Të dhëna mbi projektin
-
Studio
HSC Studio
-
Tipologjia
Interior Design
-
Statusi
Completed
-
Viti i ndërtimit
2021
-
Sipërfaqja
70 m2
-
Photography
Hektor Canaj
Përshkrimi
Zyra-B ka një sipërfaqe prej 70 m2 dhe është e ndarë në 3 hapësira. Hyrja është menduar si një paradhomë për pritjen e personave duke krijuar një ambjent relaksi dhe me fasilitetet që nevojiten gjate kohës së pritjes. Hapësira kryesore e zyrës e ndarë me fasadë xhami me paradhomen duke e bërë më intime pjesën e qëndrimit në pritje. Tualeti është i fshehur në mur të padukshëm dhe ka hapësirën e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e klientit dhe personave të ftuar.
Stili i përdorur është modern por edhe ‘cozy’ për zyrat tradicionale të krijuara. Format dhe ngjyrat e përdorura në elementët përbërës janë të guximshme por edhe të përshtatura me personalitetin e klientit. Funksionaliteti i hapësirës në dispozicion është shfrytëzuar në maksimum duke dhënë hapësira të mjaftueshme për nevojat e klientit, duke lënë ndjesinë e një zyre me sipërfaqe më të madhe.
Gjithashtu klienti ka hapësirën e shtimit të pjesëve personale të tij me të cilat ai identifikon veten me kalimin e kohës.
Vendndodhja
Vlorë, Albania