Rubrika e sotme "Në Vëmendje" fokusohet në Anupama Kundoo, arkitekte indiane e cila që në fillimin e karrierës së saj u përqëndrua në hulumtimin e teknikave tradicionale dhe materialet lokale të ndërtimit në përpjekje të ndërtimit të shtëpive të përballueshme dhe të qëndrueshme.
Anupama Kundoo lindi në vitin 1967 në Pune, Indi dhe u edukua si arkitekt në Mumbai para se të ndërtonte një seritë konsiderueshme projektesh në Auroville, qyteti eksperimental në Puducherry nga viti 1990 deri në 2005. Duke punuar në këtë mjedis, ajo zhvilloi një projekt kërkimi afatgjatë në teknologji ndërtimi të qëndrueshme dhe me një qasje eksperimentale ndaj ripërdorimit të materialeve dhe metodave të lokale të ndërtimit.
Për të, puna fillon dhe mbetet pranë nevojës së thellë njerëzore për të pasur qëllim, strehim dhe ndërvrepim shoqëror.
Praktika e Anupama-s është holistike, e cila kombinon hulumtimin, eksperimentimin dhe mësimin për të ndërtuar arkitekturë jashtë kornizave tipike të cilat nxiten nga nevojat tregëtare të zhvilluesve.[1]
Procesi i saj i projektimit është një ndërthurje midis kërkimit dhe eksperimentimit i cili zakonisht përfshin artizanë vendas, materiale të përpunuara me dorë, eksperimentim dhe metoda të qëndrueshme pune.
Për të, puna fillon dhe mbetet pranë nevojës së thellë njerëzore për të pasur qëllim, strehim dhe ndërvrepim shoqëror.[2]
Në vitin 2021, qasja e saj inovative u shpërblye me Çmimin Charles Jencks për vitin 2021 dhe Çmimin Auguste Perret për Teknologjinë në Arkitekturë.
Këtu janë disa nga projektet e saj më të njohura:
Wall House ( Shtëpia Mur ) ndodhet jashtë kufijve të planifikuar të qytetit të Auroville, në Auromodele, një zonë e caktuar për kërkime dhe eksperimente. Njëkohësisht dhe rezidenca e vetë arkitektes, plotësonte në mënyrë kompakte nevojat e përditshme, ndërsa zgjerohej pa mundim për të mirëpritur myafirët. Ajo u përpoq jo vetëm të ripërcaktonte programin e ndërtimit për një rezidence private; por testoi risi të ndryshme hapësinore dhe teknologjike për t'u implementuar në projekte të tjera. Për nga hapësira, ky projekt ripërcaktoi kufijtë dhe hapësirat kalimtare në përgjigje të kushteve klimatike dhe jetesës bashkëkohore.
Teknologjikisht, ky projekt përfshiu materialet lokale në mënyra inovatore dhe krijuese duke marrë parasysh krizën e burimeve globale dhe urbanizimin e shpejtë. Dizajni i peizazhit, një pjesë e rëndësishme dhe e pandashme e arkitekturës në tërësi, bashkëpunoi me topografinë për të integruar tranzicionin brenda-jashtë si një përvojë thelbësore.
Wall House ishte zeniti i një kërkimi dhe eksperimentimi të gjerë e të vazhdueshëm mbi teknologjitë e ndërtimit me impakt të ulët, të cilat janë të dobishme për mjedisin dhe zhvillimin social-ekonomik, duke negociuar ekuilibrin midis teknologjisë së lartë ( High Tech ) dhe teknologjisë së ulët ( tradicionale ) dhe duke përfshirë materiale të përditshmërisë të cilat lejojnë dhe pjesëmarrjen e punëtorë me aftësi dhe arsim më të ulët me aftësi të limituara zejtarie.[3]
Biblioteka e Librave të Humbur ’është një bibliotekë pa libra me një program leximi . Fokusi është në përmbajtjen e librit dhe aktin e leximit. ‘I pakufi’, një term që lidhet me përshkrimin e librave, shpreh gjithashtu lirinë dhe idenë e bollëkut, të pafundësisë.
Photo Credits: © 2014 Javier Callejas Architecture Photography
Njohuria siguron liri dhe përparim dhe fuqia e lirisë shprehet përmes leximit. Ky instalacion përbëhet nga tre pemë të ndryshme të cilat zhvendosin mesin e Sheshit Salvador Segui. Trungjet dhe degët janë bërë prej çeliku, gjethet prej librave dhe toka prej betoni.Publiku mund të ulet nën hijet e depërtueshme të pemëve për të biseduar, lexuar apo dhe shijuar flladin e butë të krijuar nga ajri që kalon nëpër gjethe. .[4]
Këto shtëpi janë planifikuar të strehojnë 15 fëmijë dhe 5 prindër birësues. Ky projekt u ndërtua duke përdorur një teknologji të rrallë të zhvilluar nga Ray Meeker i Poçarisë "Golden Bridge", e cila konsiston në pjekjen e një shtëpie me baltë, pas ndërtimit të saj. Një shtëpi e pjekur ose një shtëpi me baltë e krijuar nga zjarri është në parim një shtëpi me baltë e ndërtuar me tulladhe llaç baltë që piqet e gjitha pas ndërtimit për të arritur fortësinë e tullës.
Biblioteka është një ndërtim i përulur por edhe njëkohësisht mbresëlënës, duke marrë parasysh përballueshmërinë si elementin kryesor, i realizuar me tulla vendore të ekspozuara. Do të veçohej si një ndërtesë institucionale në kontekstin përrethtë shtëpive dhe ndërtesave të banimit prej muraturë të suvatuara dhe të lyera.
Profili i çatisë tregon librin e hapur, ashtu si edhe elementët e ekranit të konceptuar në teknologjinë e hekurit të çimentos që simbolizojnë përparimin e vazhdueshëm përmes njohurive. Muret ortogonale në katin e sipërm anojnë nga jashtë drejt kryes si një kurorë, pasi ndërtesa ka për qëllim t'i shërbejë komunitetit dhe të investojë në fuqizimin e tyre duke inkurajuar leximin dhe mësimin.
Meqenëse toka është e kufizuar në madhësive e parcelave të banimit, tarraca lart është projektuar për të kompensuar hapësirën e nevojshme të hapur për shëtitje si dhe për evente joformale në natyrë që mund të sjellin të komunitetin sëbashku.
Sfida ishte krijimi i një ndjesie urbane me vetëm tre ndërtesa që do të tërhiqnin zhvillimin e mëtejshëm të kësaj zone, duke kontribuar në karakterin e qytetit që do të vinte. Përpjekja ishte të shpalosej gjuha e elementeve ndërlidhëse midis ndërtesave në mënyrë të tillë që karakteri urban të krijohej me hapësira kompakte të ndërtuara të cilat ndërthururen me zona shërbimi dhe qarkullim publik.
Midis Qendrës për Kërkime Urbane dhe Multi-Media krijohet një hapësirë publike me pamje nga kafeteria që e gjallëron më tej atë. Kalimet, urat dhe rampat sigurojnë lidhjet si dhe përcaktojnë gjuhën e ndërtesës në mënyrë që ndërtesat e reja të jenë të lehta për tu shtuar.
Projektuar si një infrastrukturë e qëndrueshme ndërtimi, uji i shiut që vjenn nga çatia dhe trajtohet për të furnizuar kafenë me ujë të pijshëm. 100% e ujërave të zeza nga tualetet trajtohen dhe ripërdoren për vaditje.
Projekti heton mbijetesën e mjeshtërisë në një botë gjithnjë e më teknologjike, duke eksploruar zanatet tradicionale si një mënyrë për të zhvilluar mënyra të reja për t'ju qasur të ardhmes dhe "përzierjen e zanateve me dizajnit".
Sipërfaqja prej 600 m2 e galerisë ekspozon rreth 200 objekte të dizajnuara nga 26 artisitë.
Një zonë e konsiderueshme është projektuar si hapësira lehtësuese "boshe" që kontribuon në atmosferën e përgjithshme të luksit duke përfshirë hapësirën "e tepërt" të përbërë nga basenet e ujit, ulëset e stolave pranë baseneve të ujit dhe hapësirën e qarkullimit.
Një material kryesor i përdorur janë pllaka të mëdha graniti të bardha me ngacmime gri, të realizuar me teknikën tradicionale të nivelimit me duar, për të zbuluar një strukturë më interesante, duke theksuar materialin natyror, në vend të aplikimit të tij të zakonshëm , si sipërfaqe reflektuese të lëmuar që shihen më së shpeshti në hollet e hoteleve dhe ambjenteve të tjera të ngjashme.
Sangamam ndodhet në periferi të qytetit Auroville, Tamil Nadu, në një zonë të prekur nga probleme mjedisore dhe sociale, duke përfshirë mungesën e ujit, infiltirimin e ujit të kripur, erozionin e tokës dhe infertilitetin e tokës, papunësinë dhe objekte arsimore, residenciale dhe mjekësore të papërshtatshme.
Testimi i pëbërbjes së tokës, doli i përshtatshëm për ndërtimin e mureve mbajtëse . Teknika shekullore e ndërtimit të tokës së "Rammed earth" vjen në një formë më të sofistikuar me injektimin e çimentos për stabilizim, duke arritur kështu një standard më të mirë të finiturave, më shumë forcë dhe rezistencë ndaj ujit si dhe krijimin e një metodë më të shpejtë modulare të ndërtimit.
Skema e shtëpive me kosto të ulët pajiset me infrastrukturë ndërtimi miqësore ndaj mjedisin si dhe me sistemet për mbledhjen e ujit të shiut dhe atë të trajtimit të ujërave të zeza në një rezervuar të vetëm uji me 3 hapësira të veçanta.
I ndërtuar buzë një lumi në tokë bujqësore, kompleksi përbëhet nga dy rezidenca.
Guri natyral i bazaltit është zgjidhur si materiali kryesor ndërtimor i disponueshëm në vend dhe kombinohet me tuba terrakote të realizuar me dorë për çatitë e harkuar, siç janë përdorur tashmë në Wall House. Përpos, rezidencave kryesore, parcela përfshin ndërtesa të përbashkëta kolektive që strehojnë banesën e kujdestarëve, e përfshirë brenda murit në muraturë guri dhe një rezervuar cilindrik ujit, gjithashtu në muraturë guri.
Rezidencat, përbëhen nga ndërtime alternative masive të vëllimeve të muraturës prej guri të ndërthurura me vëllime të harkuar të hapësirës që janë vizualisht më transparente, me qemerët që shtrihen në hapësirat midis masave masive prej guri.
Ambjentet poshtë hapësirave të harkuar përdoren për hapësirat më shoqërore siç janë ajo e banimit dhe ngrënies, ndërsa zonat më private vendosen brenda mureve prej guri. Kjo strategji lejon pamjen e vazhdueshme të bregut të lumit përmes akseve të zgjedhura të shtëpisë, nga zonat e vendosura më lart në terrenin e pjerrët.
Projekti tregoi një sërë sistemesh efikase të mbulimit që u realizuan për herë të parë në Wall House, Auroville dhe të cilat sollën në aplikim në shkallë më të gjerë në të tjera projekte lokalisht.
U projektua për rehati klimatike bazuar në orientimin jug-lindje. Çatitë me qemer dhe zgavrat nē muret regullojnë shkëlqimin verbues dhe megjithatë mundërojnë ventilimin natyral.
.
Foto - Andreas Deffner
Projekti tregoi një sërë sistemesh efikase të mbulimit që u realizuan për herë të parë në Wall House, Auroville dhe të cilat sollën në aplikim në shkallë më të gjerë në të tjera projekte lokalisht.
U projektua për rehati klimatike bazuar në orientimin jug-lindje. Çatitë me qemer dhe zgavrat nē muret regullojnë shkëlqimin verbues dhe megjithatë mundërojnë ventilimin natyral.
[1] https://www.architecture.com/whats-on/2021-riba-charles-jencks-award-lecture-anupama-kundoo
[2] https://www.anupamakundoo.com/
[3] https://anupamakundoo.com/portfolio-item/wall-house/
[4] https://iaac.net/project/18446/