njëjtin stil, ndërsa në bibliotekë, auditor dhe palestër kemi ndryshime në trajtimin volumetrik, dhe ndryshime në fasadat për t'iu përshtatur funksioneve që ato përmbajnë dhe për të krijuar momente të dritës që hyn nga të çarat në taracë.
Objekti i shkollës krijon tre oborre të jashtme në shërbim të hapësirave rekreative të shkollës, njëri prej të cilëve është fushë sportive e jashtme dhe një oborr i jashtëm për kopshtin.
Vendndodhja
Valias i Ri, Kamëz